ILIRIADA PORTAL

TI MBROJME FEMIJET NGA ZYRTARET

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

10032009

Mesazh 

TI MBROJME FEMIJET NGA ZYRTARET




T‘i mbrojmė femrat nga zyrtarė si Pango

Prokuroria, tjetėr akuzė ish-ministrit. Influenca dhe projektet pėr Institutin e tij


Nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Gruas, Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve, i bėri apel Kuvendit pėr tė ashpėrsuar legjislacionin ndaj dhunės fizike dhe psikologjike qė ushtrohet ndaj femrės. "Debati pėr rastin e ditėve tė fundit dėshmon qartė se kemi nevojė pėr forcim tė legjislacionit, nė mėnyrė qė dhunuesit tė pėrballen me ligjin", thuhet nė deklaratėn pėr shtyp tė ZMQ-sė. Teksa konstatohet se mė shumė se sa mendohet, dhuna ndaj femrave nuk ndėshkohet. "Dhunuesit bredhin tė lirė. Rastet e fundit tė bėra publike nė media tregojnė qartė se askund dhe nga askush, femrat nuk janė imunė ndaj dhunės dhe presionit psikologjik", vijon deklarata. ZMQ i kėrkoi Parlamentit qė me njė zė tė fortė dhe tė qartė tė dėshmojė se dhuna ndaj femrės nuk do tė tolerohet nė ēdo formė qė tė shfaqet, nė ēdo rrethanė dhe nė ēdo vend. Askush nuk qėndron dhe nuk duhet tė qėndrojė mbi ligjin. Kjo organizatė shpreh nevojėn e njė ligji ku tė bėhet e qartė se ngacmimi seksual ėshtė krim dhe personat pėrgjegjės do tė marrin ndėshkim shembullor. Ditėt e fundit, ZMQ deklaron se ka marrė me dhjetėra telefonata ku gra dhe vajza kanė denoncuar ngacmimet seksuale qė ato ndiejnė pėrditė nė ambientin e tyre tė punės. "Rasti i bėrė publik nė media nuk ėshtė njė rast i izoluar qė mori pėrgjigjen e merituar. Asnjė fushatė, sado e furishme tė jetė, nuk fshin nga kujtesa e njerėzve atė qė ndodhi, ashtu sikundėr ėshtė koha pėr tė shkuar te rrėnjėt e fenomenit", vlerėsoi ZMQ. Sipas tyre, ėshtė koha pėr tė hapur njė debat tė sinqertė dhe tė dhimbshėm rreth kėtij problemi tė rėndė. "Ėshtė koha qė, nė radhė tė parė, mbartėsit e vullnetit tė popullit tė japin shembullin e tyre, duke amenduar ligjin nė favor tė grave dhe vajzave tė dhunuara. Rasti i ish-ministrit dėshmon se ligji pėr shėrbimin civil ka mbetur vetėm nė letėr. Statusi i shėrbimit civil ende mbetet njė fiksion dhe konkurrenca pėr njė vend pune mbetet e centralizuar, si dhe jo mbi kritere profesionale", nėnvizoi ZMQ. Nė vlerėsimin e drejtuesve tė Zyrės pėr Mbrojtjen e Qytetarit, nė njė shoqėri demokratike, njė njeri rekrutohet nė punė nė bazė tė meritave qė ka dhe jo seksit, moshės, racės apo pamjes sė jashtme. Zyra, pėrmes ekipit tė vet tė avokatėve, i ofron asistencė ligjore falas ēdo femre qė ndihet e dhunuar pėr tė ēuar nė dyert e gjykatės tė gjithė ato raste kur persona zyrtarė pėrdorin postin pėr shantazh seksual, por edhe pėr tė gjitha rastet e dhunės dhe abuzimit ndaj grave. ZMQ vlerėson se dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk ėshtė thjesht "ēėshtje e grave", por njė problem qė duhet tė shqetėsojė tė gjithė shoqėrinė dhe tė gjithė aktorėt qė mund tė ndikojnė nė zgjidhjen e problemit. "Vetėm duke u bėrė ēėshtje e tė gjithėve dhe vetėm duke u angazhuar seriozisht pėr t‘i dhėnė zgjidhje problemeve tė gruas, shoqėria shqiptare do tė jetė e

barabartė dhe do tė ndihet e qetė", vijon deklarata e ZMQ. Duke e konsideruar 8 Marsin si ditėn pėr tė uruar nėnėn, gruan e vajzėn shqiptare, por edhe ditėn e reflektimit me fjalė dhe vepra nė mėnyrė qė barazia e femrės nė shoqėrinė shqiptare tė mos mbetet vetėm slogan. "Ėshtė dita qė kuotat e pjesėmarrjes sė grave nė jetėn politikė tė mos mbeten vetėm retorikė, ėshtė dita qė barazia e femrės, e garantuar me ligj, tė mos mbetet vetėm nė letėr, ėshtė dita qė sidomos ata qė janė nė pozita drejtuese dhe shfrytėzojnė postin pėr avantazhe personale tė kujtohen se njė ditė drejtėsia do tė bėhet", insiston ZMQ.


Zonja e Parė flet nė "E Diell" mbi skandalin e ish-ministrit tė Kulturės, Ylli Pango: Nuk duhet tė abuzohet me ngjarjen


Teuta Topi: Fenomeni, njė

shpėrdorim i vlerave tė njeriut


Zonja e Parė, Teuta Topi, e ka konsideruar si "shpėrdorim tė vlerave tė njeriut" skandalin "Pango", tė bėrė publik disa ditė mė parė nė televizionin "Top Channel". Ajo deklaroi se nuk e ka pėrjetuar mirė ngjarjen dhe theksoi se nuk bėhet fjalė pėr njė rast tė veēantė, por njė fenomen qė ndodh shpesh nė shoqėrinė shqiptare. "Nuk e kam pėrjetuar mirė, sepse tė gjitha mėnyrat e jetesės qė solli demokracia, ndoshta shpėrdoren vlerat qė njeriu duhet tė ketė nė vetvete", vlerėsoi zonja Topi nė emisionin "E diell" nė "Top Channel". Ajo nėnvizoi gjithashtu se kjo nuk ėshtė as e para dhe as e fundit, ka edhe shumė raste tė tjera tė papublikuara. Bashkėshortja e Presidentit tė Republikės shfrytėzoi rastin tė bėjė apel qė me kėtė ngjarje tė mos abuzohet, duke ngritur lart vlerat e bėrjes publike tė skandalit nga emisioni investigativ "Fiks Fare". "Pati vlerėn e vet dhe ēdo gjė duhet me masė. Nuk duhet tė abuzohet me ngjarjen. Nga ēdo e keqe duhet tė dalė njė e mirė", konstatoi Topi. Nė administratė, ngulmoi ajo, ka rregulla dhe nuk duhet tė pėrfitohet nga pushteti. Vetėm pak ditė mė parė, Presidenti i Republikės, Bamir Topi, firmosi dekretin pėr shkarkimin e ministrit tė Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango. Kreu i shtetit i tha medias se "me tė ardhur nė tavolinė propozimi i Kryeministrit, nuk kanė kaluar shumė minuta dhe unė kam dekretuar shkarkimin e tij". Duke mos dashur tė bėjė shumė komente rreth skandalit "Pango", Presidenti theksoi se ky veprim flet qartė dhe ėshtė media ajo qė bėn komentet nė funksion tė veprimit. Por, shtoi ai, "unė i mbetem gjithmonė atij parimi qė Presidenti shprehet me dekret". Pėr kreun e shtetit, reagimi i tij kishte qenė nė mėnyrė institucionale dhe pėr kėtė veprim, ai tashmė nuk kishte asnjė hezitim. Ai vlerėsoi se, lidhur me emėrimin e ministrit tė ri, nuk do tė ketė asnjė vonesė, do ta firmosė dekretin sapo emri i propozuar nga Kryeministri Berisha tė paraqitet nė tryezėn e tij tė punės. Para mediave, Presidenti nuk i kurseu vlerėsimet pėr emrin e ministrit tė ri, duke thėnė se "paraprakisht e vlerėsoj personalitetin e zotit Ardian Turku dhe pa pikė mėdyshjeje, ai do tė dekretohet nė momentin e parė qė do tė arrijė nė zyrė". Deri mė tani, emri i ministrit tė ri nuk ka mbėrritur ende nė tryezėn e kreut tė shtetit.


Guxholli


Ky rast kėrkon njė

reagim mė ligjor


Kėshilltarja ekonomike e Kryeministrit Sali Berisha, Zana Guxholli, e cilėsoi dje fenomen ngjarjen ku u pėrfshi ish-ministri i Kulturės Ylli Pango. Sipas saj, imazhi i femrės shqiptare nuk ėshtė njė imazh i ngritur apo i prishur nga njė individ apo nga njė ngjarje e rastit. "Nė ēdo shoqėri ka fenomene negative, tė cilat herė pas here shpėrthejnė dhe pikėrisht momenti i shpėrthimit tė fenomeneve negative e bėn shoqėrinė tė mendojė dhe pėr njė reagim mė ligjor dhe mė formal ndaj tyre", nėnvizoi Guxholli. Ajo kėmbėnguli se kontributi dhe arritjet e femrės shqiptare apo tė femrės nė mbarė botėn asnjėherė nuk janė pre e kėtyre fenomeneve tė rastit.
avatar
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 47
Reputation : 17
Points : 17585
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anėtarit http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

TI MBROJME FEMIJET NGA ZYRTARET :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue Mar 10, 2009 1:14 pm nga ADMIN

Ndihma ligjore


Konflikti me institucionet shtetėrore


KSHH trajton mbi njėmijė ankesa nė vit


Komiteti Shqiptar i Helsinkit, pėrmes programit "Klinika Ligjore Falas", ka trajtuar brenda njė viti mė shumė se njė mijė ankesa tė qytetarėve qė kanė pasur konflikte me institucionet shtetėrore. Pėr kėto raste janė ofruar konsulenca ligjore falas. Objektivi kryesor i projektit ėshtė mbrojtja e tė drejtave tė grupeve tė pambrojtura tė shoqėrisė shqiptare, kur tė drejtat e tyre shkelen nga pėrfaqėsues tė institucioneve shtetėrore. Pėrfaqėsues tė KSHH-sė sqarojnė se tri grupet kryesore ku ėshtė fokusuar programi janė: viktimat e ushtrimit tė dhunės, tė trajtimeve dhe degradimeve ēnjerėzore, tė kryera nga punonjėsit e policisė, personeli i vendeve tė paraburgimit dhe burgjeve; viktimat e diskriminimit nga punonjės tė institucioneve shtetėrore nė pėrgjithėsi, ai i minoritetit rom dhe komuniteti egjiptian, por edhe ata qė janė cenuar nga e drejta pėr tė pasur njė proces tė rregullt ligjor. Vetėm gjatė periudhės janar-shtator 2008 janė trajtuar 969 ankesa, tė paraqitura nga 437 ankues. Ankesat kanė ardhur nga zona tė ndryshme tė Shqipėrisė, por sidomos nga qytetet e mėdha. Sipas gjendjes sociale, ankesat kanė ardhur nga persona nė gjendje tė lirė, tė paraburgosur, apo tė burgosur qė vuajnė dėnimet, nga tė shoqėruar apo tė ndaluar nė komisariatet e policisė. Ata janė adresuar nė KSHH nė rrugė tė ndryshme. Njė pjesė e tyre janė kryer pėrmes vėzhgimeve nė vend. Objekt i kėtyre vėzhgimeve kanė qenė dhomat e ndalimit, tė shoqėrimit nė komisariatet e policisė, institucionet e paraburgimit dhe ekzekutimit tė vendimeve penale, disa prej zonave ku ka pėrqendrime tė minoritetit rom ose komunitetit egjiptian. "Vėzhgimet kanė lindur si domosdoshmėri pėr verifikimin e ankesave tė ardhura nė KSHH nga persona me liri tė kufizuar dhe qė kanė pretenduar pėr shkelje tė tė drejtave tė tyre. Grupi i vėzhgimit ka pėrcjellė ankesat e personave tė pambrojtur, tė cilėt pėr shkaqe tė ndryshme si liria e kufizuar, gjendja shėndetėsore, ose social-ekonomike, mungesa e informacionit, nuk kanė pasur mundėsi pėr tė sjellė vetė ankesėn e tyre nė zyrat e KSHH-sė", shprehen pėrfaqėsuesit e KSHH-sė. Lidhur me trajtimin nė paraburgim dhe burgje, ankesat flasin pėr shkelje tė tė drejtave, pėr kėrkesa transferimesh ose jo, pėr ushtrim dhune fizike ose psikologjike nga personeli i burgjeve. Gjatė periudhės qė mbulon raporti, KSHH ka marrė ankesa ku shtetasit kanė pretenduar pėr veprime tė padrejta nga organet e policisė si: ndalime tė pajustifikuara, mbajtje pa tė drejtė nė dhomat e ndalimit/shoqėrimit, qėndrim jashtė afateve tė parashikuara nė ligj, mosvėnia nė dijeni pėr tė drejtat e tyre nė momentin e ndalimit/shoqėrimit, kushte tė kėqija tė dhomave tė ndalimit/ arrestimit, ushtrim dhune psikike dhe fizike nga forcat e policisė. Ankesa ka pasur edhe pėr veprimet e organit tė prokurorisė.


Si e shpėrdoroi detyrėn ish-ministri


Organi i akuzės fillon procedimin penal pas videos nė "Fiks Fare"


Ylli Pango ka shfrytėzuar postin si ministėr i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, pėr tė marrė donacione pėr institutin e tij. Donacionet ishin qindra mijėra euro dhe vinin nga organizmat e huaja tė BE-sė, por nuk pėrjashtohen edhe paratė e ministrive shqiptare pėr institutin e Pangos, qė drejtohej nga mbesa e tij. Burime zyrtare nga Prokuroria e Pėrgjithshme thanė dje se ka filluar procedimi penal ndaj ish-ministrit Pango pėr veprėn penale tė shpėrdorimit tė detyrės. Dosja ėshtė regjistruar nė Prokurorinė e Pėrgjithshme dhe po hetohet nga prokurorja Anila Leka sė bashku me oficerin e policisė gjyqėsore, Afrim Shehu. Nga verifikimi i regjistrimit audioviziv, nė tė cilin pasqyrohen veprimet e kryera nga ish-ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango, teksa po "shpėrdoronte detyrėn", duke e ftuar njė vajzė nė shtėpinė e tij pėr t‘i ofruar njė vend pune kundrejt favoreve seksuale, hetuesit kanė pėrcaktuar se kaseta ėshtė origjinale dhe zėri ėshtė i Pangos. Duke analizuar ēdo detaj nė regjistrim, hetuesit kanė dyshuar se bėhet fjalė pėr njė vepėr penale dhe kanė regjistruar menjėherė dosjen nė ngarkim tė ish-ministrit, tashmė vetėm deputet. Ata kanė ndarė hetimet nė dy pjesė: favoret pėr punėsimin, duke shfrytėzuar detyrėn dhe shpėrdorimit tė detyrės nė lidhje me donacionet dhe dypunėsimin nė OJF-nė. Sipas akuzės, Pango, duke shfrytėzuar udhėtimet jashtė shtetit si ministėr i Kulturės "negocionte" me institute tė ndryshme pėr akordimin e fondeve pėr "pronėn" e tij.


Donacionet nė OJF

Megjithėse institutet nuk mund tė kontrollohen pėr donacionet financiare, organi i prokurorisė ka dyshime se ish-ministri Ylli Pango, duke shpėrdoruar detyrėn, ka influencuar qė disa ministri tė jepnin para pėr aktivitetin privat tė tij. Regjistrimet e "Fiks Fare", ku ministri fliste me gazetaren pėr institutin dhe donacionet e ndryshme qė merrte, kanė shėrbyer pėr organin e akuzės si indicie pėr tė filluar njė investigim tė thellė. Duke ditur se pėrgjimi nuk mund tė shėrbejė si provė nė gjykatė, hetuesit e ēėshtjes kanė pėrpiluar listėn e dėshmitarėve nga MTKRS-ja, tė cilėt kanė qenė tė dypunėsuar. Nga bisedat e regjistruara dukej se Pango ishte drejtuesi i kėsaj OJF-je, qė sipas prokurorisė, ėshtė gjykuar shkelje e ligjit pėr "Parandalimin e Konfliktit tė Interesave nė Ushtrimin e Funksioneve Publike", tė miratuar nė prill tė 2005-ės nga Kuvendi. Gjatė bisedės me vajzėn, sė cilės pėr vendin e punės ish-ministri Pango i kėrkonte favore intime, ėshtė vėnė re se deputeti me siglėn e mbesės sė tij, ka pohuar se ka pėrfituar projekte tė ndryshme. Hetuesit dyshojnė se, duke shfrytėzuar postin e ministrit tė Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve, Pango tė ketė pėrfituar nga ministritė nė vend dhe nga BE-ja, fonde tė larta pėr projektet qė organizata e tij i ka pėrgatitur. Fondet, sipas prokurorisė, dyshohet se janė siguruar falė ndėrhyrjeve qė ish-ministri Pango ka pasur te kėto institucione shtetėrore apo tė huaja, pėr vjeljen e donacioneve tė ndryshme nga projektet qė pėrgatiste instituti i tij.


Regjistrimi i "Fiks Fare"

Ish-ministri Ylli Pango ka pranuar pronėsinė mbi njė institut tė regjistruar nė emėr tė mbesės, duke shkelur ligjin pėr konfliktin e interesave. Gjatė "pėrgjimit" tė "Fiks Fare", ministri pranon se ka shkelur ligjin. Pėrgjimi ėshtė verifikuar dhe sipas prokurorisė, hetimet mund tė shtrihen edhe nėn akuzėn e "korrupsionit pasiv tė funksionarėve tė lartė shtetėrorė ose i tė zgjedhurve vendorė". Kjo vepėr penale, sipas akuzės, ėshtė kryer nė tėrheqjen e fondacioneve tė ndryshme nga OJF-ja e drejtuar nga mbesa e tij, duke shfrytėzuar postin pėr pėrfitimin e kėtyre fondeve. Institucioni i akuzės konfirmon se do tė verifikojė tė gjitha tė ardhurat e fituara nga ish-ministri Pango nga kjo OJF dhe qė nuk janė deklaruar nė Inspektoratin e Deklarimeve tė Pasurisė.

"Ideja ishte tė ishe kėshilltarja ime, me rrogė shumė tė mirė, sepse do tė ishe e kabinetit...Unė kam njė Institut dhe po tė kishe ardhur, do tė tė kisha treguar disa gjėra shumė interesante. Atje sapo hyn, gjen shtatė botime, libra, botime tė institutit, botime ku unė kam pasur tė aktivizuar pedagogė dhe studentė tė fakultetit dhe ky institut ka qenė shumė i fuqishėm, ka marrė edhe projekte 100 mijė, 200 mijė euro, 500 mijė euro tė Komunitetit Evropian, UNDP... dhe gjithmonė ka pasur nevojė pėr njerėz....Dhe ē‘kam bėrė? Kam kombinuar qė njerėzit mė tė besuar t‘i kem dhe nė ministri, t‘i kem edhe nė institut. Meqė unė jam nė ministri, quhet konflikt interesi, prandaj them qė janė ca gjėra qė me dash keq... prandaj doja tė flisja nė konfidencė. Institutin ia kam kaluar mbesės sime, qė ta komandojė ajo si emėr, por ndėrkohė kėta njerėz vazhdojnė punojnė dhe marrin projekte...", pranonte ish-ministri Pango nė regjistrimin e bėrė nga emisioni "Fiks Fare".


Neni 28

Kufizimet pėr deputetin

Deputeti:

a) nuk mund tė jetė drejtues ose anėtar i organeve drejtuese tė organizatave fitimprurėse

b) nuk mund tė ushtrojė veprimtari private, qė krijon tė ardhura nė formėn e personit fizik tregtar, ortakėri personash fizikė tregtarė tė ēdo forme, profesione tė lira tė avokatisė, noterisė, ekspertit tė licencuar, si dhe tė konsulentit, agjentit a pėrfaqėsuesit tė organizatave tė pėrcaktuara nė shkronjėn "a" tė kėtij neni dhe nuk mund tė jetė i punėsuar, me kohė tė plotė, nė njė detyrė tjetėr

c) nuk mund tė zotėrojė, nė mėnyrė aktive, asnjė aksion ose pjesė nė kapital tė njė shoqėrie tregtare, nėse ajo rezulton me pozitė dominuese nė treg



AKUZA PENALE

Neni 260

Korrupsioni pasiv i funksionarėve tė lartė shtetėrorė ose i tė zgjedhurve vendorė

Kėrkimi ose marrja drejtpėrdrejt ose tėrthorazi i ēdolloj pėrfitimi tė parregullt, ose njė premtimi tė tillė, pėr vete ose pėr persona tė tjerė, ose pranimi i njė oferte a premtimi qė vjen nga pėrfitimi i parregullt nga funksionari i lartė shtetėror, ose i zgjedhuri vendor, pėr tė kryer ose mos kryer njė veprim qė lidhet me detyrėn a funksionin e tij, dėnohet me burgim nga 4 - 12 vjet dhe me gjobė nga 1000000 - 5000000 lekė.




Pango nuk e ka deklaruar institutin

Deklarimi i pasurisė sė ish-ministrit tė Kulturės, Ylli Pango, pėr vitin 2007, nuk ka tė referuar Institutin e Studimeve Sociale dhe Psikologjike. Nė formularin e plotėsuar mė 11 shkurt tė vitit tė kaluar nga ish-ministri, vihet re se ai ka deklaruar tė ardhura 2.5 milionė lekė tė reja, e cila ėshtė paga e tij si ministėr i Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve. Kjo tregohet nė faqen e tretė tė formularit tė deklarimit tė pasurisė sė Pangos. Po aty, shėnohet se ai ka pasur 750 mijė lekė tė reja tė ardhura nga shitja e librave tė tij. Po nė tė njėjtin deklarim, nė faqen e dytė, ish-ministri ka plotėsuar si pasuri tė tij 2 milionė lekė tė reja gjendje kesh, si pjesė e kursimeve tė tij tė fituara nga tė ardhurat e tij nga paga e tij si ministėr i Kulturės, shitja e librave Psikoterapi dhe Psikologji Sociale. Deklarimi mban firmėn e ish-ministrit nė tri faqet e tij, i plotėsuar mė datėn 11 shkurt tė vitit tė kaluar. Kjo deklaratė pasurie pėrmban tė ardhurat e fituara prej tij gjatė vitit 2007, ndėrsa nė tė pasqyrohet edhe koha e fillimit tė punės sė tij si ministėr i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Nė asnjė prej pasqyrave tė deklaratės sė firmosur nga ish-ministri Pango nuk vihet re deklarimi se ai ishte drejtues i njė Instituti tė Studimeve Sociale dhe Psikologjike Shqiptare, apo tė kishte tė ardhura prej tij. Deklarata e pasurisė tė ish-ministrit pritet tė merret nga organi i akuzės nė cilėsinė e provės shkresore, e cila do tė verifikojė tė ardhurat e ish-ministrit, tashmė i marrė nėn hetim nga Prokuroria e Pėrgjithshme.




Organizata kundėr dhunės sė gruas:


"Pango", njė nga shfaqjet mė tė egra tė diskriminimit


Rrjeti Shqiptar kundėr Dhunės me Bazė Gjinore dhe Trafikimit deklaron se ngacmimet seksuale nė marrėdhėniet e punės janė njė nga shfaqjet mė tė egra tė diskriminimit ndaj gruas. Duke iu referuar rastit mė tė fundit tė denoncuar nga emisioni "Fiks Fare", nė Ditėn e Gruas, kjo organizatė deklaron se "ato pėrbėjnė jo vetėm njė aspekt tė pabarazisė gjinore, por edhe njė cenim tė rėndė tė dinjitetit njerėzor tė grave e vajzave". Duke vazhduar mė tej, organizata shton se dėshpėrimi ynė ėshtė mė i thellė po tė mbajmė parasysh se njė rast i tillė ndodh pikėrisht atje ku gruaja dhe vajza duhet tė gjejnė mbrojtjen dhe mbėshtetjen mė tė mirė. "I gjithė reagimi shoqėror kundėr kėtij rasti, pavarėsisht nga ngjyrimet politike, ose pėrkatėsia gjinore a shoqėrore, ishte njė mėsim i mirė pėr qeveritė dhe tė gjitha institucionet shtetėrore, tė cilat kanė detyrim, qė jo vetėm tė eliminojnė raste tė tilla nga gjiri i tyre, por tė identifikojnė dhe tė luftojnė kėto fenomene kudo qė ndodhin. Ėshtė detyrė e institucioneve qė tė zbatojnė ligjin ekzistues, por njėkohėsisht ta pėrmirėsojnė atė me qėllim qė tė parandalojė dhe tė godasė mė mirė kėtė fenomen tė shėmtuar nė shoqėri", thuhet nė deklaratė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Mar 10, 2009 3:40 pm nga blu

Kujdes nga koalicioni i lakuriqeve te nudistave te EDVIN RAMES dhe 99homoseksualeve te ERJON VELISE.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Mar 10, 2009 4:58 pm nga ADMIN

Blu e lexuat te gjithe apo tu duk shume i gjate ,thjesht po te pyes sepse ka ma teper informacion se keni komentuar ju ketu ,te pershendes

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Mar 10, 2009 8:21 pm nga blu

E lexova por une di qe KSH i helsinkit eshte nje organizate e ekstremit te majte dhe mjafton te kujtoj ligjin e dosjeve ku mori anen e persekutoreve dhe jo te persekutuarve, pra ishte per mosmiratimin e ligjit. Tani po te kujtoj edhe FIKS FARE sa te paanshem jane. SAJMIR KODRA kandidoj per PS-ne ne POGRADEC dhe humbi megjithe se ndane shume aparate dixhitalb falas per fushate. Megjithese ky kishte humbur TOP CHANEL mashtronte opinionin e deri ne mengjes thoshte ka fituar SAJMIRI. Po te kujtoj manipulimet qe beri ky kanal me oren e Bushit ku ia shiti gjithe kanaleve te huaj lajmin e rreme dhe per vete festonin per kete sukses. Dhe e fundit e FIKSIT kur i dha nje reportazh kanalit GREK MEGA sikur plackat qe ishin vjedhur ne rremujat e fundit ne GREQI i kishin vjedh SHQIPTARET e po i shisnin ne SHQIPERI. Pra u akuzuam prape nga ky kanal si popull hajdut. Prandaj dyshoj se kjo e PANGOS mund te jete nje montazh i stilit TOP CHANEL.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Mar 10, 2009 9:39 pm nga ADMIN

Flm per informacion ,une ju them te drejten qe nuk i di te gjitha keto ,mua me vlejne shume te edukohem me gjera te tilla ,turp qe jane te ndare ,dhe ju sherbejne partive te vecanta dhe jo te vertetes dhe popullit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi