ILIRIADA PORTAL

E. Sheshori: Babai nuk ka akuzuar kurrė Berishėn se ka dalė dėshmitar nė gjyq

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11032009

Mesazh 

E. Sheshori: Babai nuk ka akuzuar kurrė Berishėn se ka dalė dėshmitar nė gjyq




Edmond Sheshori, djali i ish-tė burgosurit politik, Hysen Sheshori dhe dhėndrri i tij, Belul Leka, kanė zbardhur dje tė plotė pėr gazetėn "RD" mashtrimin e servirur nga deputetėt dhe mediat e kontrolluara nga Rama, historinė e manipulimit pėr gjoja dėshmi tė Berishės nė gjyq ndaj Hysen Shoshorit. "Jam i indinjuar pėr njė shkrim tė botuar para disa ditėsh nė "Gazetėn Shqiptare" dhe kam ardhur pėr tė treguar se si qėndron e vėrteta pėr deklaratat qė janė bėrė nė atė gazetė nė emėr tė babait tim, Hysen Sheshori", u shpreh Edmond Sheshori, djali i ish-tė burgosurit politik, Hysen Shoshori. Ai tha mė tej, se nė atė shkrim gjithēka ėshtė e trilluar dhe manipuluar pėr qėllime tė kėqija. Aty pasqyrohet vetėm njė e vėrtetė, 17 vitet e burgut dhe torturat ēnjerėzore qė janė bėrė ndaj babait tim, Hysen Sheshori, gjatė kohės sė mbajtjes nė burg nga regjimi komunist, ndėrsa tė tjerat janė vetėm trillime. "Mund tė shtoj edhe njė fakt tjetėr, qė nė atė shkrim nuk ėshtė pėrmendur ndoshta qėllimisht; Pas arrestimit tė babait tim, nėnėn time dhe ne fėmijėve, mua qė isha 11-vjeē dhe motrėn time 5-vjeēe na internuan nė njė fshat tė thellė tė zonės sė Baldushkut. Hysen Sheshori, ishte i dėnuar me pushkatim, dhe nuk dinte asgjė pėr internimin tonė. Ne nuk kishim asnjė mundėsi tė shkonim dhe tė takonim babanė tonė nė burg, jo vetėm kaq, por nuk na linin qė tė shkonim tė takonim njė "armik", siē e quante regjimi i atėhershėm. Ne nuk na linte Sigurimi i Shtetit qė tė largoheshim nga fshati pa lejen e Sigurimit. Babai im doli nga burgu nė vitin 1991, vetėm pas ardhjes sė demokracisė. Pasi doli nga burgu, ai ishte i zemėruar me ne fėmijėt, sepse nuk i kishim shkuar ta takonim, por ai s'e dinte se ne ishim internuar dhe ruheshim nga Sigurimi i Shtetit. Veē kėtij fakti, njerėzit e sigurimit e keqinformonin atė nė burg pėr ne fėmijėt dhe nėnėn tonė, pėr tė shkatėrruar familjen", thotė Edmond Sheshori.

Mė pas, ai nis tė flasė edhe pėr jetėn e babait tė tij, pas daljes nga burgu. "Pas daljes nga burgu njė pjesė e shoqėrisė sė tij e mbėshteti babin tim dhe i qėndroi afėr pėr ta integruar nė shoqėri, ndėrsa njė pjesė tjetėr ka punuar pėr ta shkatėrruar atė, dhe njėri nga kėta ėshtė edhe i vėllai i tij. Babai nuk pranoi tė jetonte me mua, sepse ishte zemėruar qė unė nuk i shkova nė burg pėr ta takuar. Nga viti 1991, kur doli nga burgu dhe deri nė vitin 2006, babai im ka jetuar tek shoku i tij tė burgut, Zeqir Kollobani, ndėrsa qė nga viti 2006, vazhdon tė jetojė me mua. Kur doli nga burgu, unė e takoja babain nė rrugė se nė shtėpi nuk vinte. Nė kėtė kohė, vėllai i tij dhe xhaxhai im, krijoi njė pėrēarje tė madhe mes ne fėmijėve dhe babait tonė. Ai vinte nė shtėpinė time dhe fliste kundėr babait tim, kurse kur shkonte tek babai i fliste fjalė shumė tė kėqia pėr ne", tregon Edmond Sheshori. "Njė gjė tė tillė, ai e bėnte pėr tė na larguar ne fėmijėve nga babai nė mėnyrė qė tė pėrfitonte nga ana ekonomike nė kurriz tė vuajtjeve tė babait tim. Nė vitin 1994, xhaxhai falsifikon njė ēertifikatė me emrin Hysen Sheshori, duke vendosur fotografinė e tij, sepse ngjan me babain tim dhe shkon nė ish-Bankėn e Kursimeve Tirana 3 nė atė kohė, dhe tėrheq 19 milion lekė letra me vlerė dhe dy milion lekė kesh nė emėr tė babait tim. Nė kėtė kohė, babait tim qeveria demokratike vendosi t'i jepte shtėpi banimi, por babai nuk donte ta merrte, sepse donte tė rrinte nė shtėpinė e tij private nė Rrugėn "Ali Visha" qė ishte pronė e tij, por regjimi komunist ia kishte dhėnė njė qytetari tjetėr. Vėllai i tij, e dinte qė qeveria do t'i jepte shtėpi babait tim dhe nė vitin 1997 paraqitet tek Komiteti i tė Pėrndjekurve dhe kėrkon shtėpi nė emėr tė Hysen Sheshorit me ēertifikatė tė falsifikuar. Kėshtu, nė kėtė vit ai pėrfiton shtėpinė nė emėr tė Hysen Sheshorit. Nė vitin 2002, xhaxhai e shet shtėpinė me dokumenta sikur e ka shitur Hysen Sheshori, pa dijeninė tonė", thotė ai.



-Zoti Edmond, a mund tė na thoni si qėndron e vėrteta e njė shkrimi tė botuar para pak ditėsh nė njė gazetė pėr babain tuaj?



Gjithēka qė ėshtė shkruajtur nė gazetėn shqiptare nuk ėshtė e vėrtetė. Babain nuk e ka takuar asnjė gazetar dhe ato qė janė shkruajtur janė sajuar dhe manipuluar. Unė e kam pyetur babanė qė kur ėshtė botuar njė shkrim para disa vitesh ku shkruhej se gjoja babai im ka thėnė se, "nė gjyqin e tij ka qenė dėshmitar Sali Berisha". Unė e pyeta babain tim dhe mė tha se, kjo ėshtė krejtėsisht e pavėrtetė. Ai mė pėrmendi disa emra dėshmitarėsh, por asnjė herė emrin e Sali Berishės.



-Si mendoni ju, kush mund ta ketė pėrdorur emrin e babait tuaj nė kėto shkrime qė janė botuar?



Pas kėtyre shkrimeve tė botuara sė fundi nė gazetėn shqiptare dhe para disa vitesh nė gazetėn "Plaga" ku ishte botuar njė shkrim pa emėr, unė mendoj se qėndrojnė njerėzit e Sigurimit tė Shtetit dhe ata njerėz qė punonin kundėr babait tim, qė hiqeshin sikur e donin, por nė fakt e pėrdorėn atė. Njėri nga kėta mendoj se, mund tė jetė edhe xhaxhai im, pra, vėllai i babait. Dyshoj, sepse nė kohėn qė babai im u fut nė burg, familjen e tij e internuan, ndėrsa vėllanė e tij, jo vetėm qė nuk e internuan, por e lanė nė punė tė mira.



-A ka ardhur ndonjė gazetar pėr tė takuar babanė tuaj dhe pėr tė biseduar me tė?



Kur u botua shkrimi nė "Gazetėn Shqiptare" para disa ditėsh, unė e pyeta babanė a erdhi ndonjė gazetar pėr tė biseduar, ai mė tha se nuk erdhi asnjė gazetar. Shkrimi ėshtė sajuar dhe manipuluar sipas shkrimit tė botuar para disa vitesh nė gazetėn "Plaga". Babai mė tha se nuk ka thėnė asnjė gjė pėr ato, qė janė shkruar nė atė gazetė.



-Pse nuk ka reaguar babai juaj kur janė botuar shkrimet nė dy gazeta?



Babai im nuk ka reagur, sepse nė radhė tė parė ai nuk sheh pėr tė lexuar, e dyta, ai ėshtė i dėrrmuar nga burgu dhe ka kujtesė tė dobėt. Kur janė botuar dy shkrimet qė pėrmenda mė lart, unė i kam treguar babait se ēfarė ėshtė shkruajtur edhe ai mė ka thėnė nė mėnyrė tė prerė se ato qė shkruhen pėr Sali Berishėn nuk janė tė vėrteta. Tani babai jeton me mua, por ėshtė nė njė gjendje jo tė mirė mendore dhe fizike. Nuk ecėn me kėmbėt e tij, por e nxjerr unė ndonjėherė jashtė shtėpisė.



Kush ėshtė Hysen Sheshori



Hysen Sheshori ka lindur mė 15 maj 1934 nė Prezė tė Tiranės. U arrestua mė 29 gusht 1974, me akuzėn agjitacion dhe propagandė. Pasi bėri njė vit hetuesi, nė vitin 1975 iu bė gjyqi. E dėnuan me pushkatim, pastaj Gjykata e Lartė vendosi 25 vjet burg. Pjesėn mė tė madhe tė dėnimit e ka bėrė nė burgun e Spaēit, ndėrsa vitin e fundit e ka bėrė nė burgun Shėn Vasil nė Sarandė.

Hysen Sheshori u akuzua se shpėrndante trakte kundėr regjimit tė Enver Hoxhės. Kėtė veprimtari ai e ka kryer pėr 14 vjet rresht qė nga viti 1961 e deri nė vitin 1974 kur u arrestua. Sigurimi i Shtetit e ndiqte, por arrit ta zbulojė vetėm pas 14 vjetėsh me trakt nė dorė. Pėr gjithė kohėn e diktaturės, ai ka shpėrndarė 41.100 trakte nė njė periudhė 14-vjeēare, nga viti 1961-1974. Nė momentin qė ėshtė arrestuar ėshtė mbajtur i lidhur kėmbė e duar pėr 24 orė. Pastaj ndaj tij kanė nisur torturat mė ēnjerėzore.

Pas burgosjes sė Hysen Sheshorit, familja e tij u internua nė fshatin e thellė, Mustafa Koēaj, tė zonės sė Baldushkut. Dy fėmijėt e vegjėl dhe nėna e tyre jetonin nė njė kasolle nė kushte tepėr ēnjerėzore dhe survejoheshin nga Sigurimi famėkeq i Shtetit.
Rexhep POLISI

Rilindja Demokratike
avatar
emigranti

Numri i postimeve : 894
Reputation : 5
Points : 18339
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

E. Sheshori: Babai nuk ka akuzuar kurrė Berishėn se ka dalė dėshmitar nė gjyq :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed Mar 11, 2009 10:00 pm nga bulqizaku

si von o kujtu ki gjali me i than kto

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Mar 12, 2009 9:20 am nga Blu

Keto lajme kane dale nga MERO BRACE dhe nga TOP BELINDA CHANEL.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi