ILIRIADA PORTAL

Berisha: Nė maj dyfishojmė rrogat e mėsuesve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07032009

Mesazh 

Berisha: Nė maj dyfishojmė rrogat e mėsuesve




Tiranė -Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryetarin e bashkisė sė Tiranės Edi Rama, se po pengon zhvillimin e arsimit nė kryeqytet. “T’i japė fund babėzisė dhe tė pėrcakojė trojet pėr ndėrtimin e shkollave”.-iu drejtuar Berisha Ramės. Gjatė njė takimit, me rastin e 7 marsit, ditės sė mėsuesit nė Pallatin e Kongreseve, kreu i qeverisė ka theksuar se nė maj, rroga e mėsuesve dyfishohet nė krahasim me vitin 2005, ndėrsa nė mandatin e dytė tė kėsaj qeveria, “ne do tė bėjmė njė rritje mė tė madhe tė pagave tė tė gjithė punonjėsve tė arsimit”. Nė Pallatin e Kongreseve ishin tė pranishėm edhe 3000 mėsues, tė ftuar nė njė aktivitet organizuar nga kryeministria.

"Shkolla ėshtė vatra e dytė e ngrohtė familjare, vatra e dijes dhe forimimit qytetar dhe profesional tė fėmijėve tanė. Historia dėshmon se vitaliteti i njė idividi por edhe njė kombi nė tėrėsi, pėrcaktohet para sė gjithash nga aftėsia e tij pėr tė mėsuar se si tė ndryshojė, tė rritet dhe tė shndėrrojė nė realitet qėllimet idealet, projektet, ėndėrrat dhe aspiratat e tij", u shpreh Kryeministri Berisha.

Ndryshimi pėr ēdo individ dhe komb, sipas Kryeministrit "arrihet nėpėrmjet dijes dhe arsimit, ndaj edhe pėr kėtė qeveri, gara e dijes ėshtė konsideruar si promotori kryesor i ndryshimit".

"Pėr ēdo individ dhe komb ndryshimi ėshtė jetik, por pėr ne shqiptarėt, qė pėr shkak tė historisė sonė tė dhimbshme kemi humbur kohė mė shumė se ēdo komb tjetėr nė rajon dhe eruopė, ndryshimi i shpejtė ėshtė pėrcaktues dhe vendimtar pėr tė sotmen dhe tė ardhmen", vijoi z. Berisha.

Duke renditur disa nga premtimet e qeverisė me marrjen e mandatit tė saj 4 vite mė parė, Kryeministri u shpreh krenar se "vjen sot para arsimtarėve tė gjithė vendit me zotimet e mbajtuar dhe tė shndėrruara nė realitet".

"Ne shpallėm se gara e dijes do tė jetė lokomotivė e ndryshimit. Pėr rrjedhojė shkollimi i fėmijėve tanė dhe shndėrrimi i shkollave tona nė vatra tė fuqishme qė do tė mėsojnė nxėnėsit pėr qytetėrimin, dijen dhe profesionet bashkėkohore do tė ishin pėrparėsia jonė mė madhore, alternativa jonė kryesore dhe e shpejtė, leva jonė e Arkimedit pėr tė ndryshuar Shqipėrinė", tha Kryeministri Berisha.

Nė kėtė drejtim, ai u shpreh se "reforma e madhe e arsimit u nis nga mėsuesi, roli dhe dinjiteti i tij, si kusht pėrcaktues pėr suksesin e reformės".
"Fati i njė shoqėrie pėrcaktohet nga mėnyra se si ajo nderon mėsuesit e saj. 4 vjet mė parė ne u angazhuam se nė mandatin tonė tė parė do tė dyfishonim rrogat e 44 mijė arsimtarėve dhe pedagogėve tė shkollave tė vendit. Zotimi ishte i vėshtirė dhe jo tė paktė ishin skeptikėt, ndėrsa qeveria e asaj kohe dhe opozita e sotme, qė kishte pėrgjysmuar buxhetin e arsimit duke e ulur atė nga 4.2 tė GDP-sė nė 2.1 tė GDP-sė, pra nė nivelet mė tė ulėta nė Europė, u tall me premtimin tonė", tha Kryeministrit.

Por ky premtim ėshtė shndėrruar nė realitet, tha Kryeministri duke theksuar se "nė 1 maj 2009 rroga e mėsuesve do tė jetė 2 herė mė e lartė se nė vitin 2005". Gjithashtu, Kryeministri Berisha premtoi se "mėsuesi do tė vendoset nė piedestalin qė i takon dhe do tė bėhet rritja mė e madhe e rrogave dhe lehtėsirave tė tjera pėr punė, kualifikim dhe strehim".

Duke u ndalur te buxheti pėr arsimin, Kryeministri u shpreh se "ai ka qenė pėrparėsi e kėsaj qeverie dhe vetėm buxheti i vitit 2009 pėr arsimin ėshtė 44 miliard lekė kundrejt 83 miliard lekė qė u shpenzuan nga qeveria paraardhėse nė 4 vitet 2001-2004 tė marra sė bashku".

"Shkolla moderne ėshtė dhe do tė mbetet motoja e qeverisė time. Pas 4 vjetėsh premtimi ėshtė shndėrruar nė realitet dhe janė ndėrtuar apo janė nė ndėrtim 361 shkolla tė reja dhe konvikte, u rikonstruktuan 680 tė tjera nė tė gjitha qytetet dhe komunat e vendit", tha Kryeministri.

Por sipas tij, "kjo nuk ėshtė e vėrtetė pėr Bashkinė e Tiranės, pasi sėrish nė Tiranė gjen klasa me 40 nxėnės dhe 2/3 e shkollave nuk kanė ngrohje". Kreu i Qeverisė vuri nė dukje se "kjo qeveri nuk ka diskriminuar Tiranėn, pėrkundrazi pėr Tiranėn janė akorduar fondet mė tė mėdha".

"Pėr Tiranėn ne kemi akorduar 2.2 miliard lekė kredi tė Bankės Europiane tė Kėshillit tė Europės pėr tė ndėrtuar 8 shkolla tė reja dhe rikonstruktuar 18 tė tjera. Sot pas 4 vitesh, nė kėtė qytet janė ndėrtuar nė periferi tė saj, nė tokat e komunave vetėm 2 shkolla dhe janė rikonstruktuar 6 palestra sportive", tha Kryeministri Berisha.

Kreu i Qeverisė u shpreh se "kjo ndodhi sepse Edi Rama nuk kishte pėrparėsinė e arsimin nė kryeqytet, sepse metamorfoza e shndėrroi atė nė 'mister 15 pėrqindėshin'". "Nuk kishte se kush tė paguante 15 pėr qind pėr trojet e kopshteve dhe shkollave ndaj dhe ato nuk ndėrtohen nė Tiranė. Faturėn e paguajnė fėmijėt. Ndaj i bėj thirrje t'i japė fund babėzisė me urgjencė tė pėrcaktojė trojet pėr ndėrtimin e shkollave nė kryeqytetin e vendit, pasi nuk mundet qė Ministria e Arsimit tė marrė me qera klube dhe lokale pėr tė shkolluar fėmijėt e Tiranės", u shpreh Kryeministri Berisha, duke kėrkuar qė Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama tė ndryshojė politkėn e tij ndaj arsimit nė kryeqytet.

Kryeministri u ndal te "Shqipėria nė moshėn e internetit", e cila u pėrdor si si motoja e kėsaj qeverie pėr tė ndryshuar Shqipėrinė. Mosha e internetit, sipas Kryeministrit i vendos shqiptarėt nė orėn globale nė tė cilėn ata jetojnė.

Nė kėtė drejtim, Kryeministri siguroi se "interneti do tė funksionojė nė 2200 shkolla tė vendit, kundrejt vetėm 38 kabinete informatike qė numėroheshin nė vitin 2005 nė Shqipėri". "Kjo pranverė do tė jetė pranvera e NATO-s, e zgjedhjeve tė lira, e mandatit tė dytė dhe pranvera e internetit", tha Kryeministri Berisha duke premtuar se "nė 4 vitet qė vijnė, kompjuteri nė ēdo shtėpi do tė jetė objektivi i kėsaj qeverie".

Lidhur me reformėn e thellė arsimore, Kryeministri u shpreh se "sot po aplikohet me sukses matura shtetėrore qė ka ēliruar tėrėsisht sistemin nga korrupsioni". Brenda mandatit tė dytė, sipas Kryeministrit Berisha "do tė arrihet qė ēdo fėmijė shqiptar qė mbaron klasėn e 9-tė tė ketė mundėsi tė plotė tė vazhdojė shkollėn e mesme".
start
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24176
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Berisha: Nė maj dyfishojmė rrogat e mėsuesve :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sat Mar 07, 2009 7:28 pm nga emigranti

pas rrugeve shkolla duhet mte marre perqindjen me te lart te buxhetit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Mar 07, 2009 11:28 pm nga lidabica

Bravo Berisha,arsimi ne prioritet te qeverise.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi