ILIRIADA PORTAL

Edi Rama riblen shpirtra tė vdekur

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15032009

Mesazh 

Edi Rama riblen shpirtra tė vdekur




Petrit Vasili

Ēdo ditė saktėsisht pėrpara aktiviteteve tė mėdha dhe tė deklaruara tė LSI-sė, publiku shqiptar dėgjon pėr blerjet imagjinare tė askushėve tė Edi Ramės, i cili blen e blen dhe riblen tė njėjtėt gjoja anėtarė tė kėsaj apo asaj partie dhe veēanėrisht merakun e madh e ka tek LSI.
Duke qenė kryetar i njė partie qė se njeh Edi Rama nė mėnyrėn mė qesharake tė mundshme, bėn sikur paraqet nė mexhlis ardhje tė reja nė partinė e tij zyrtare. Ustallarė shumė mė tė zot se vetė ai, duke pėrfituar nga kjo damllosje e tij politike ia shesin Ramės sė varfėr nga dhjetė herė tė njėjtėt persona, tė cilėt kallaballėku i njeh mirė dhe e bėjnė kaq tė pėshtirė pozicionin e tij, sepse njerėzit me tė drejtė qeshin dhe gajasen me lot me kėtė Ēartallosje provinciale tė politikės sė re.
Operacioni i riblerjes sė askushėve pra ėshtė vėrtet kaq pa mend dhe i ēorganizuar, sa pikėrisht atje ku ndodh ai, ka shpėrthime akoma mė tė mėdha tė LSI dhe organizimit tė saj, sa qė me hak njerėzit pyesin po si ėshtė e mundur qė Rama thotė se i erdhėn ca njerėz dhe krejt nė tė kundėrt partia nga erdhėn shumėfishohet dhe forcohet.
Pėrgjigjja ėshtė shumė e thjeshtė, biznesin e blerjes e paguan vėrtet Edi Rama, por nė terren e administrojnė ustallarė tė tjerė, tė cilėt po pėrlajnė para dhe i faturojnė vetėm gafa tė njėpasnjėshme kryetarit nė distancė tė PS-sė.
Kaq tė pakujdesshėm dhe shpėrdorues tė parave tė Ramės janė kėta sekserė tė terrenit, saqė harrojnė dhe nxjerrin pėrpara mediave m’u nė ballė kryetarėt e anėtarėt e tyre nė krah tė askushėve, duke i shitur si ardhje tė reja, ndėrkohė qė po kėta cipėplasur harrojnė se i kanė nxjerrė dhjetėra herė nė krah tė vetė kėtij Ramės pėrpara mediave, por duke qenė se kėtė tė fundit nuk e lidh asgjė e vėrtetė me partinė e tij, ai nuk kupton gjė dhe e ha sapunin pėr djathė dhe i duket se po kullandris ndonjė gjė duke riblerė tė tijtė nga 20 herė.
Tė gjithė e kanė shumė tė lehtė tė kuptojnė dhe kujtojnė se nė LSI, p.sh., kanė ardhur nga PS-ja ish-ministra deputetė, themelues e drejtues tė njė niveli mjaft tė lartė dhe ku Luan Rama, Luan Memushi, Hasan Hoxha, Petrit Ago, Pjetėr Dema, Lefter Koka e dhjetėra e qindra tė tjerė, tė cilėt nuk kanė nevojė pėr asnjė prezantim dhe koment, se ajo qė kanė bėrė nė politikė dhe nė PS dikur flet vetė, por ndėrkohė qė ėshtė shumė e mjerė dhe qesharake prezantimi i disa hiēnjerėzve anėtarė prej kohėsh nė PS, tė cilėt nuk i njeh askush dhe ku emri i tyre nuk i thotė gjė askujt gjoja si prurje tė reja nė PS.
Kjo soj komedie fshati e denjė pėr politikėn e re tė pėrtej tė vėrtetės dhe moralit dhe e riblerjeve tė individėve imagjinarė hidhet nė prehrin e njė pjese tė medias, e cila si edhe vetė ajo ėshtė katandisur nė njė ricikluese tė fėlliqėsirės mashtruese.
Shpėrdoruese e frikshme e tė drejtės publike pėr njė informim tė saktė dhe tė paanshėm tė njerėzve, kjo media njėpėrdorimshme, pra e principit pėrdor dhe hidh, ėshtė sot viktima mė shėmtuar e procesit tė riblerjes imagjinare. E paturp njėlloj si mediat e diktaturave, kjo copė e medias ėshtė e gatshme tė zbathė gjithēka nė kėmbim tė pėrvetėsimit tė ca parave qė vijnė erė tė keqe. Antimisionare e informimit tė drejtė dhe shpėrdoruese e neveritshme e hapėsirave qė demokracia krijon, kjo lloj media e kapur poshtėrisht tallet me vetveten dhe mendon se kėshtu shton tagjinė e saj financiare.
Opinioni publik, i cili ka mundėsinė e informimit tė saktė nga mediat me integritet nė pak sekonda e kupton realitetin e gjėrave, por kupton gjithashtu edhe llumin moral dhe antiideor si dhe frikėn e pafund tė Ramės pėr njė pėrballje tė hapur tė alternativave, tė ideve dhe tė fuqive elektorale dhe organizative mes forcave politike dhe sidomos tė liderėve tė tyre. Ēdo ikje frikacake nga pėrballja e pashmangshme ėshtė baraz me humbje tė sigurt.
Sot opozitarėt duan pėrgjigje se cila aferė, dosje apo kasetė filmike a fotografi i bėri shantazh Edi Ramės, qė fali ligjin pėr Prokurorinė dhe bashkoi votat nė mėnyrė tė paturpshme me Berishėn, pasi kish deklaruar mė parė se nuk do ta votonte kurrė.
Duan pėrgjigje gjithashtu edhe pėr bashkimin e fundit tė votave me Berishėn pėr komisionin pėr monitorimin e zgjedhjeve, ku kėrkesa e PS-sė pėr ta drejtuar ajo dhe e vetme kėtė komision u shfry dhe ajo shiti gjithēka dhe nė pesė minuta u katandis tė kishte njė nėnkryetar duke lėpirė gjithēka kishte pėshtyrė ditė tė tėra dhe duke u bėrė ortak me PD-nė nė vend qė tė ishte kundėrshtare e pakompromis ndaj njė qeverie qė po shkatėrron procesin e pajisjes me karta identiteti, qė ėshtė edhe njė standard jetik pėr zgjedhjet e ardhshme.
Duan pėrgjigje se si u shantazhua Edi Rama nga Berisha dhe i fali atij Kushtetutėn, tė cilės Berisha edhe kapakėt ia bėri blu pėr t’i dhėnė tė kuptojė tė gjithė shqiptarėve qė pėrlau falė tradhtisė qė Rama i bėri gjakut dhe sakrificat e socialistėve, kushtetutėn qė ėndėrronte.
Duan pėrgjigje se pse Rama i rrahu shpatullat dhe i qau hallin Berishės dhe nuk mbėshteti LSI-nė pėr ngritjen e komisionit hetimor pėr tė zbardhur Gėrdecin dhe pėrgjegjėsitė e mėdha sa njė mal tė Berishės nė kėtė korrupsion tė paparė shtetėror, ndėrkohė qė sot po ky Ramė bėn sikur e qan Gėrdecin bashkė me spurdhjakėt e tij parapolitikė tė degraduar dhe misionarė tė shpėrdorimit tė parave dhe moralit publik.
Kėto janė pėrgjigjet e pashmangshme qė Edi Rama duhet t’u japė opozitarėve e socialistėve dhe jo listat e riblerjeve tė askushėve imagjinarė pa zė dhe emėr dhe me destinacion pėrdorimin njė herė tė vetme dhe flakjen e tyre tė pėrbuzshme nė koshin e harresės dhe pėrēmimit.
Panorama
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22728
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi