ILIRIADA PORTAL

Berisha: S’pėrjashtoj koalicionin me PS, vetėm zgjedhjet tė mos pėrsėriten

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13032009

Mesazh 

Berisha: S’pėrjashtoj koalicionin me PS, vetėm zgjedhjet tė mos pėrsėriten




Kryeministri Berisha lė tė hapur mundėsinė e krijimit tė njė koalicioni me PS pėr tė shmangur zgjedhjet e parakohshme nėse nuk do tė ketė shumicėn pas 28 qershorit. Gjatė njė interviste nė emisionin “Opinion” tė gazetarit Blendi Fevziu, kreu i qeverisė tha se nuk do ta dėshironte njė koalicion tė tillė, por mund ta bėnte vetėm qė vendi tė mos drejtohej nė njė proces tjetėr zgjedhor. “A e dėshiroj unė njė koalicion tė tillė? Nuk e dėshiroj. Por a mund ta ēoj unė vendin prapė e prapė nė zgjedhje, unė t’u them tė vėrtetėn e kam tė vėshtirė ta bėj. Ta dinė mirė, nuk dua tė marrin ata njė moment tė sinqeritetit tim si platformė. Nuk bėj koalicion, por nėse e shoh vetė se nuk ka asnjė alternativė tjetėr ose zgjedhje, ose kjo, pastaj... E kam thėnė atė (PS dhe LSI) ėshtė mollė e kalbur e ndarė mė dysh janė ata”, theksoi kreu i qeverisė gjatė debatit me gazetarėt. Duke u ndalur nė fushėn elektorale tė 28 qershorit, kreu i qeverisė theksoi se ėshtė gati tė zhvillojė njė debat publik me kryetarin e Partisė Socialiste, Edi Rama dhe kreun e LSI-sė, Ilir Meta, por shtoi jo pa ironi se krerėt e kėtyre dy forcave duhet tė bėjnė njė debat publik me ish-kryeministrin Fatos Nano.
Zgjedhjet nė PD
Me gjithė zėrat e shumtė, ndonėse jo zyrtarė, se zgjedhjet brenda PD-sė nė disa degė kryesore dhe ato pėr lidershipin e partisė do tė shtyhen pėr pas 28 qershorit, kreu i qeverisė konfirmoi se njė gjė e tillė nuk do tė ndodhte. “S’mund tė ketė zgjedhje pa kongres pėrpara. Do bėjmė kongresin”, theksoi Berisha. I pyetur sėrish se cili do tė jetė qėndrimi i tij nė raport me Partinė Demokratike nėse humbet zgjedhjet e 28 qershorit, kreu i ekzekutivit tha se nuk do ta drejtojė mė kėtė parti nė opozitė. “Si e pyet kryeministrin ti pėr tė paimagjinueshmen. I vendosur tė respektoj vullnetin e qytetarėve, e vėrteta ėshtė se mandatin e dytė qytetarėt kanė vendosur t’ia japin kėsaj qeverie, e cila e ndryshoi Shqipėrinė. Sali Berisha, nė momentin qė qytetarėt shqiptarė do tė vendosin ndryshe, unė do t’i respektoj. Nuk do tė qėndroj nė krye tė PD-sė nė opozitė. Ai ėshtė njė standard i partive tė qytetėruara. Pasionet e mia janė tė shumta. Ėshtė politika, janė librat. Unė u kam thėnė opozitarėve qė edhe 35 vjet tė mos mėrziten”, vijoi mė tej kreu i qeverisė. Pėr sa i pėrket listės sė kandidatėve tė PD-sė, qė do tė paraqiten pėrpara elektoratit pėr njė mandat tė dytė, Berisha u shpreh se ajo do tė ketė ndryshim nga lista e 3 korrikut. “Grupi i ardhshėm i PD dhe i maxhorancės do ketė njė ndryshim tė madh, sė pari do respektohet ligji pėr zonjat, e konsideroj tė rėndėsishme praninė e 30% tė zonjave nė Parlament. Sė dyti, lista do tė ketė njerėz tė politikės. Me emra konkretė nuk mund tė futem. Unė kam njė kabinet me njė pjesė prej tė cilėve kam qenė kundėrshtar dhe funksionoj sot sikur s’kam pasur asnjė kundėrshti me ta. Por do ketė edhe figura tė reja”, vijoi mė tej Berisha.

“Pango e ka tė merituar dėnimin”
Kreu i qeverisė konfirmoi sėrish qėndrimin e tij ndaj ish-ministrit tė Kulturės, Ylli Pango, por shtoi se atij iu dhunua banesa, ēka pėrbėn njė shkelje tė hapur ligjore. “Pango e ka merituar plotėsisht dėnimin. Por edhe njėherė them. Shtėpia e njė qytetari, e njė shqiptari, e njė njeriu tė lirė nuk mund tė dhunohet nė mėnyrė kategorike pa procedurė ligjore”, theksoi Berisha. Duke iu referuar kreut tė PS-sė, Rama, Berisha tha se “tė jesh i bindur se fotografitė e tij lakuriq kanė qarkulluar nė katėr anėt e botės dhe nuk ėshtė Berisha qė e ka fotografuar dhe nuk ėshtė ai qė ka e ēuar qė ta fotografojė ministrin e Kulturės nė plazhe nudo. Nuk do ta bėjė kurrė. Ai filloi orgjinė kolektive gjashtė muaj rresht. S’e ka mohuar asnjėherė ai. PD-ja ia numėroi tė gjitha atij, pasi pėrdori njė media pėr tė dhunuar njė shtėpi”.
panorama
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Berisha: S’pėrjashtoj koalicionin me PS, vetėm zgjedhjet tė mos pėrsėriten :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri Mar 13, 2009 2:15 pm nga ADMIN

Ky fjalim ,ose bisedim me mediat ishte vertete i mrrekullueshem per Kryeministrin ,ishte i nivelit shume te larte me nje experjenc dhe kulture perendimore ,me nje dialog demokratit te frymes pozitive ,me vjen shume mire qe politikanet tane po edukohen per nje demokraci te vertete ,tani do te presim se cfare do te thone kryetaret e partive tjera ne qofte se do te humbin zgjedhjet a do te respektojne vendimin e popullit apo do reagojne me lufte sikur kane reaguar ne te gjithe jeten e tyre

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi