ILIRIADA PORTAL

Shqipėria me djersė e ka fituar vendin e saj nė NATO

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

19032009

Mesazh 

Shqipėria me djersė e ka fituar vendin e saj nė NATO




Senatorėt italianė vlerėsuan progresin e dukshėm kundėr krimit dhe korrupsionit

Tre nga senatorėt mė tė njohur italianė qė vizituan para disa ditėsh Shqipėrinė vlerėsuan progresin e madh tė reformave tė ekonomisė dhe tė luftės kundėr krimit, qė kanė kthyer Shqipėrinė nė njė shtet modern dhe anėtar tė NATO-s. Senatori De Gregorio, ish-kryetari i Senatit, Franko Marini dhe ish-kryeministri i Italisė Lamberto Dini pohuan nė njė bisedė pėr mediat shqiptare se tashmė prova e madhe janė zgjedhjet e 28 qershorit, qė nėse kalojnė nė mėnyrė perfekte e afrojnė Shqipėrinė me familjen evropiane dhe mund tė shpejtojnė procesin e lėvizjes sė lirė tė shqiptarėve.
- Senatori De Gregorio, Shqipėria pas pak ditėsh do tė jetė anėtare e NATO-s. Si e vlerėson Italia dhe vendet perėndimore zhvillimin e deritanishėm tė Shqipėrisė?
De Gregorio: Keni bėrė sigurisht progres tė jashtėzakonshėm, Shqipėria ėshtė rritur shumė dhe e ka fituar me djersė vendin e saj nė NATO. Ne kemi vlerėsuar jo vetėm rritjen ekonomike, jo vetėm impenjimin nė reforma, por edhe politikėn ushtarake dhe tė sigurisė. Pa Shqipėrinė nuk arrihet siguria nė njė zonė si Ballkani. Pėrveē Ballkanit, tė gjithė e njohin kontributin qė ka dhėnė Shqipėria nė sfidėn e NATO-s nė luftėn ndaj terrorizmit dhe integralizmit islamik nė Afganistan. Kundėr talebanėve edhe ju keni meritėn tuaj.
-Janė regjistruar progrese, e megjithatė problemet mbeten...
Lamberto Dini: Sigurisht qė e dimė se nė Shqipėri ka korrupsion, siē ka edhe nė vende tė tjera tė botės. Korrupsioni mbetet njė plagė edhe pėr Evropėn dhe duhet luftuar. Besoj qė kjo ėshtė thėnė, se Shqipėria ka arritur sukses nė luftėn kundėr krimit, kundėr krimit tė organizuar dhe bandave qė kontrollonin vendin dhe kjo ka sjellė mė nė fund stabilitet. Tani sfida mes stabilitetit dhe korrupsionit fitohet vetėm duke forcuar institucionet demokratike. Dhe ky ėshtė njė proces qė s'mund tė arrihet nė disa ditė, por edhe njė progres i vazhdueshėm. Dhe mė duhet tė them se ky progres ėshtė i dukshėm, pavarėsisht ēka thotė shtypi ndėrkombėtar apo Departamenti i Shtetit. Shqipėria duhet tė inkurajohet tė vazhdojė rrugėn qė tashmė ka ndėrmarrė.
-Shqipėria do tė jetė nė NATO-s pas pak ditėsh. Si duhet tė festojmė, si triumfatorė, apo si njė popull me shumė fat?
Franco Marini: Le ta lėmė fatin mėnjanė. Fati luan rolin e tij nė historinė e kombeve, por mendoj se ėshtė progresi dhe kontributi juaj nė kėto 15 vjet. Kjo nuk do tė thotė se Shqipėria ėshtė kthyer nė njė parajsė tė mirėqenies, keni probleme dhe kėto i shohim edhe ne. Jemi njė popull mik qė kėrkon raporte tė afėrta me ju, por kėto progrese kanė stabilizuar demokracinė. Mbetet sfida e madhe e zgjedhjeve. Edhe ne kemi zgjedhje tė rėndėsishme nė qershor, kemi zgjedhjet evropiane dhe pak ditė mė vonė keni edhe ju. Forcimi i demokracisė, ky ėshtė objektivi qė ju ka vėnė edhe Evropa, e qė ndajmė edhe ne. Megjithatė, besoj se nė marrėdhėniet ndėrkombėtare nuk i bėhen dhurata dikujt thuajse asnjėherė.
-Ėshtė folur shumė pėr liberalizimin e vizave dhe lėvizjen e lirė tė shtetasve shqiptarė. Qeveria aktuale ka premtuar se nė vitin e parė tė njė mandati tė dytė eventual, kjo do tė arrihet. Kjo do tė ishte realizimi i njė ėndrre pėr gjithė ne. Por do tė jetė njė realitet i kushtėzuar nga ritmi i reformave, apo ngjyrimi politik i qeverisė sė ardhshme?
Franco Marini: Jo, do tė pėrjashtoja ngjyrimet politike, pasi nė Bashkimin Evropian ka njė dallim thelbėsor nė kėtė drejtim, qė i pėrjashtojmė ngjyrimet politike si faktor. Nga ana jonė, mbėshtetja ekziston ndaj kėsaj aspirate tė madhe tė popullit shqiptar. Unė mendoj se reformat dhe ecuria e tyre, zhvillimi dhe kapėrcimi nė mėnyre brilante i raporteve demokratike, korrekte dhe tė dukshme nė kėtė provė elektorale, qė e keni afėr, do tė krijojė njė klimė brenda unionit pėr tė shpejtuar realizimin e kėsaj dėshire tė madhe tė shqiptarėve.
bota sot
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22728
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Shqipėria me djersė e ka fituar vendin e saj nė NATO :: Komentet

avatar

Mesazh prej Thu Mar 19, 2009 3:32 pm nga flutura

Shqiperia ke akoma shume pune per te bere, gjithsesi suksesit i duhet thene sukses.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Mar 19, 2009 5:01 pm nga ADMIN

Flutura ,cfare pune ka shqiperia per te bere ne keto drejtime,shqiperia eshte nje shtet shume i lashte ne mezin e Europes te njejtet fqinje (komshi) nuk e lejojne te ngene koken lart ,te njejtit njerez kerkojne llogari dhe vendosin kushte per gjera te tilla ,duan apo nuk duan ata na kane hale ne sy ,ne vitin 1940 na detyruan qe te brohorisim "VIVA DUCE" ne mesin e Tiranes ,nuk u lejote qe te thonim ne shqip <rrofte Ducja"

O po ju mendoni se kjo nuk ka lidhje me temen fare ,po po ka lidhje si cke me te

SHQIPERIA E MERITON JO VETEM NE NATO POR EDHE NE B.E SA ME PARE dhe ju thom politikaneve Europian boll me matrapasdheqet e Grekeve Italinave dhe Serbeve,ju na cuat ketu ku jemi tani na mbani ne shpine se nuk ikim dot sepse kemi te gjitha te drejtat sikur popujt tjere te EUROPES dhe nuk e meritojme qe te na ndaloni ne Areportet e Europes vetem se jemi SHQIPTA

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Mar 19, 2009 5:25 pm nga emigranti

ashtu esht porta

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi