ILIRIADA PORTAL

Gjyqtarėt, si i transferojnė pasuritė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18032009

Mesazh 

Gjyqtarėt, si i transferojnė pasuritė




ADI SHKEMBI

Gjyqtarė e prokurorė kanė transferuar pasuritė tek tė afėrmit pa deklaruar tė ardhurat e fituara prej tyre. Qendra pėr Transparencėn dhe Informimin e lirė ka nxjerrė rezultatet e njė investigimi tė vitit 2008 nė sistemin gjyqėsor pėr sa i pėrket deklarimit tė pasurive tė gjyqtarėve dhe prokurorėve. Sipas kėtyre tė dhėnave rezulton se 3 gjyqtarė kanė fshehur pasurinė, ndėrsa 7 gjyqtarė tė tjerė dhe 3 prokurorė kanė transferuar pasurinė.
Pasuritė
Nė vėzhgim janė marrė 25 gjyqtarė dhe 5 prokurorė, ndėrkohė qė i gjithė sistemi i drejtėsisė ka 646 zyrtarė nė kėto dy poste. Emrat janė seleksionuar me zgjedhje tė lirė nė 26 raste, ndėrsa vetėm nė katėr raste ėshtė bėrė zgjedhje e dedikuar pėr shkak tė posteve. Lidhur me transferimin e pasurisė, raporti thekson se “ky ėshtė momenti mė i dukshėm i fshehjes sė abuzimit tė zyrtarėve. Kemi dhurim vilash, apartamentesh, makinash. Deklarime pėr marrje borxhi nė shuma tė mėdha nga familjarė, veēanėrisht nga ata qė kanė tė afėrm emigrantė. Nė tė gjitha rastet nuk ėshtė shpjeguar burimi i tė ardhurave tė pėrfituara nga transferimi apo tė transferuara tek tė tjerėt, kryesisht vjehrri, vjehrra, nėna, babai ose vėllai”. Pėr sa i pėrket fshehjes sė pasurisė, nė vėzhgim thuhet se ėshtė vėrejtur fshehje e deklarimit tė garazheve, trojeve dhe apartamenteve.
Shtėpitė
Nė rastet e vėzhguara rezulton se “shumica e zyrtarėve tė drejtėsisė jetojnė nė njė apartament, mė pak kanė dy apartamente, si dhe mė pak kanė vila. Sipas raportit, prokurorėt janė edhe mė tė “rehatuarit” nga pikėpamja e banesave, ndėrkaq gjyqtarėt kanė mė shumė biznese, tė cilat drejtohen nga burri ose gruaja qė nuk janė gjykatės, ose janė rrjedhim i trashėgimisė”. Duke iu referuar raportit, rezulton se 17 nga 25 gjyqtarėt e marrė nė vėzhgim, kanė njė apartament, katėr gjyqtarė kanė biznese familjare, ndėrkohė qė vetėm njė gjyqtar ka vilė. Pėr sa i pėrket prokurorėve, dy prej tyre janė pa shtėpi, ndėrkohė qė dy tė tjerė kanė nga dy apartamente. “Shpesh deklarimi i pasurisė sė tyre ėshtė mjaft strikt: Njė gjyqtar ka deklaruar aksione, ndėrsa njė tjetėr ka deklaruar kompensimin qė merr nga shtetit pėr bukė, ndėrkaq njė tjetėr ka deklaruar edhe njė sasi tė madhe eurosh tė transferuara nė llogarinė e tij e mė pas tė shkarkuara, pasi i duheshin si garanci pėr njė vizė”, vijon mė tej vėzhgimi.
Konkluzione
Grupi “Watch Dog” vlerėson se pasuria e gjykatėsve ėshtė shpeshherė mbi mundėsitė qė iu jep pagesa mujore pėr shkak tė detyrės qė kryejnė. “Investigimi i udhėtimeve tė tyre jashtė shtetit nė tre vite tregon se edhe jeta e tyre e pėrditshme ka mė cilėsi se sa kushtet qė mund t’u krijojnė tė ardhurat e tyre tė ligjshme. Mesatarja e udhėtimeve nuk ėshtė shifėr e jashtėzakonshme, por investigimi rast pas rasti thekson raste tė dukshme abuzimi. Njė zyrtar gjykate ka udhėtuar gati ēdo dhjetė ditė jashtė pėrgjatė tre viteve”, thuhet nė kapitullin e konkluzioneve. Ndėrkaq njė zyrtar tjetėr ka pėrdorur tė paktėn 19 herė linjat ajrore pėr udhėtim, qė me ēmim minimal tė biletės i bie tė shpenzojė 40 pėr qind tė rrogės sė tij vjetore vetėm pėr bileta, pa llogaritur shpenzimet e tjera.


[b]Tė dhėnat e vėzhgimit[/b]

30 zyrtarė tė drejtėsisė janė marrė nė vėzhgim
25 gjyqtarė, shumica nga Gjykata e Tiranės
5 prokurorė, ku 4 janė nga Prokuroria e Tiranės
4 gjyqtarė kanė bėrė gabime teknike nė deklarim
1 prokuror ka bėrė gabime teknike nė deklarim
9 gjyqtarė kanė bėrė gabime financiare
1 prokuror ka bėrė gabim financiar
3 gjyqtarė kanė fshehur pasurinė
7 gjyqtarė kanė transferuar pasuritė
3 prokurorė kanė transferuar pasuritė
17 gjyqtarė kanė nga njė apartament
1 prokuror nga njė apartament
2 gjyqtarė kanė nga dy apartamente
2 prokurorė kanė nga dy apartamente
4 gjyqtarė kanė biznese familjare
118 udhėtime kanė bėrė gjyqtarėt dhe prokurorėt jashtė vendit


[b]Vėzhgimi i financuar nga britanikėt[/b]

Raporti i pėrgatitur nga “watch dog” nė pėrbėrje tė Qendrės pėr Transparencė dhe Informim tė Lirė pėrfshin kontrollin e deklarimeve tė pasurisė dhe konfliktit tė interesit pėr zyrtarėt e sistemit tė drejtėsisė, konkretisht gjyqtarėve nė tė gjitha shkallėt e gjyqėsorit dhe prokurorėve. Po ashtu pėrfshin investigimin mbi pasuritė e kėtyre zyrtarėve dhe konfliktin e interesit, si dhe ka matur indikatorė tė tjerė jashtė deklaratės sė pasurisė. Ky studim ėshtė financuar nga ambasada britanike nė Tiranė. Anėtarėt e “ėatch dog” janė gazetarė, juristė, vlerėsues pasurie dhe avokatė tė ēėshtjeve civile. Investigimi ėshtė zhvilluar pėrgjatė tetė muajve, duke filluar nė prillin e 2008-ės deri nė fund tė dhjetorit tė 2008-ės.
panorama
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22428
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Gjyqtarėt, si i transferojnė pasuritė :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed Mar 18, 2009 6:53 pm nga ad

ndėrsa njė tjetėr ka deklaruar kompensimin qė merr nga shtetit pėr bukė
ēfare spekulimi. Skandal.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Thu Mar 19, 2009 4:48 pm nga neni 55

Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Mar 19, 2009 5:26 pm nga emigranti

ee esht e vjeter kjo

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi