ILIRIADA PORTAL

Kukes, ekzekutohen dy police

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

24032009

Mesazh 

Kukes, ekzekutohen dy police




Kukes, ekzekutohen dy police
24/03/2009 00:05

Dy police jane qelluar me arme zjarri dhe jane gjetur te vdekur ne fshatin Shen Meri teksa po kryenin detyren ne nje postbllok te vendosur ne rruge pas situates emergjente me deboren ne kete qark.

Policet, Shkelzen Dobrushi dhe Ramadan Hila, sipas te dhenave zyrtare, jane qelluar nga nje person, Afrim Hasanaj.

Punonjesit e policise se rendit dhe i dyshuari thuhet se kane patur nje grindje banale pak dite me pare, nderkohe qe Hasanaj njihet si nje person me precedente penale.

Ne vendngjarje menjehere kane shkuar drejtuesit e policise se qarkut Kukes dhe drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci.

Ndersa ne ndjekje te te dyshuarit pervec uniformave te policise se Kukesit, jane nisur nga Tirana edhe forcat speciale te repartit RENEA.
avatar
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 47
Reputation : 17
Points : 17300
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anėtarit http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Kukes, ekzekutohen dy police :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue Mar 24, 2009 2:18 pm nga ILIRI

Tiranė -Policia e Shtetit nė njė reagim tė minutės sė fundit, pėr ngjarjen e ndodhur nė Kukės, ka bėrė tė ditur se dy policėt janė vrarė, nė momentin qė ata po merrnin shėrbimin. “Dy policėt, Shkėlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila janė vrarė nė krye tė detyrės teksa po merrnin shėrbimin e rojės nė fshatin Shemri tė Kukėsit"-deklaroi Klodian Branko, zėdhėnėsi i Policisė sė Shtetit.

Sipas komunikatės sė Policisė, dy policėt e vrarė natėn e shkuar nė Shėmri tė Kukėsit, kishin ngritur njė padi ndaj shtetasit Afrim Hasani. Sipas policisė, padia ishte ngritur mė 17 mars, ndėrsa shtetasi nė fjalė ishte shpallur nė kėrkim nga forcat e rendit.

Padia pėr vrasėsin Hasani, ishte ngritur pėr shkatėrrim prone. Por, kjo u ka kushtuar shtrenjtė dy policėve, tė cilėt janė vrarė nė mėnyrė barbare mbrėmjen e shkuar, nė njė postbllok, teksa po merrnin detyrėn. Kėshtu, i vrarė mbeti shtetasi, me uniformė policie, Shkėlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila.

Ndėrkohė, policia ka bėrė tė ditur se pėr tė gjithė ata qė japin informacion pėr autorin e ngjarjes do tė marrin shpėrblim 5o mijė euro. Pėr tė gjithė ata qė kanė informacion mbi autorin, Policia e Shtetit ka vėnė nė dispozicion, dy numra telefoni si 0694106303 dhe 0694106434.
start

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Mar 24, 2009 2:20 pm nga ILIRI

Kukės -Kryeministri Sali Berisha i ka dėrguar njė telegram ngushėlli i familjarėve tė policėve tė vrarė. “Tė dashur fėmijė, bashkėshortė, prindėr dhe familjarė tė inspektorėve, Shkėlzen Dobrushi dhe inspektor Ramadan Hila, tė rėnė nė detyrė;Nė emrin tim dhe tė qeverisė shqiptare, ju shpreh ngushėllimet mė tė thella pėr humbjen e jetės sė prindėrve, bashkėshortėve dhe bijve tuaj mė tė dashur, Shkėlzen Dobrushit dhe Ramadan Hilės. Rėnia e tyre me nder, nė krye tė detyrės, nė mbrojte tė jetės, sigurisė dhe rendit tė qytetarėve shqiptarė, ėshtė njė humbje e madhe, jo vetėm pėr familjen tuaj tė nderuar, por pėr tė gjithė Policinė e Shtetit, Kukėsin dhe mbarė Shqipėrinė”-shkruan nė mesazh kryeministri Berisha.

Kryeministri ka shprehur mbėshtetjen e tij dhe tė qeverisė qė drejton pėr Policinė e Shtetit. “Inspektorėt, Shkėlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila u martirizuan dje pėr tė fituar pavdekėsinė, nė altarin e tė rėnėve tė kombit, i cili do t’u jetė atyre pėrjetė mirėnjohės. Ndėrsa ai qė shkrehu mbi ta zjarrin vdekjeprurės, do tė marrė ndėshkim shembullor dhe tė merituar, pėr aktin e tij makabėr”-vijon Berisha.

Duke ndarė me ju dhimbjen e thellė dhe pikėllimin e madh, sė bashku me qeverinė time-vijon Berisha-ju shpreh Juve solidaritetin mė tė plotė dhe lutem me ju qė shpirtrat e bijve tuaj tė dashur, qė flijuan rininė dhe jetėn nė emėr tė detyrės, tė gjejnė paqen e merituar.
start

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Mar 24, 2009 5:00 pm nga ADMIN

Per mendimin tim keta duhet te marrin denimin maksimal qe existon ne kushtetuten shqiptar per ligjet e krimeve

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Mar 24, 2009 8:31 pm nga ad

natyrisht qe akte te tilla meritojn ndeshkim te rende

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Tue Mar 24, 2009 9:40 pm nga i persekutuari

KUKĖS- Pas kėrkimesh intensive nga ana e forcave policore ėshtė arrestuar autori i vrasjes sė dy policėve nė Kukės. Lajmin e konfirmojnė burimet zyrtare tė policisė sė Kukėsit, sipas tė cilave ai ėshtė ndaluar vetėm pak minuta mė parė. Burime nga vendi i ngjarjes bėjnė me dije se Afrim Hasani, i identifikuar si ekzekutori i policėve ėshtė ndaluar nė fshatin Petkaj, ku banon edhe vetė. Ai ėshtė kapur gjatė operacionit tė kėrkimit, nė afėrsi tė banesės sė tij, nė brigjet e liqenit tė Fierzės.
Ndonėse ende nuk jepen detaje pėr arrestimin, mėsohet se ai ka tentuar tė largohet me vrap pėr t'i shpėtuar policisė, por njė gjė e tillė ka qenė e pamundur. Nuk thuhet ende nėse ka qenė ose jo i armatosur.
Pak mė parė, policia e Shtetit sqaroi se nė datėn 17.03.2009, autori i kėsaj ngjarje, person me precedent penale i dėnuar mė parė, ėshtė kallėzuar nė Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Kukės nga dy inspektorėt e lartpėrmendur pėr kundėrshtim tė punonjėsve tė policisė dhe shkatėrrim tė pronės sė tjetrit, dhe ky ėshtė shkaku dhe motivi i kėtij krimi tė rėndė.
shekulli

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Mar 24, 2009 9:44 pm nga ADMIN

Vertete nje krim shume i rende ,une ju dergoj ngushllimet e mia te perzemerta familjeve te policeve ,ata rane ne detyre duke mbrojtur popullin nga njerez si ky krimineli

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Mar 25, 2009 6:14 pm nga lidabica

Eh po denimi max,ketu tek ne eshte me burgim te perjetshem,e c'fare vrasesi mbetet gjalle Shocked Shocked
Si ka mundesi qe te jete kaq i cunguar ky ligj tek ne?
Pse nuk vihet ligji me vdekje edhe tek ne?A mund te mbete gjalle nje kriminel i tille?
Dhe pastaj nga ky ligj i cunguar vepron vetegjyqesia.......
Krimineli behe shembull,vare ne mes te qytetit dhe shiko pastaj e bejne te tjeret kete krim makaber apo jo.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Mar 25, 2009 10:49 pm nga blu

Bravo forcave speciale qe e kapen shume shpejt kriminelin.Duhet varur te vejne mend te tjeret.Sjane budallenj Amerikanet qe vrasesit i vrasin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi