ILIRIADA PORTAL

Gratė e Ministrisė sė Kulturės, deklaratė pėr mbrojtjen e Pangos

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07032009

Mesazh 

Gratė e Ministrisė sė Kulturės, deklaratė pėr mbrojtjen e Pangos




Dikush do tė thoshte se ėshtė “nderi i fundit” ndaj ish-ministrit. Por shumica thotė se kėtė ia detyrojnė vetes. Pas skandalit tė bujshėm “Pango”, punonjėsit e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, dje iu drejtuan mediave me njė deklaratė, apo siē e kanė quajtur ata “qėndrim stafi”, ku mbrohet jo vetėm puna e ish-ministrit Pango, por deri diku edhe morali i tij. Kur pyet nė ministri se kush e ka hartuar kėtė deklaratė, mėson nga mė shumė se njė burim, se ka qenė njė vendim gati unanim, me idenė se nė kėtė mėnyrė mbrohet edhe puna e tyre. Nė deklaratė thuhet se e kanė ndier veten tė “detyruar” t’u drejtohen mediave. Dhe kjo ėshtė e kuptueshme, duke qenė se ēėshtja “Pango”, hodhi njė hije dyshimi mbi tė gjithė punonjėsit, ose mė saktė punonjėset, pasi ato pėrbėjnė edhe shumicėn e stafit tė MTKRS-sė, mbi 80%, por mė sė shumti sepse bėhej fjalė pėr njė skandal tė quajtur seksual. “Tė detyruar nga presioni i medias nė ditėt e fundit kundrejt stafit dhe punės sė bėrė nė MTKRS falė kėtyre viteve, ndjejmė detyrimin moral dhe profesional pėr tė informuar tė vėrteta mė tė qenėsishme dhe tė vlera, lidhur me aktivitetin dhe sukseset e prekshme qė janė imazhi real i kėsaj ministrie”, - shkruhet nė krye tė kėsaj deklarate prej gati 7 faqesh. Si pėr tė mbrojtur figurėn e tyre, ata thonė se ministri ka qenė “korrekt” nė punė. “Tė gjithė ata qė prej shumė vitesh, apo sė fundmi janė bėrė pjesė e stafit tė MTKRS janė tė vetėdijshėm pėr ritmin e lartė tė punės, kėrkesėn e lartė tė kėrkuar nė punė dhe korrektėsinė, qė iu ėshtė kėrkuar nė zbatimin e detyrave dhe pėrgjegjėsive pėrkatėse. Vėmė nė dukje qė gjatė kėsaj periudhe marrėdhėniet e Ministrit nė punė kanė qenė korrekte”. Mė tej, renditen tė gjitha “arritjet dhe sukseset evidente”, gjatė kohės qė nė krye tė MTKRS-sė ishte Ylli Pango, nė fushėn e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Renditen investimet, numri i turistėve, medaljet, aktivitetet.
Panorama
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24156
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi