ILIRIADA PORTAL

Cilėt janė bashkėpunėtorėt, shoku Majko?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11032009

Mesazh 

Cilėt janė bashkėpunėtorėt, shoku Majko?




Nga Armand Maho

Kishim kohė pa e dėgjuar termin “bashkėpunėtorė tė okupatorit dhe nazifashizmit”, tė paktėn jo zyrtarisht, dhe u desh dje risjellja e njė drafti ligjor nė Komisionin parlamentar tė Ligjeve qė ta dėgjonim dhe njėherė nga njė deputet i ri nė moshė, Pandeli Majko, ish-kryeministėr i Shqipėrisė, disi i harruar kohėt e fundit pėr shkak dhe tė mėnjanimit qė i ėshtė bėrė brenda partisė sė tij. Nė rast se nuk do e njihje, s’do e besoje kurrė se Pandeli Majko vjen nga ai brez studentėsh, i cili u ngrit pėr t’i sjellė njė demokraci tė munguar kėtij vendi. Ėshtė nga deputetėt mė tė rinj tė Kuvendit, por etiketimi qė i bėri ai viktimave tė komunizmit tė pushkatuar pa gjyq ishte vėrtet i dhimbshėm. I konsideroi “bashkėpunėtorė tė okupatorit”, dhe pak a shumė la tė kuptohej se ata nuk meritonin riciklim.
Personalisht vij nga njė shtresė e tillė dhe me atė ēka tha dje Pandeli Majko nuk di se ku ta vendos veten. Gjyshin tim nga babai e kanė pushkatuar pa gjyq, nė njė vėrtetim tė marrė nga arkiva e Ministrisė sė Brendshme bėhet fjalė pėr shtatorin e vitit 1946. Emri i tij ndodhet mes mijėra e mijėra tė pushkatuarve tė tjerė, qė nuk e donin sistemin qė solli e ashtuquajtura Luftė Nacionalēlirimtare, njė sistem i cili nuk i vinte pėr shtat as dokeve dhe zakoneve tė kėtij vendi, por as karakterit tė shqiptarit. Por me atė ēka tha dje Pandeli Majko, pasardhėsit e kėtyre tė pushkatuarve nuk dinė se ku ta vendosin veten. Pra, nė rast se nė shtėpitė e tyre kanė ndonjė vendim gjyqi, ku provohet pafajėsia e tė afėrmve tė tyre, del Pandeli Majko, qė ende i cilėson “pasardhėsit e bashkėpunėtorėve tė okupatorit”. Me pak fjalė, nė mentalitetin e Majkos kėta pasardhės mbeten ende “bij tradhtarėsh dhe tė armikut”. Njėsoj siē etiketoheshin nė dosjet e Sigurimit tė Shtetit dikur. Pra, me pak fjalė, jo vetėm emri i atyre qė u vranė, u pėrbalt dhe vazhdon tė pėrbaltet, por pėrbaltja nė mentalitetin e zotit Majko duhet tė vazhdojė brez pas brezi.
Askush nga kjo kastė nuk pret nga Majko qė tė dalė dhe tė dėnojė krimet e komunizmit. Nė vitin 1997, ky deputet e deklaroi hapur qė Partia Komuniste ėshtė parti e babait tė tij, dhe si e tillė s’duhet tė dilte jashtė ligjit. “Aferim” tė qoftė zoti Majko! Mbaje partinė e babait, dhe mund tė krenohesh me tė, askush s’tė kundėrshton, por mos hidh baltė mbi etėrit e tė tjerėve. Kėtė tė drejtė s’ta jep asnjė mandat deputeti.
Zoti Majko duhet ta dijė se periudha komuniste ėshtė nga mė tė dhimbshmet e kėtij vendi dhe vetė termi “pushkatim pa gjyq” ėshtė njė shkelje e hapur qė i bėhet tė drejtave tė njeriut. Atyre njerėzve nuk iu la mundėsia tė mbroheshin, siē iu la Aranit Ēelės apo Nexhmije Hoxhės, qė sot enden ende rrugėve tė kėtij vendi. Nga ana tjetėr, zoti Majko duhet tė shpjegojė se kė quan bashkėpunėtor. Sepse me termin “armik i klasės” apo “i vėnė nė shėrbim tė agjenturave tė huaja pėr tė rrėzuar pushtetin popullor” janė dėnuar shumė persona! Pra, me logjikėn e zotit Majko askush s’duhet tė rehabilitohet nė kėtė vend pėr atė ēka ka hequr gjatė atij regjimi, pėr faktin e thjeshtė se ka qenė “kundėr pushtetit popullor”.
Ata s’kanė qenė bashkėpunėtorė tė askujt pėrveē vendit tė tyre dhe kjo demagogji boshe ėshtė e tepėrt tashmė. Gjuha e xhelatėve nuk shkon mė nė kėtė sistem qė jetojmė dhe mė mirė se ēdokush kėtė duhet ta dijė deputeti Majko, i cili mban dhe titullin “Pishtar i Demokracisė”. Ata kanė tė drejtė tė rehabilitohen mė shumė se ēdo qytetar tjetėr i kėtij vendi, ata thjesht kishin kuptuar se komunizmi ishte thjesht njė sėmundje, sa e dėmshme, dhe e pamoralshme qė po i imponohej kėtij vendi dhe ata kėtė vend e donin shumė, shumė mė tepėr se nacionalizmi i shtirur qė u pėrpoqėn tė injektojnė komunistėt.
Ish-tė pėrndjekurit janė klasa mė e pėrvuajtur e kėtij vendi, por edhe klasa mė krenare e tij. Qeveritė dhe pas tranzicionit, tė dyja krahėt, vazhduan ta shohin kėtė shtresė “si njė barrė qė ua la sistemi i kaluar”, dhe jo si njerėz me dinjitet qė i kanė dhėnė shumė kėtij vendi. Qė me jetėt qė dhanė, me vitet e burgut qė bėnė, me ditėt nė kampet e pėrqendrimit, me sakrificat qė bėnė pėr tė mbrojtur idetė e njė shoqėrie tė lirė, shtruan ngadalė dhe me gjak rrugėn drejt kėtij sistemi qė kemi sot. Pra, paguan me gjak edhe tė drejtėn e zotit Majko pėr t’i ofenduar. Nė rast se zoti Majko do e kuptonte kėtė, atėherė duhej tė skuqej pėr ato fraza qė lėshon nė tempullin e njė demokracie, siē ėshtė parlamenti.
Tema
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22423
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Cilėt janė bashkėpunėtorėt, shoku Majko? :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed Mar 11, 2009 7:18 pm nga lexuesi

Majko at qef ka qe shqiptaret te vazhdojn te vrasin njeri tjetrin. Tek e fundit ai eshte vetem shqipfoles.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Mar 11, 2009 9:29 pm nga emigranti

Turp per majkon qe ndjek ne menyre te verber politiken e diktatorit me te eger. Ndoshta gjith ky vullnet i vjen nga tregimet qe mund ti kete treguar i jati kur bente pjese ne kompanite e pushkatimit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Mar 11, 2009 10:22 pm nga shqiptari

ēmerreni me mejkon??
majko ka marr fun

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Mar 11, 2009 10:26 pm nga flutura

mire e ke shqiptar

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Thu Mar 12, 2009 11:14 pm nga klajdi vlore

Majko ka te drejte kur thote se ballistat jane bashkpunetore te fashizmit,ata kane qene tradhtaret e vertet te shqiperise sepse shiten vendin per te rruajtur cifligjet e tyre dhe e lane shqiperine ne ate kohe ne nje vend gjysmefeudal,te prapambetur,larg zhhvillimeve shoqerore te asaj kohe,se kishin frike se mos ngrihej populli dhe i shtypte.Nuk dua te mbroj njeri,por te jemi realist se ata cifligare i lane shqiptaret injorant qe nga padituria me vone zgjodhen komunizmin,pasojat e te cilit i hoqen ata vet bashke me ne sot.Pra komunuzmi ishte produkt i injorances,analfabetizmit,paditurise se shqiptareve,per shkak te atyre bejlereve,ku keta te fundit per te rruajtur pozitat e tyre bashkpunuan me armikun.Per te ardhur keq jane vetem ata te burgosur politk apo te tjere qe u vrane gjate rregjimit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Mar 13, 2009 4:44 pm nga bulqizaku

sa mejr e paske msu historin e partejs puns or klajd .. permenē e paske msu Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Mar 13, 2009 11:13 pm nga ad

klajdi duhet te jesh i ri dhe nuk te ve faj per gjykimin tend por jam e bindur se nese do besh pak mund per te gjetur te verteten bindjet e tua padyshim do te ndryshojne

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi