ILIRIADA PORTAL

Tė drejtat e grave,tė drejta pėr tė gjithė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

10032009

Mesazh 

Tė drejtat e grave,tė drejta pėr tė gjithė




Fatjon Prroni
Mohimi i tė drejtave tė grave ne pėrgjithėsi dhe dhunimi i tyre ne veēanti pėrbėn, pa dyshim pikėn mė tė errėt tė shoqėrisė sė sotme. Solidariteti njerėzor ka arritur nė atė pikė saqė po kėrkohen dhe tė drejtat e kafshėve e tė bimėve pėrvec atyre tė njeriut. E tė gjitha kėto ndodhin nė njė kohė kur nėnat, motrat, bijat dhe gratė tona janė nė rrezik. Kjo ėshtė larg mendsh. Ėshtė burimi i ēdo tė keqeje. Femra ėshtė individi mė me vlerė nė njė shoqėri, mjafton tė thuash ”femėr” dhe ke mbledhur tė gjitha bukuritė dhe virtytet mė tė larta njerėzore. Pėrpjekjet pėr ta shpjeguar me fjalė tė tjera kėtė emėr veēse I heqin rreze kėtij shkėlqimi.

Patjetėr tė gjitha qeniet e gjalla duhet tė kenė status tė veēantė, s’duhen nėpėrkėmbur, madje tė tregohemi human me tė gjitha, por pikė sė pari duhet ta nxjerrim nga ky batak qenien e vetme pėr tė merituar kurorėn e diamant pėr nga vlerat dhe rėndėsia. Pastaj tė vazhdojmė me tė tjerat. Nė kėtė mėnyrė rruga do jetė mė e lehtė.

Tucidide thotė: “- e keqja nuk ėshtė vetėm ė atij qė e bėn, ėshtė dhe e atij qė duke pasur mundėsi ta pengojė nuk e pengon atė”. Kjo aforizėm e famshme na implikon nė masė, nė krimin qė i bėhet shoqėrisė nė ditėt e sotme. Shumė nga ne jemi dėshmitarė tė kėtyre akteve tė urryera, kemi mundėsi pengimi por duke u sjellė si pragmatist nuk bėjmė qoftė dhe lėvizjen mė tė vogėl. Dhe kėto i bėjmė pa menduar se ky mosreagim, ashtu si njė bumerang na kthehet dhe na bie nė kokė.

Dhuna e ushtruar ndaj grave ėshtė e shumėllojshme. Fillon nga abuzimi ekonomik, izolimi social, dhuna seksuale duke vazhduar me abuzim psikologjik, kėrcėnime fizike dhe verbale si dhe dhunė fizike e terrorizim. Meqenėse keqtrajtimet, si dhunė nė familje janė nga krimet mė tė zakonshme, ato janė mė pak tė denoncuarat. Kjo vjen veēanėrisht ngaqė gratė ndihen tė zėna nė kurth dhe shqetėsimi pėr fėmijėt ėshtė tepėr i madh.

Po cilat janė arsyet e kėtyre barbarive? Njė ndėr arsyet kryesore pėr gjendjen e shoqėrisė sė sotme ėshtė kanuni ose tradita. Burrat dhunojnė se ashtu e kanė zakon, ndėrsa gratė durojnė, po ashtu nga forca e zakonit. Arsye tė tjera janė niveli i ulėt social-ekonomik, niveli i lartė i varfėrisė, mungesa e kulturės demokratike dhe niveli i ulėt i shkollimit.

Unė mė tepėr se gjithcka do theksoja injorancėn . Dhe mendoj se lufta kundėr kėsaj injorance do ishte mė efikasja ne uljen e dhunės. Duke luftuar kėtė injorance nga kanuni mbajmė vetėm pjesėt e dobishme dhe kulturore, niveli i varfėrisė bie dhe niveli social-ekonomik rritet, pas gjithė kėtyre pėrparimeve dhe kultura demokratike ėshtė bėrė pjesė e jona e pandashme.

Cdo njeri synim kryesor ka lumturinė, shoqėria duhet te sensibilizohet se kurrė dhuna nuk ėshtė mjeti i duhur pėr tė arritur tek ky qėllim final. Me largpamėsi tė kufizuar shumė njerėz janė tė brumosur tė dhunojnė e po kaq shumė ta pranojnė nė kurriz kėtė akt. Por ne tė gjithė duhet sa nuk na ka mbėrthyer dhe ne kjo sėmundje ta luftojmė me tė gjitha mėnyrat e mundshme. Dhe mėnyra mė e mire pėr ta luftuar nuk ėshtė individualisht por nė grup, duke qenė tė bashkuar jemi mė tė fortė.

Duke mos siguruar tė drejtat e grave, aq mė tepėr duke i dhunuar ato, ne kemi dėmtuar hallkėn kryesore tė shoqėrisė. Si pasojė funksioni i saj realizohet nė mėnyrė tė cunguar, ajo nuk mund tė pėrgatisė mirė brezin e ardhshėm nėn kėtė trysni. Dhuna e ushtruar ndaj tyre transmetohet direkt tek fėmijėt, e ndėrmjet tyre nė tė gjithė shoqėrinė. Kėshtu nė bėjmė krim mbi tė gjithė njėherėsh.

Mė tepėr se askujt tjetėr na takon ne qė si pėrgjegjės direkt tė kėsaj gjendjeje tė ngremė zėrin qė kėndin familjar ta kthejmė nė “kėnd parajse” ku tė mbizotėrojė barazia, toleranca dhe mirėkuptimi, ku aktet e dhunshme tė jenė mė tė urryerat. Tė gjithė duhet tė ndėrgjegjėsohemi njė herė e mirė, se si njė hallkė e diamant me rol vendimtar nė zinxhirin e quajtur shoqėri, e drejta e grave ėshtė e drejtė pėr tė gjithė…

Ese e vlerėsuar me Ēmim nga Ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Departamenti i Gazetarisė dhe UNIFEM
Start
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24571
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

Tė drejtat e grave,tė drejta pėr tė gjithė :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue Mar 10, 2009 10:37 pm nga flutura

Unė mė tepėr se gjithcka do theksoja injorancėn
Me kete nuk jam dakort sepse ēdokush e kupton qe gjerat nuk zgjidhen me dhune. Per mua e gjithe popullsia shqiptare duhet te egzaminohet nga psikologet dhe psikiatrit sepse duke qene nje shoqeri qe ka vuajtur per 50 vjet dhunen shteterore dhe prej 18 vjetesh vuan pasigurine, vuan mungesen e stabilitetit ekonomik, ligjor, politik, social e kulturor dhe kjo ka rritur ndjeshem numrin e njerezve te prekur nga semundje psiqike. Mendoj se si askund tjeter numeri i depresiveve ne shqiperi duhet te jete ne shifra alarmante, pa permendur njerezit qe perjetojne stresin e perditshem qe e shkaktojne problemet ekonomike etj. Pra shkurt kemi te bejme pak a shum me nje ēmenduri kolektive qe si produkt ka dhunen mbi grat, femijet, pleqt, invalidet etj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Mar 10, 2009 11:04 pm nga emigranti

Per mua e gjithe popullsia shqiptare duhet te egzaminohet
e hidhur por e vertete

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi