ILIRIADA PORTAL

Bulqizė, shkelet urdhri, vazhdon puna nė galeri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16032009

Mesazh 

Bulqizė, shkelet urdhri, vazhdon puna nė galeri




"Bėhet fjalė pėr disa kompani, qė kanė rifilluar punimet pa marrė parasysh urdhrin pėr pezullim tė punimeve, deri nė pėrmbushje tė standardeve tė sigurisė teknike"

Nga 21 subjekte, qė operojnė nė minierat e Bulqizės, vetėm 3 prej tyre pretendojnė se kanė plotėsuar kushtet e vėna nga METE.


Kompanitė qė shfrytėzojnė minierat e kromit nė Bulqizė shkelin urdhrin e ministrit pėr pezullim tė punimeve, deri nė pėrmbushjen e standardeve tė sigurisė. Nga njė vėzhgim nė terren, rezulton se, shoqėritė qė janė tė licencuara pėr shfrytėzimin e minierave tė Bulqizės, kanė vazhduar normalisht punėn, duke mos e marrė fare nė konsideratė urdhrin qė ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Genc Ruli, kishte lėshuar njė muaj mė parė, pėr tė pezulluar tė gjitha ato kompani, tė cilat nuk pėrmbushin kushtet e sigurisė teknike. Fakti konfirmohet edhe nga vetė Drejtori i Pėrgjithshėm i Repartit tė Inspektim-Shpėtimit tė Minierave, Indrit Selba.

Ai pohoi pėr "Shekulli"-n se ėshtė nė dijeni tė kėtij informacioni. "Kam dy ditė qė jam nė dijeni tė kėtij informacioni, dhe kemi dėrguar forcat e rendit pėr ndalimin e punimeve tė kompanive nė fjalė. Sipas tė dhėnave, bėhet fjalė pėr disa kompani qė kanė rifilluar punimet, pa marrė parasysh urdhrin pėr pezullim tė punimeve, deri nė pėrmbushjeve tė standardeve tė sigurisė teknike",- tha ai.

Kreu i RISHM-sė bėn me dije, se dėrgimi i forcave tė rendit pėr bllokimin me forcė tė punimeve, ėshtė masė paraprake, pasi nė rast tė vazhdimit tė punės, institucioni qė ai drejton, do t'i kėrkojė ministrit heqjen e licencave pėr shkelėsit. Sipas procedurave ligjore, pas pezullimit tė punimeve, kompanitė qė pretendojnė se kanė pėrmbushur kriteret e vendosura nga METE, duhet tė bėjnė njė kėrkesė pranė kėsaj tė fundit, pėr tė dėrguar njė grup inspektimi, pėr tė verifikuar situatėn.

Pas konfirmimit tė plotėsimit tė kushteve nga grupi i inspektimit, kompanitė kanė tė drejtė tė rifillojė punimet. Bėhet e ditur se, deri ditėn e premte, nga 21 subjekte tė licencuara nė atė zonė, vetėm 3 prej tyre kanė njoftuar METE-n pėr pėrmbushje tė kushteve tė sigurisė teknike.

Brenda njė viti, nė galeritė e minierės sė Bulqizės dhe nė stoqet e kromit rreth saj, kanė dhėnė shpirt plot 20 minatorė, duke e kthyer kėtė nė njė bilanc lufte dhe, rifillimi i punimeve nga disa subjekte pa pėrmbushur kushtet, cilėsohet si tepėr i rrezikshėm nga specialistėt, pasi nė kėtė zonė vėrehet edhe njė lėvizje e masivit shkėmbor, duke u hapur rrugėn aksidenteve tė reja.

Ky nuk ėshtė rasti i vetėm, kur subjektet e licencuar pėr shfrytėzimin e kromit tė Bulqizės, nuk kanė respektuar direktivat e dala nga METE. Vetėm disa muaj mė parė, nga kjo ministri kishte dalė njė urdhėr tjetėr pėr pezullimin e punimeve nė galerinė nr. 104, i cili nuk ėshtė respektuar dhe kompania ka vazhduar punėn normalisht. Urdhri pėr pezullimin e punimeve tė tė gjitha subjekteve qė operonin nė kėtė minierė, deri nė pėrmbushjen e kushteve teknike, ka dalė nga zyra e ministrit tė Energjetikės, Genc Ruli, qė mė datė 17 shkurt, fill pasi humbi jetėn minatori i 20-tė qė punonte nė kėtė minierė.

Studimi

Nga njė studim i kryer nga Reparti i Inspektim-Shpėtimit tė Minierave, rezulton se, zona ku ndodhen galeritė e minierave, ka pėsuar njė devijim tė masivit shkėmbor, duke bėrė qė tė dalin nė sipėrfaqe dy hinka tė galerive, e cila, sipas specialistėve, e bėn tejet tė rrezikshme vazhdimin e punimeve brenda tyre. Miniera e Bulqizės ka qė nė vitet '80-tė qė nuk shfrytėzohet dhe licenca e parė ėshtė dhėnė nė vitin 2005, duke bėrė qė tė shtohej interesi edhe nga kompani tė tjera. Gjatė gjithė historisė sė saj 60-vjeēare, nė minierėn e kromit nė Bulqizė kanė humbur jetėn plot 260 minatorė, duke pėrfshirė edhe tė burgosurit politikė qė kanė punuar nė tė.
20 tė vdekur brenda njė viti
260 tė vdekur qė nga fillimi i shfrytėzimit
43 pėr qind ėshtė shifra qė zėnė mineralet nė eksportet shqiptare
120 milionė euro ėshtė shuma e eksporteve tė mineraleve pėr vitin 2007
21 numri i subjekteve tė licencuara
3 subjekte pretendojnė se kanė pėrmbushur kushtet teknike

"Deri ditėn e premte, nga 21 subjekte tė licencuara nė atė zonė, vetėm 3 prej tyre kanė njoftuar METE-n pėr pėrmbushje tė kushteve tė sigurisė teknike"
"Gjatė gjithė historisė sė saj 60-vjeēare, nė minierėn e kromit nė Bulqizė kanė humbur jetėn plot 260 minatorė"


Minierat, japin shumė, por investohet pak
Mineralet kanė pėrbėrė 43 pėr qind tė eksporteve shqiptare pėr vitin 2008.
TIRANĖ - Megjithėse nxjerrin minerale, tė cilat pėrbėjnė 40 pėr qind tė totalit tė eksporteve shqiptare, galeritė vazhdojnė tė mbeten nė nivele tė ulėta investimesh. Prej disa vitesh, njė mori kompanish tė huaja dhe vendase kanė marrė nė shfrytėzim njė numėr tė konsiderueshėm tė minierave shqiptare, por aksidentet e njėpasnjėshme dhe faktet nga terreni, tregojnė se prioritet ėshtė vetėm maksimalizimi i fitimeve. Sipas tė dhėnave nga Banka e Shqipėrisė, mineralet kanė zėnė 43 pėr qind tė eksporteve shqiptare pėr vitin 2008. Pėr vitin 2007, tė ardhurat nga eksporti i mineraleve shėnojnė shifrėn e 120 milionė eurove, ndėrkohė qė nuk dihet shifra se sa nga kėto janė investuar pėr sigurinė teknike, nė radhė tė parė, pėr tė mbrojtur jetėn e minatorėve, dhe nė rinovimin e teknologjisė. Vetėm pėr muajin janar 2009, nga Shqipėria janė eksportuar 420 milionė lekė mallra tė grupit "Minerale dhe lėndė djegėse". Ndėrkaq, duke e konsideruar si njė sektor me tė ardhura tė konsiderueshme atė tė nxjerrjes sė mineraleve, disa muaj mė parė, qeveria vendosi rritjen e rentės minerare, nga 2 pėr qind nė 10 pėr qind.

OPEK-u: Do tė ulim prodhimin e naftės
Vendet anėtare tė OPEK-ut, tė pakėnaqura me uljen e ēmimit tė naftės, si pasojė e krizės ekonomike, paralajmėrojnė ulje tė prodhimit
Vendet e OPEK-ut marrin nė shqyrtim mundėsinė e uljes sė prodhimit tė naftės sė eksportuar. Sikur tė mos i mjaftonin problemet e shumta qė po kalojnė, si pasojė e krizės ekonomike, vendet e prekura nga kriza duhet tė pėrballen edhe me zhvillimet negative qė mund tė sjellė ulja e prodhimit tė naftės nga vendet e OPEK-ut. Shumica e 12 vendeve anėtare tė kėtij organizmi, kanė shprehur mbėshtetje pėr pakėsimin e prodhimit si mjet pėr ngritjen e ēmimit tė naftės, i cili nė dhjetor arriti pikėn mė tė ulėt, prej 32.4 dollarė pėr fuēi. Tė njėjtin paralajmėrim ka bėrė edhe Rusia, e cila ėshtė dyta nė botė pėr nga sasia qė eksporton.

Ky ėshtė njė lajm i keq pėr tė gjitha ekonomitė e prekura nga turbullirat ekonomike, pasi do tė duhet tė pėrballen me ēmime mė tė larta, nė rast se anėtarėt e OPEK-ut miratojnė uljen e prodhimit.

Qė me fillimin e krizės financiare nė vendete Perėndimore dhe, kryesisht nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, e cila ėshtė njė nga importuesit mė tė mėdhenj, ēmimi i arit tė zi ka pėsuar vazhdimisht ulje, pėr tė arritur nė 32.4 dollarė pėr fuēi nė muajin dhjetor 2008.
Shekulli
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22423
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Bulqizė, shkelet urdhri, vazhdon puna nė galeri :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Mar 16, 2009 4:22 pm nga ad

Kreu i RISHM-sė bėn me dije, se dėrgimi i forcave tė rendit pėr bllokimin me forcė tė punimeve, ėshtė masė paraprake, pasi nė rast tė vazhdimit tė punės, institucioni qė ai drejton, do t'i kėrkojė ministrit heqjen e licencave pėr shkelėsit.
dergimi i forcave te rendit per te ndaluar punimet me force eshte sa i paligjshem aq edhe i pakuptimt ne nje koh kur kunder ketyre kompanive mund te zbatohen sanksionet e parashikuara si ne kontratat qe kto kane me qeverine apo dhe ato sanksione qe parashikohen ne ligj si kodi civi, kodi penal etj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Mar 16, 2009 6:30 pm nga bulqizaku

urdhen thot aqe sjan tu pyt per ligje e jo ma per urdhna

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Mar 17, 2009 3:28 pm nga lidabica

Lus PERENDINE,te mos kete me viktima!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi