ILIRIADA PORTAL

Mė 7 prill, NATO ngre flamurin e Shqipėrisė

Shko poshtė

08032009

Mesazh 

Mė 7 prill, NATO ngre flamurin e Shqipėrisė




Ceremonia, tre ditė pas anėtarėsimit nė NATO

Shqipėria, gati delegacionin pėr nė Strasburg

Mes 26 flamujve tė vendeve anėtare, NATO para selisė sė saj nė Bruksel nė datėn 7 prill 2009 do tė ngrejė edhe flamurin kuq e zi tė Shqipėrisė. Tre ditė pas anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, nė datėn 4 prill 2009, nė shenjė simbolike, NATO ka vendosur qė flamurin e Shqipėrisė ta ngrejė pėrkrah atyre tė vendeve tė tjera tė aleancės, pikėrisht nė datėn 7 prill. Njė ceremoni simbolike nga ana e Aleancės, por qė pėr Shqipėrinė do tė jetė njė moment historik, pasi flamuri shqiptar do tė jetė pėrkrah 26 flamujve tė vendeve anėtare tė NATO-s. Nė selinė qendrore tė NATO-s nė Bruksel, pritet tė valėvitet flamuri shqiptar, vetėm disa orė pas zyrtarizimit tė hyrjes me tė drejta tė plota. Pėr kėtė do tė ketė njė zhvendosje, pasi samiti do tė mbahet nė Strasburg/Keln, ndėrsa ceremonia e ngritjes sė flamurit do tė kryhet nė Bruksel, nė selinė e NATO-s. Shqipėria pritet tė pėrfaqėsohet nė kėtė samit me njė delegacion tė zgjeruar, pasi pėrveē Kryeministrit tė vendit, Sali Berisha, aktualisht konfirmohen emrat e ministrit tė Punėve tė Jashtme, Lulzim Basha, ministrit tė Mbrojtjes, Gazmend Oketa, si dhe pėrfaqėsues nga dy grupet parlamentare PD-PS. Nė momentin e anėtarėsimit, pritet tė jetė i pranishėm dhe Presidenti i Republikės, Bamir Topi. Gjithsesi pas 30 ditėsh, Shqipėria do tė jetė anėtarja e 27-tė e Aleancės sė Atlantikut tė Veriut. Nė samitin e Strasburg/Keln, qė do mbahet nė datat 2 dhe 4 prill, vendi ynė pritet tė bėhet anėtar me tė drejta tė plota nė NATO. Bashkė me vendin tonė, do tė jetė dhe Kroacia, ajo qė synon anėtarėsimin e plotė, pavarėsisht se ėshtė pėrfshirė nė njė konflikt me Slloveninė pėr shkak tė ēėshtjes sė kufijve. Ndonėse anėtarėsimi nė NATO ėshtė njė paketė e pėrbashkėt, Shqipėria nuk rrezikon anėtarėsimin e saj, pėrkundrazi gjatė vizitės qė ministri ynė i Jashtėm, Lulzim Basha, zhvilloi para pak ditėsh nė Bruksel, mori garancinė e plotė nga sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, se nė prill Shqipėria hyn nė NATO. Kryediplomatja amerikane, pasi vlerėsoi progresin e Shqipėrisė nė rrugėn e saj tė anėtarėsimit nė NATO, shprehu bindjen se nė samitin e Strasburg/Kelnit, Shqipėria do tė ulet si anėtare me tė drejta tė plota nė Organizatėn e Traktatit tė Atlantikut tė Veriut. Nė tė gjitha takimet qė z. Basha pati atje, si dhe gjatė Plenares sė Kėshillit tė Atlantikut tė Veriut, ai mori vlerėsimin e qartė tė tė gjithė interlokutorėve pėr reformat e ndėrmarra nga Shqipėria nė drejtim tė arritjes sė standardeve tė Aleancės. Ky vlerėsim ka bėrė qė Shqipėria tė ndihet e sigurt pėr momentin e anėtarėsimit tė plotė nė strukturėn e Atlantikut tė Veriut, pikėrisht dy ditėt e zhvillimit tė samitit. Por simbolikisht ėshtė menduar qė nė datėn 7 prill, tė bėhet dhe ceremonia e ngritjes sė flamurit shqiptar pėrkrah vendeve tė tjera tė NATO. Anėtarėsimi i Shqipėrisė ėshtė njė ngjarje e rėndėsishme pėr mbarė shqiptarėt, tė cilėt prej vitesh aspirojnė drejt njė ngjarjeje tė tillė historike. Reformat e suksesshme tė qeverisjes sė djathtė duket se kanė pėrshpejtuar mė tepėr anėtarėsimin e vendit tonė nė NATO. Opozita e majtė duket se nuk e sheh me entuziazėm pėr shkak se nė qershor Shqipėria realizon zgjedhje tė reja parlamentare dhe kjo ngjarje e madhe pėr shqiptarėt mund tė ndikojė nė fitoren e njė tjetėr mandati tė ri qeverisės pėr mazhorancėn aktuale. Kjo, parė pėrtej interesave tė ngushta tė sė majtės, pėr ta parė edhe kėtė moment historik nė kėndvėshtrimin e interesave tė ngushta partiake. Por nisur edhe nga fakti se nė samitin e njė viti mė parė, kur Shqipėria u ftua tė jetė anėtare nė NATO, pikėrisht ato ditė tė samitit, opozita zhvillonte protesta nė rrugėt e Tiranės. Pavarėsisht kėsaj, mazhoranca e djathta ka kontributin thelbėsor nė ēuarjen pėrpara tė reformave nė vend, tė cilat i hapėn rrugėn anėtarėsimit tė plotė nė NATO. Shqipėria pas 30 ditėsh hap njė faqe tė bardhė tė historisė sė kombit shqiptar, atė tė hyrjes nė NATO.
VALENTINA MADANI
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 23178
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

Mė 7 prill, NATO ngre flamurin e Shqipėrisė :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun Mar 08, 2009 6:16 pm nga blu

Lajm i mire , edhe nje lajm i keq per socialistet dhe 99-cat , ne qershor pritet shiriti i rruges DURRES - KUKES ,dhe EDVINI del perseri me gjethe fiku.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Mar 08, 2009 7:11 pm nga nardlushnja

7 Prrill??????
Nuk i shpetojme dot.Dicka dinte Italiani ne 1939....


urraaaaaaaaaaaa...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Mar 09, 2009 6:20 pm nga ad

tani shtate prilli per ne do te kete nje kuptim te dyfisht

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi