ILIRIADA PORTAL

Gjilberta, artistja qė do lerė Nju Jorkun pėr Shkodrėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

21032009

Mesazh 

Gjilberta, artistja qė do lerė Nju Jorkun pėr Shkodrėn




Nga Nju Jorku, Dalip Greca
Gjilberta Gelaj, violonēelistja shqiptare, qė ėshtė diplomuar nė tre universitete amerikane, qė ka arritur tė pushtojė Carnegie Hall, tė jetė e pranishme me violonēelin e saj nė sfilatat e modės nė Manhattan, tė japė koncerte deri nė Korenė e Jugut, tani ėshtė nė prag tė realizimit tė ėndrrės, pėr tė hapur njė shkollė muzike nė Shkodėr

Gjilberta Gjelaj, ėshtė artiste qė jeton mes Shqipėrisė dhe Amerikės. Edhe pse ka 12 vjet nė SHBA, ajo shpreson qė tė kthehet nė Shkodrėn e saj me njė ėndėrr, qė e ka shoqėruar nė kėta vite: tė hapė njė shkollė muzike.
Qė kur ishte 6 vjeē, nisi tė hedhė hapat e parė drejt formimit tė saj muzikor, duke u regjistruar nė violonēel (cello), nė shkollėn e muzikės "Prenk Jakova" tė qytetit tė lindjes, Shkodėr. Gjilberta nuk mund tė harrojė ēastet, kur i ati e ēonte nė shkollė, me njė dorė ngiste biēikletėn e nė dorėn tjetėr mbante violonēelin e saj, ndėrsa ajo, qė qėndronte pas, e shtrėngonte fort pėr mesi, qė tė mos rrėzohej.
Ishte vetėm 11 vjeē kur dha koncertin e parė, ndėrkohė qė nė moshėn 14 vjeē u pėrzgjodh nė njė turne tė Orkestrės Filarmonike tė Shkodrės nė Itali. Nė moshėn 13 vjeē ajo fitoi konkursin pėr artistėt e rinj. Duartrokitjet qė e shoqėruan gjatė koncertit nė shtetin fqinj, i dhanė kuraj ė pėr tė kėrkuar shtigje tė reja ballafaqimi me publikun jashtė Shqipėrisė.
Erdhi nė New York nė vitin 1998 dhe nisi tė marrė mėsime private nga violonēelisti i njohur, Michael Finckel, i cili vjen nga njė familje me famė nė muzikė. Mjeshtri amerikan pa tek vajza njė talent tė rrallė dhe e rekomandoi tė vazhdonte studimet universitare, me qėllim qė tė njihej me shkollėn amerikane tė muzikės. Konkurroi dhe ishin tė shumtė universitetet qė e ftuan ta kishin studente tė tyre, por ajo zgjodhi Konservatorin e Muzikės, nė Purchase of State University, nė New York. Arsyeja, siē tregon Gjilberta, pse zgjodhi kėtė universitet, ishte se aty ndodhej profesori i njohur, Peter Wiley, qė e pranoi nė klasėn e tij. Peter Wiley ėshtė violonēelisti i kuartetit "Guarnieri", qė janė tė njohur nė tė gjithė botėn dhe kanė fituar shumė ēmime, duke pėrfshirė disa Grammy Awards.
E mbaroi shkėlqyeshėm konservatorin dhe u diplomua me Bachelor of Fine Arts in Music Performance. Ndėrkohė qė ftohej pėr koncerte, ajo nuk u ndal kėtu pėr formimin e saj muzikor. Konkurroi sėrish dhe fitoi tė drejtėn pėr studime pasuniversitare nė Mannes College of Music in Manhattan, NY. Nga njė studim bashkėrendues midis Mannes College dhe Juilliard School of Music, Gjilberta u pėrzgjodh nė klasėn e Andres Emelianoff, qė ėshtė ambasador pėr arte i Amerikės dhe pedagog nė Juilliard School of Music.
Pasi realizoi me sukses studimet aty, vendosi tė mos ndalet, por kėrkoi qė tė studionte edhe pėr njė diplomė tė tretė nė New York University, nė fushėn e pedagogjisė. Ndėrkohė qė nuk i ka ndėrprerė koncertet, ajo ka arritur qė tė "pushtojė" Carnegie Hall, nė Manhattan, tė japė koncerte jo vetėm nė shtetin e Nju Jorkut, por edhe nė shtete tė tjerė, madje edhe jashtė kontinentit; ėshtė pėrzgjedhur edhe nė turneun qė orkestra e New Jersey-t realizoi nė Korenė e Jugut.
Pėr ta njohur mė mirė jetėn artistike tė Gjilbertės, le tė ndjekim intervistėn qė i morėm asaj:
Kush ėshtė Gjilberta Gelaj?
Kam lindur dhe jam rritur nė qytetin e Shkodrės, nė Shqipėri. Erdha nė NY nga fundi i vitit 1998. Jam e martuar dhe vazhdoj tė jetoj nė NY.
Cila ishte rruga, nėpėr tė cilėn ecėt pėr tė mbėrritur kėtu ku jeni?
Prindėrit vėshtruan tek unė njė talent muzikor dhe, nė moshėn 6 vjeē, vendosėn tė mė regjistrojnė nė violonēel (cello), nė shkollėn e muzikės "Prenkė Jakova", nė Shkodėr.
Mbasi mbarova shkollėn e mesme, erdha nė NY dhe, tė them tė drejtėn, kisha shumė ndrojtje tė vazhdoja studimet e muzikės nė Amerikė. Arsyeja pėr kėtė ndrojtje ishte sepse, kėtu kanė njė shkollė dhe mjeshtėri tjetėr nga ajo europiane. Pėr njė vit fillova tė marr mėsime private nga Michael Finckel, qė ėshtė njė violonēelist nga njė familje muzikore me shumė famė. Mr. Finckel mendonte qė unė kisha njė talent tė rrallė dhe mė kurajoi shumė qė tė vazhdoja studimet e muzikės nė NY. Konkurrova dhe fitova nė disa universitete, por zgjodha Konservatorin e Muzikės nė Purchase College of State University of New York. Arsyeja ishte sepse Peter Wiley ishte pedagog nė kėtė universitet. Studioja e tij ishte me shumė kufi. Peter Wiley ėshtė violonēelisti i kuartetit "Guarnieri", tė cilėt janė tė njohur nė tė gjithė botėn dhe kanė fituar shumė ēmime, duke pėrfshirė disa Grammy Awards. Mr. Wiley mė pranoi nė klasėn e tij dhe pasi u diplomova me Bachelor of Fine Arts in Music Performanc, konkurrova dhe fitova tė vazhdoj studimet e mėtejshme pasuniversitare, nė Mannes College of Music, nė Manhattan, NY. Gjatė kėsaj kohe, nė Mannes, nėpėrmjet njė studimi bashkėrendues midis Mannes College dhe Juilliard School of Music, pata mundėsi tė pranohem nė klasėn e Andres Emelianoff, qė ėshtė US Ambasador pėr Arte dhe pedagog nė Juilliard School of Music. Sikur nuk kisha boll diploma deri atė kohė, vendosa tė studioj dhe nė njė fushė tjetėr tė muzikės; tė vazhdoj studimet nė New York University pėr Music Education, nė fushėn e pedagogjisė. Gjatė gjithė kėsaj kohe, pėrveē angazhimeve tė shumta me koncerte, jepja mėsime private nė violonēel dhe violinė.
Kujt ia dedikoni suksesin?
Prindėrve tė mi, Nosh dhe Veronika Lucaj, qė kanė sakrifikuar gjithė jetėn e tyre qė unė tė vazhdoj karrierėn e artistit. Kur isha e vogėl, mė kujtohet gjithmonė baba im duke mė ēuar dhe marrė nga shkolla me biēikletė; nė njė dorė mbante violonēelin tim, me tjetrėn mbante timonin e biēikletės dhe unė rrija nė sediljen mbrapa. Pa mbėshtetjen dhe kurajėn e tyre dhe tė burrit tim, nuk kisha mundur tė arrija ku jam sot.
Nuk mund tė lė pa falėnderuar shokun tim tė jetės, Pashko (Bobby) Gelaj, qė mė ka mbėshtetur dhe kurajuar qė nga dita e parė e jetės tonė. Nuk ėshtė e lehtė tė jetosh me njė muzikant, qė shumė herė merr frymėzim t'i bjerė violonēelit nė mes tė natės!
Cili ka qenė koncerti juaj i parė?
Unė kam dhėnė koncerte qė nga mosha 11 vjeē, por nė moshėn 14 vjeē u zgjodha si studentja mė e re tė merrja pjesė nė njė tur me orkestrėn e Shkodrės, nė Itali. Koncerti i parė nė Itali ishte nė Bari, dhe tė gjithė spektatorėt duartrokitnin nė kėmbė. Ishte hera e parė qė e kuptova se sa shumė e vlerėsojnė njerėzit artin e muzikės.
Kompozitori juaj i preferuar ?
T'i pėrgjigjesh kėsaj pyetjeje, ėshtė njėsoj sikur tė pyesėsh njė njeri tė etur nė mes shkretėtirės, ēfarė uji dėshironi tė pini? Personalisht, kam njė etje tė pangopur pėr muzikėn klasike, por mund tė them qė jam shumė e tėrhequr nga periudha romantike (1815-1912). Ēdo koncert qė jap, ka njė pjesė nga kjo periudhė. Disa kompozitorė tė preferuar, janė: Weber, Chopin, Schumann, Brahms, Starauss, Mendelssohn, Liszt, biles edhe Franck, Smetana, Borodin, Mahler, Debussy edhe Rachmaninoff, qė janė nga fundi i periudhės romantike.
Cilin do tė veēonit nga koncertet tuaj?
Tė pyesėsh ēdo muzikant, se cila ėshtė ėndrra juaj, mendoj se do tė pėrgjigjet: "tė luash nė Carnegie Hall, NY". Hera e parė qė luajta nė Weill Recital in Carnegie Hall, me njė trio, ishte njė eksperiencė shumė emocionuese dhe fantastike. Spektatorė ishin edhe nėna ime dhe burri im. Ishte njė ėndėrr e madhe, qė iu plotėsua nanės time atė ditė. Po ashtu, koncerti qė luajta kėtė shkurt, nė Couture Fashion Week in NYC, me shokun tim Alexandėr Markov, ishte mrekulli. Mr. Markov ėshtė njė nga violinistėt mė tė mėdhenj nė botė dhe i vetmi njeri qė mund t'i luajė tė gjitha Kapriciot e Paganinit nė njė koncert.
Ēfarė ka tė shenjtė Gjilberta?
Zotin nė qiell, jetėn e njeriut, Shqipėrinė, Nėnėn Tereza dhe muzikėn.
A mund tė mė tregoni diēka pėr nxėnėsit tuaj?
Kam njė pasion shumė tė madh tė jap mėsim dhe kam studentė nga mosha 4 deri 25 vjeē. Tė them tė drejtėn, mė vjen shumė keq qė nuk kam asnjė student shqiptar. Do tė kisha dėshirė qė shqiptarėt t'i angazhojnė fėmijėt e tyre me muzikė, e jo t'i mėsojnė veē qė tė bėjnė pare.
Pėrveē muzikės, ēfarė hobi tjetėr ka Gjilberta?
Lexoj shumė libra, shumica e tyre janė libra klasikė. Duke u rritur nuk kam pas shumė libra dhe ndjehem e uritur pėr letėrsi. Shumica e librave klasikė kanė qenė tė ndaluar nga komunizmi. Shkoj nė muzeume, s'ngopem sė vėshtruari gravura/portrete (paintings) nga koha e impresionizmit. Po ashtu, vdes fare pėr plazhin dhe tė notoj.
Cila ose cili ėshtė idhulli juaj pėr muzikė, film, letėrsi, sport?
Violonēelisti dhe humanitari, Pablo Casals, qė ka bėrė shumė pėr shtetin e tij. Mstislav Rostropovich, qė i dha jetė dhe famė violonēelit. Filmat: "Shkronjtorja Jonė", "Gone With The Wind", "NoteBook", "Scarface". Letėrsi: Anton Chehov, Fyodor Dostoevsky, Leo Tolstoy, Aynn Rand, Herman Hesse, Earnest Hemingway, Charles Dickens, Charlotte Bronte, John Grisham, Balzac, Zola, Ludwig Wittgenstein, Franck McCourt e shumė tjerė...
Si janė lidhjet tuaja me komunitetin shqiptar?
Ju mė takuat nė njė veprimtari tė komunitetit, atė tė "Motrave Qiriazi". Aty takova dhe zonjėn Berisha, e cila mė ftoi pėr koncerte nė Shqipėri. Por, tė them tė drejtėn, nuk kam pas shumė lidhje me komunitetin shqiptar, sepse kam qenė e preokupuar shumė me shkollė dhe karrierė. Tani jam duke munduar qė tė bėj tė interesuar edhe komunitetin shqiptar pėr muzikėn klasike. Nė gjithė ato koncerte muzike klasike qė kam dhėnė nė SHBA, fatkeqėsisht, nuk kam takuar shqiptarė. Por, falėnderoj pa masė gazetėn "Illyria", qė mė dha kėtė shans pėr intervistė dhe qė nga ky moment, unė po vė ura komunikimi me komunitetin dhe do ta ftoj atė nė koncertet e ardhshėm.
Po me Shqipėrinė, i mbani lidhjet?
Natyrisht qė nuk i kam shkėputur lidhjet. Me Shqipėrinė jam pak mė shumė e lidhur, sepse kushėriri im ėshtė violinist dhe njerėzit nė Shkodėr dhe Shqipėri janė mė shumė tė lidhur me muzikantėt klasikė.
Ēfarė do tė thoshit pėr fatin e artistėve nė mėrgim?
Vetėm njė njeri si unė mund ta kuptojė sa vėshtirė ėshtė tė arrish diēka artistike nė botėn e huaj. Fatkeqėsisht, Shqipėria ka qenė shumė e varfėr dhe e mbyllur pėr artistėt nė kohėn e diktaturės. Ajo ishte kohė e vdekur pėr artistėt, qė kanė nevojė pėr lirėsi krijimesh dhe ekspresione tė shpirtit.
Sa e ndjeni veten, si artiste, "ambasadore e vendit" qė i pėrkisni?
Natyrisht qė ndjehem e tillė dhe do tė kisha dėshirė qė ēdo shqiptar tė ndjehet ambasador i vendit tonė. Ne jemi komb i vogėl dhe kemi nevojė tė pėrfaqėsojmė njėri-tjetrin si komb dhe jo nė baza tė fesė ose tė politikės.
Gjithmonė, mbas koncerteve, njerėzit mė pyesin pėr arritjet e mia dhe pėr Shqipėrinė, e unė u flas me pasion. Mė kanė thėnė shpesh se unė e dua shumė vendin tim dhe rrallė kanė takuar njė artist qė ta dojė aq shumė vendin e vet.
Ju mė thatė para intervistės, se keni njė ėndėrr: tė ktheheni nė Shqipėri. Kur mendoni se ėndrra do tė realizohet?
Qysh kur kam ikur nga Shqipėria, e kam pas njė ėndėrr: qė njė ditė tė kthehem dhe tė hap njė shkollė muzike dhe artesh nė Shkodėr. Shkodra ka qenė gjithmonė vatra e kulturės shqiptare. Ajo ėndėrr ishte qėllimi qė unė vazhdova studimet, derisa mora dhe master nė fushėn pedagogjike kėtu nė Amerikė. Faleminderit zotit dhe disa njerėzve qė mė vlerėsojnė si muzikante. Ėndrra ime ėshtė duke u plotėsuar shumė shpejt. Mendoj se brenda kėtij viti do t'ia arrij qėllimit tim. Ndoshta gazeta juaj do tė jetė gjeneroze edhe njė herė tė mė japė mundėsi tė flas mė shumė pėr krijimin e kėsaj ėndrre dhe realizimin e saj.
shekulli
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22713
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Gjilberta, artistja qė do lerė Nju Jorkun pėr Shkodrėn :: Komentet

Mesazh prej Sat Mar 21, 2009 10:23 pm nga i persekutuari

sma ha mendja

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Mar 22, 2009 7:04 pm nga ilda

goxha inciative...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi