ILIRIADA PORTAL

Basha-Klinton: Shqiperia ne NATO

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06032009

Mesazh 

Basha-Klinton: Shqiperia ne NATO




Fatjona Mejdini
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilari Klinton i shprehu bindjen ministrit te Jashtem, Lulezim Basha se muajin e ardhshem Shqiperia, do te jete anetare me te drejta te plota ne NATO. Kete deklarate zyrtarja e larte e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, e beri gjate takimit me ministrin e Jashtem, Basha ne Bruksel ne kuader te mbledhjes perpara Samitit te ardhshem te NATO-s. "Gjate takimit me Z. Basha, Znj. Klinton vleresoi progresin e Shqiperise ne rrugen e saj te anetaresimit ne NATO, duke shprehur bindjen se ne Strasburg/Kehl, Shqiperia do te ulet si anetare me te drejta te plota ne Organizaten e Traktatit te Atlantikut te Veriut", theksohet ne deklaraten per shtyp te Ministrise se Puneve te Jashtme. Ne takimin e djeshem ne Bruksel, ministri Basha se bashku me homologet e tij te vendeve anetare te NATO-s, diskutuan nje numer te madh ceshtjesh qe kane te bejne me te ardhmen e Aleances, ne menyre te vecante operacionet e saj ne Afganistan dhe Kosove, marredheniet e saj me Rusine dhe rritja e eficences se organizates. Gjate fjales se tij, ministri i Jashtem, Basha falenderoi vendet anetare per finalizimin ne nje kohe rekord te te gjitha procedurave te nevojshme, per ratifikimin e Protokolleve te Anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Sipas tij, ndersa Shqiperia pergatitet per t'u bere anetare me te drejta te plota e Aleances, ne Samitin e muajit te ardhshem, pikerisht ne 60-vjetorin e Aleances, qeveria eshte me shume se kurre e vetedijshme per vlerat dhe parimet qe mbart kjo Aleance dhe me e vendosur se kurre, per te dhene kontributin e saj, per t'i ruajtur dhe per t'i avancuar ato. Nga ana tjeter, ministri Basha vleresoi vazhdimin e metejshem te misionit te KFOR ne konfigurimin aktual, si paresor. Po keshtu ai mbeshteti te gjitha konstatimet e bera ne mbledhjen e djeshme, si nga Sekretari i Pergjithshem, ashtu edhe nga ministrat pjesemarres se situata ne Kosove eshte permiresuar rrenjesisht gjate vitit te fundit qe nga pavaresia. Ne kete kuader Basha vleresoi gjithashtu vendosjen e EULEX-it ne te gjithe territorin e Kosoves dhe berjen e tij teresisht funksional. Ministri Basha u shpreh se nje nga sfidat me te medha te Kosoves eshte integrimi i pakices serbe ne institucionet dhe shoqerine kosovare. Ky integrim, vijoi Basha, ka si pengese kryesore, financimin dhe mbeshtetjen e strukturave paralele ne Kosove. Kapercimi i kesaj pengese do te shtoje sigurine dhe stabilitetin ne Kosove.

Gjate ministralit te djeshem, Basha u takua dhe bisedoi dhe me Sekretarin e Pergjithshem te NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, Perfaqesuesin e Larte te BE-se, Havier Solana, me ministrat e Puneve te Jashtme, te Britanise se Madhe, Belgjikes, Holandes, Norvegjise, Cekise, Kroacise, Spanjes, Sllovenise. Qellimi kryesor i mbledhjes se djeshme ishte pergatitja e dokumenteve qe do te adoptohen ne Samitin e Strasburg/Kehl-it nga kryetaret e qeverive te vendeve anetare te NATO-s.

Ushtria

Ministri Basha dje ne Bruksel ne emer te qeverise shqiptare, shprehu mbeshtetjen e Shqiperise per objektivat e NATO-s, si dhe gatishmerine e Shqiperise per rritjen e kontributit e sigurise globale.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22838
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

Basha-Klinton: Shqiperia ne NATO :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri Mar 06, 2009 5:03 pm nga bulqizaku

hajt njiher na qofte per hajr prilli Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Mar 06, 2009 10:10 pm nga neni 55

Epo per hajr na qoft o bulqizak. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi