ILIRIADA PORTAL

LSI, skeme per bllokimin e PS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15032009

Mesazh 

LSI, skeme per bllokimin e PS




Socialistet e Rames dhe LSI e Metes, pritet te perballen sot ne sheshin qendror te kryeqytetit, gjate protestave te tyre me rastin e nje-vjetorit te tragjedise se Gerdecit, ku humben jeten 26 njerez te pafajshem dhe u plagosen mbi 300 te tjere. Nje perplasje mes ketyre partive eshte e garantuar, teksa sheh dhe orarin qe eshte vendosur per te protestuar perballe Kryeministrise. Socialistet do te fillojne protesten e tyre pikerisht ne vendin e shperthimit, tek krateri i Gerdecit, bashke me familjaret e viktimave te pafajshme, ne oren 13.00 te dites se sotme. Nje manifestim perkujtimor qe do te zgjase mbi nje ore dhe ku nuk do te mungojne as kamerat, qe do te percjellin live gjithe kete manifestim, i cili sipas perfaqesuesve te PS do te jete i permasave te medha, per nga numri dhe nga qytetaria qe do te reflektoje. Pas ketij manifestimi ne vendin e shperthimit te depos se municioneve qe gati shuan nje fshat te tere, socialistet do te vijne ne sheshin qendror te kryeqytetit, ku ne oren 18.30 do te mbajne manifestimin e tyre, pjese e te cilit do te jene dhe partite e koalicionit, PSD, PDS dhe G99, si dhe shoqatat e pensionisteve, ushtarakeve, sindikatat dhe shoqeria civile. Pas kesaj protesta do te zhvendoset perpara Kryeministrise, te prire nga nje flamur i madh 20 metra si dhe nje slogan po kaq i madh si levizje qe do te behet ne varesi dhe te levizjes se "trupes" se LSI. E cila qe ne oren 17.00 do te ngreje "fushimin" e saj perpara Kryeministrise, ne perpjekje per te kapur qe ne fillim "mesin e ringut", perpara Partise Socialiste. Burime zyrtare nga Levizja Socialiste per Integrim bejne te ditur se ne kete ore, do te ngrihet podiumi dhe derisa sa te "nxehet" ingranazhi i protestes, do te afrohet ora 18.00. Pas kesaj, po ky burim zyrtar i LSI, ben me dije se do te kete fjalime pa fund per te denuar kete qeverisje te djathte te drejtuar nga Berisha, nen moton "Berisha ik". Dhe per me teper, nuk do te kete kufizim ne fjalen e te gjithe atyre qe do te preferojne te flasin perpara manifestuesve, duke paralajmeruar kohezgjatje pa fund, qe do te sjelle me sa duket dhe mbajtjen larg selise se Kryeministrise te socialisteve, te cilet qe ne oren 18.30 do te jene ne gatishmeri ne sheshin "Skenderbej" per te levizur ne drejtim te Kryeministrise. Pikerisht ky do te jete momenti kur te dyja grupimet politike opozitare te majta, do te kene perballjen e tyre ne protesten ne nje vjetorin e tragjedise se Gerdecit. Nderkohe qe policia do te qendroje ne gatishmeri, per vete faktin se mund te kete ndonje levizje perballe njera-tjetres, te turmave te te dyja partive, pasi mendohet se mitingu i Metes do te zgjase pertej ores 19.00 per shkak se jane nje numer shume i madh personash, qe kane "depozituar" emrin per te folur ne miting. Dy partite kryesore te opozites ka jave qe jane perfshire ne nje debat te forte mes tyre per qendrimin opozitar. Nderkohe qe LSI akuzon Ramen se kishte ndikuar ne moslargimin e Berishes pas Gerdecit. Nga ana e saj PS akuzon Meten, se bashkepunon me Berishen.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22418
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

LSI, skeme per bllokimin e PS :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun Mar 15, 2009 10:27 pm nga emigranti

kokat henkshin

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Mar 17, 2009 3:33 pm nga lidabica

i pafsha me ...parruke, Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi