ILIRIADA PORTAL

Zbulohet vajza qė futi Pangon nė kurth

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07032009

Mesazh 

Zbulohet vajza qė futi Pangon nė kurth




Ferdinand Dervishi
Pa e ditur kurrė fundin nė duart e njė njeriu qė shumėēkat e tė dhėnave ia kishin formėsuar nė mendje me pėrmasa tė frikshme, ajo ka guxuar. Ka guxuar tė futet nė shtėpinė e tij, tė shohė si mbyllet nga pas dera, apo disa tė tilla, si mbeten nė anėn tjetėr njerėzit qė e shoqėrojnė, si formohet nė ajėr errėsira dhe pėrēimet e saj dhe tė vazhdojė tė ndjekė nga pas njė mashkull, figura e stėrmadhe e tė cilit e mbulon dy herė shtatin e saj tė shkurtėr. Duke ia arritur t’ia dalė mbanė. Tė rezistojė, edhe pse nė njė moment apo nė tjetėr mashkulli i fuqishėm pranė saj mund tė humbiste mendjen dhe tė ushtronte dhunė, apo pėrdhunė. Ka rezistuar edhe kur tjetri ka nisur ta zhveshė. Rezultati: Ministri i shtetit u shkarkua nė kohė rekord, menjėherė pas transmetimit tė pamjeve nė televizion. Gjithēka falė guximit tė femrės, vajzės, gazetares, e cila mori pėrsipėr tė bėnte, nė kushtet e vendit mbase mė maskilist tė Evropės, rolin e njė agjenteje sekrete tė kohėve moderne. Por kush ėshtė kjo femėr, vajzė, gazetare? E cila nė asnjė rast nuk la tė kuptohej se e kishte shumė tė lehtė. E cila pranoi se nė njė moment pėr pak braktisi gjithēka pėr shkak tė rrethanave tė krijuara, kur mashkulli me imunitet ministri nisi ta zhvishte.
Vajza njihej me Pangon
“Unė e kam pasur tė njohur tė vjetėr atė vajzė”. Kjo frazė e pėrsėritur disa herė nga Ylli Pango, ish-ministri i Kulturės, i saposhkarkuar nga detyra, pikėrisht pėr autorėsinė e kėtij skandali seksual, nxirrej prej tij sikur tė kishte pėrpara jo njė gazetar si Blendi Fevziu, por njė prokuror. Si tė ishte njė provė pafajėsie, qė nuk po merrej nė konsideratė nga gjykuesit, nė kėtė rast me pėrmasat numerike e njė kombi.
Dhe e vėrteta thotė se Ylli Pango, dikur me atributet e Dekanit tė Fakultetit tė Shkencave Sociale vėrtet ishte pėrballur, nė disa raste, me vajzėn qė e futi nė kurth. Dikur ama. Kur vajza me origjinė nga njė fshat i njė rrethi verior guxoi tė merrte pjesė nė njė nga edicionet e para tė reality shoė-t “Kafazi i Artė”. Asokohe vetėm 19 vjeēe, vajza u fokusua shpejt nė vėmendjen e publikut falė vlerave personale qė transmetoi. Me njė trup mesatarisht tė shkurtėr, topolake, me flokė tė zinj qė i shkonin deri nė fund tė kurrizit, ajo u shfaq me pamjen e njė engjėlli dhe kjo u pranua edhe nga garuesit e sė njėjtės lojė. Fytyra me linja tė rregullta qė pėrmbanin ende elementė fėminorė, u ngulit nė mendjen e teleshikuesve edhe prej faktit se vajza fjalėpakė, mė shumė se gjithė tė tjerėt, merrej me punėt e shtėpisė dhe gatimin. Vlerėsimi ishte i lartė, ajo ishte ndėr fituesit e edicionit. Pikėrisht pėrgjatė ecurisė sė kėtij edicioni vajza ėshtė pėrballur me Ylli Pangon. Fillimisht dekani ka kryesuar njė komision qė ėshtė marrė me pėrzgjedhjen e konkurrentėve tė “Kafazit...”, mes tė cilėve ka fituar edhe vajza nga rrethi verior. Mė tej, Pango ėshtė ftuar periodikisht nė ambientet e televizionit “Neės 24”, ku me cilėsinė e njė psikologu ka dhėnė opinione pėr konkurrentėt, por nė kėtė periudhė tė dytė, tė dy, vajza dhe Pango, e kanė vėzhguar njėri-tjetrin pėrmes ekranit. Qė nga kjo kohė, deri nė realizimin e videos, apo audios, qė solli shkarkimin e ministrit, kanė kaluar katėr vite tė plotė, pa ndonjė kontakt tė njohur apo tė reklamuar mes tė dyve.
Enigmat e njohjes
Pas pėrfundimit tė edicionit “Kafazi i Artė”, vajza tenton tė punojė nė gazetari. Nis punėn nė njė televizion e mė pas nė njė radio, pėr t’u rrokullisur, si ai guri qė gjen vendin e vet, nė stafin e emisionit investigativ “Fiks Fare”. Njė vend si gazetare, ku tashmė mund tė epitetohet “e vjetėr”. Ndėrsa detyra mė e vėshtirė dhe njėkohėsisht mė e suksesshme, ka qenė pikėrisht ajo e realizuar me ministrin Ylli Pango rreth njė muaj e gjysmė mė parė. Njė personazh tė cilin e kishte njohur gjatė kontaktit tė saj tė parė me kamerat televizive. Por a e njohu Ylli Pango vajzėn? Tė besosh momentet e regjistrimit nė shtėpinė e tij, kur Pango shfaq habi se vajza ka ndryshuar nė pamje, kjo tė bėn tė besosh se ai e njihte. Por po tė vish nė pretendimin tjetėr tė Pangos, se ai vetėm pas dy emisioneve televizive, nė dy kanale kryesore, tė realizuara njė ditė pas shkarkimit, u ftillua dhe doli nė pėrfundimin se vajza ishte njė e njohur e tij, kėtu gjithēka bėhet ēorap. Pėr mė tepėr qė vajza e paraqitur nė ministri dhe mė pas nė shtėpinė e tij, kishte ndryshuar gjithė lukun. Flokėt nuk i kishte mė tė zinj dhe tė gjatė, por kafe tė hapur me fije tė bardha, ndėrsa pamja e vjetėr e fytyrės mbartte mbi vete katėr vite tė plota moshe tė njė vajze qė kishte kaluar, nga dikur virgjėreshė, nė njė femėr me paraqitje serioze. Por gjithsesi nė kėtė rast mund tė ketė edhe njė tė vėrtetė tė ndėrmjetme. Ka tė ngjarė qė Pango, teksa “merrte nė pyetje” vajzėn nė shtėpinė e tij, teksa i pėrmendte udhėtimet jashtė vendit dhe mėnyrat e tė ekspozuarit me rroba banje, tė ketė pasur njė vegim qė i thoshte se, njeriun qė po pėrpiqej ta zhvishte, e kishte fiksuar edhe herė tė tjera, me paraqitje mė tė shėndetshme, por pa pasur kohė reale tė vinte nė njė zgjim tė plotė tė kujtimeve.
Panorama
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24161
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Zbulohet vajza qė futi Pangon nė kurth :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sat Mar 07, 2009 7:20 pm nga emigranti

pango eshte viktime e karakterit te tij ndersa vajza gjithashtu per mua eshte viktime ajo eshte viktime e nje loje te ndyre qe vetem mbrojtjen e moralit nuk kishte si qellim

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Mar 07, 2009 11:18 pm nga blu

Po kjo quhet ALKIDA dhe PANGO ka qene tutori i saj te kafazi i arte i fituar nga nje gjysem mashkull gjysem femer qe quhet ARBEN. Kete vajze e gjeni duke klikuar te google , ALKIDA KAFAZI I ARTE dhe eshte nga SUCI i BURRELIT.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Mar 07, 2009 11:26 pm nga lidabica

Kurre nuk do te isha bere vegla e dikujt ,per te goditur dike.edhe kjo vajze nuk me pelqen fare me kete qe ka bere.Per asnje arsye nuk dua t'i dal krah ketij Ylli Pangos,se i tilli ka qene,por nuk do te isha perzjere ne keto lloj meselerash qe i sherbejne tjeter kujt.Ne kete rast i ja sherby Top Channel-it dhe Edi rames.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi