ILIRIADA PORTAL

Berisha kėrkon “kokėn” e Ina Ramės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

25032009

Mesazh 

Berisha kėrkon “kokėn” e Ina Ramės




Berisha kėrkon “kokėn” e Ina Ramės
Ish-ministri i Mbrojtjes paditi kupolėn e organit tė akuzės. Trajtimi i padisė sė Mediut, “gur i rėndė” pėr kryeprokuroren

Habjon Hasani

Tiranė - Padia e ish-ministrit Mediu i hap rrugėn njė mėsymjeje parlamentare ndaj kryeprokurores sė vendit. Ngritja e kėsaj padie vetėm tre muaj para zgjedhjeve ndaj kryeprokurores lė shijen e njė lėvizjeje tė vėrtetė prej “shahisti”, ndoshta e koordinuar politikisht. Kupola e Prokurorisė sė Pėrgjithshme ėshtė nėn akuzė, e paditur nga ish-ministri mė i rėndėsishėm qė ka hetuar dhe akuzuar ndonjėherė ky institucion. Dy ditė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes politike mes kryeministrit Berisha dhe kreut tė republikanėve, Fatmir Mediu, ky i fundit depozitoi dje njė padi penale ndaj krerėve tė organit tė akuzės duke i dhėnė njė tjetėr pėrmasė hetimit dhe rrethanave tė trajtimit tė dosjes “Gėrdeci”, e cila ėshtė ndoshta dosja mė e madhe e hetuar ndonjėherė nga Prokuroria nė 20 vitet e fundit. E paraqitur si njė padi nga njė i pandehur pėr mosrespektim tė procedurės hetimore, kjo padi duket se mbart njė vlerė jo tė vogėl nė tėrėsinė e ngjarjeve, madje duke pasur tė gjitha premisat pėr t’u shndėrruar nė njė instrument politik mbi institucionin e akuzės dhe krerėve tė saj. Mbėrritja nė dyert e Prokurorisė sė Tiranės tė njė padie mbi kryeprokuroren e vendit dhe drejtorin e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Hetimeve, minimalisht do tė kompleksonte punėn rutinė tė kėtij institucioni. Pėr cilindo prokuror tė thjeshtė tė Prokurorisė sė Tiranės do tė ishte njė detyrė absolutisht e padėshiruar hetimi i eprorėve tė tij, nėn dritėn e interesit tė medias. Sikundėr duket se kjo padi premton njė kompleksim edhe tė dy tė akuzuarve qė duhet qė minimalisht tė pėrkrahin vartėsit e tyre pėr trajtimin konformė ligjit tė kėsaj padie. Nga ana tjetėr, ēdo pengesė apo bllokim hetimi i reklamuar nė media mbi hetimin e kryeprokurores mund tė pėrbėnte kurdoherė njė “alibi” tė mirė tė mazhorancės parlamentare pėr t’i kėrkuar “kokėn” e kryeprokurores, Presidentit tė Republikės.
Mundėsitė
Si mund tė hetohet njė prokuror i Pėrgjithshėm? Shembuj konkretė nuk gjenden, tė paktėn qė pas vitit 1998, kur Kushtetuta e Republikės i dha institucionit tė prokurorit tė Pėrgjithshėm njė pozitė tė fuqishme nė raport me qeverinė, madje dhe me shumicėn parlamentare nė rastet kur Presidenti i Republikės nuk mbėshteste nismat e Kuvendit pėr shkarkimin e prokurorit tė Pėrgjithshėm. Si rregull, nė rast se Prokuroria e Tiranės vlerėson pozitivisht padinė e z. Mediu dhe avancon me hetimet, duhet qė tė bėjė objekt tė saj kryeprokuroren, ndėrsa kjo e fundit duket se nuk gėzon imunitet ndaj hetimeve tė institucionit qė ajo vetė drejton. Kryeprokurorja ėshtė e ekspozuar ndaj njė hetimi mbi njė vepėr penale. Ligji “Pėr Prokurorinė” nuk e shmang kryeprokuroren nga asnjė padi direkte e institucioneve tė saj tė varėsisė. Ndėrsa prokurori i Tiranės, Gent Xholi, ka tė gjitha kompetencat pėr tė vendosur mbi fatin e kėsaj padie tė paraqitur dje nga ish-ministri Mediu, tė paktėn bazuar nė ligjin e fundit “Pėr Prokurorinė”, prokurorėt e rretheve kanė mė shumė autonomi veprimi nė trajtimin e padive qė u drejtohen pėr shqyrtim. Nė kushtet kur Prokuroria e Tiranės ėshtė parė gjithnjė e mė shumė si njė institucion ku mazhoranca parlamentare dhe qeveria kanė pasur “akses tė kėnaqshėm”, pranimi i padisė penale tė z. Mediu nuk do tė pėrbėnte ndonjė ngjarje tė paimagjinueshme.
Mospranimi
Kjo lėvizje e z. Mediu duket se pėrveē vėnies sė tė drejtės sė tij nė vend (pėr barazi para hetimit dhe mosparagjykim) duket se i dhuron mazhorancės njė fitore politike tė sigurt. Nė rastin kur Prokuroria e Tiranės pranon padinė, automatikisht kryeprokurorja vihet nė vėmendjen e opinionit publik si njė person qė ka paragjykuar dhe keqtrajtuar hetimin e dosjes mė tė rėndėsishme qė ka organi i akuzės. Nga ana tjetėr, nėse padia e z. Mediu do tė refuzohej nga Prokuroria e Tiranės, interpretimi i kėtij refuzimi politikisht do tė ishte kurdoherė njė “as nėn mėngė” i mazhorancės pėr tė deklaruar nė kėtė stinė zgjedhore se, “Kryeprokurorja shkeli ligjin, paragjykoi ēėshtjen dhe bllokoi hetimin e vetes dhe tė bashkėpunėtorit tė saj”. Madje, nė rastin e dytė do tė ishin mė tė motivuar politikisht edhe deputetėt e mazhorancės, tė cilėt mund tė nisnin procedurat ligjore pėr shkarkimin e kryeprokurores. Cilido qoftė fati i kėsaj padie, ajo funksionin e saj kryesor e kreu qysh dje, kur tė gjithė shqiptarėt panė kupolėn e organit tė akuzės nėn akuzė pėr manipulim faktesh, shkeljesh tė rregullave hetimore dhe manipulim tė opinionit publik. Pak a shumė njė pretendim i ngjashėm me tė gjitha deklaratat publike dhe sulmet verbale tė kryeministrit ndaj organit tė akuzės, veēse kėsaj here ato janė shprehur nė formėn e njė padie penale nga ish-ministri i tij i Mbrojtjes, i dorėhequr njė vit mė parė pas shpėrthimit nė Gėrdec qė “shkundi” Shqipėrinė mbarė.


Kushtetuta pėr shkarkimin e prokurorit tė Pėrgjithshėm

Neni 148

1. Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe pėrfaqėson akuzėn nė gjyq nė emėr tė shtetit. Prokuroria kryen edhe detyra tė tjera tė caktuara me ligj.
2. Prokurorėt janė tė organizuar dhe funksionojnė pranė sistemit gjyqėsor si njė organ i centralizuar.
3. Nė ushtrimin e kompetencave tė tyre, prokurorėt u nėnshtrohen Kushtetutės dhe ligjeve.

Neni 149

1. Prokurori i Pėrgjithshėm emėrohet nga Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit.
2. Prokurori i Pėrgjithshėm mund tė shkarkohet nga Presidenti i Republikės, me propozim tė Kuvendit, pėr shkelje tė Kushtetutės ose pėr shkelje tė rėnda tė ligjit gjatė ushtrimit tė funksioneve tė tij, pėr paaftėsi mendore a fizike, pėr akte e sjellje qė diskreditojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e Prokurorit.
3. Prokurorėt e tjerė emėrohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikės me propozim tė prokurorit tė Pėrgjithshėm.
4. Prokurori i Pėrgjithshėm informon herė pas here Kuvendin pėr gjendjen e kriminalitetit.


Paralajmėrimi, tri ditė mė parė, Berisha e quajti Prokurorinė ”parti politike”

Dy ditė pasi dosja e plotė e hetimit tė tragjedisė sė Gėrdecit, pėr tė cilėn akuzohet si pėrgjegjės edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, mbėrriti nė Gjykatė, organi i akuzės ka rėnė pre e njė sulmi tė drejtpėrdrejtė tė kryeministrit Sali Berisha. I ulur nė krah tė Mediut, me tė cilin ka nėnshkruar dje dhe marrėveshjen e re tė bashkėpunimit, shefi i qeverisė nuk ka ngurruar tė akuzojė hapur Prokurorinė si tė kapur politikisht. I pyetur nga gazetarėt nėse marrėveshja e bashkėpunimit, e lidhur me PR-nė, kryetari i sė cilės ėshtė nėn akuzė pėr ngjarjen e rėndė tė Gėrdecit ku humbėn jetėn 26 persona dhe u plagosėn rreth 300 tė tjerė, do tė kishte njė efekt negativ edhe pėr vetė tė djathtėn, kryeministri Berisha i ka quajtur konkludimet e Prokurorisė si tė falsifikuara dhe tė montuara politikisht dhe, pėr rrjedhojė, s’do tė kenė asnjė ndikim nė zgjedhjet e ardhshme. “Prokuroria, me akuzat false qė ka formuluar nė fillim, ka pėrdhosur tė vdekurit. Mos harroni se ata janė vėllezėrit e mi, vėllezėrit e tu, nėnat tona, motrat tona, njerėzit tanė. Nė mėnyrėn se si nisi Prokuroria me urdhrat politikė, ka formuluar pseudo akuza”, - tha Berisha. Shefi i qeverisė ka komentuar edhe akuzat konkrete tė bėra nga Prokuroria pėr Mediun, i ka dalė atij nė mbrojtje dhe duke hedhur poshtė si tė pavėrtetė akuzėn pėr shmangie nga vendimmarrja tė ushtarakėve tė Shtabit tė Pėrgjithshėm. “Ka qenė ky kryeministėr qė ju ka thėnė juve se duhet tė zbardhet e vėrteta dhe duhet tė jeni tė bindur se e kam bėrė jo pėr tė mbrojtur ndokėnd mbi tokė, por vetėm pėr tė mbrojtur hetimin qė duhet tė bėhej, pasi, nėse e akuzon tjetrin pėr atė qė nuk qėndron, siē iu tha zotit Mediu, se ai ka shmangur dhe anashkaluar ushtarakėt, kjo ėshtė si t’i thuash kėtij populli se ‘ti ha bar’. Me formulat e vjetra dhe unė mund tė tė them ty ē’tė duash dhe ti mė beson, por aty ishin 32 dokumente, secili me nga 3 deri nė 7 firma dhe nuk kishte asnjė shmangie. Por, ku ishte problemi? Problemi ishte se duhej devijuar njė linjė e tėrė, nė mėnyrė qė dikush, diku, tė dilte krejtėsisht i larė”, - tha mė tej Berisha. Ai ka sulmuar edhe mediat qė kanė publikuar dosjen e plotė tė Prokurorisė pėr Mediun, si bashkėpunėtore me ata persona qė kėrkojnė ta kthejnė kėtė ēėshtje nė njė sulm politik ndaj tė gjithė mazhorancės. “A e keni parė sot dosjen tė publikuar nė media? Kush e nxori dosjen? E nxori opozita? Jo, nuk e ka nxjerrė opozita. Unė do tė doja tė thosha se e ka nxjerrė opozita. E ka nxjerrė ai qė do ta shndėrrojė Prokurorinė nė parti politike. Dosja sot del nga tė dobėtit, tė keqpėrdorur politikisht, qė kanė frikė nga ligji dhe marrin e bėjnė mediatizim. Ky nuk ėshtė shteti ligjor”, - u shpreh kryeministri.


24 Mars 2009
avatar
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 47
Reputation : 17
Points : 17590
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anėtarit http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

Berisha kėrkon “kokėn” e Ina Ramės :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed Mar 25, 2009 10:50 am nga nardlushnja

Kushtetuta e Republikės i dha institucionit tė prokurorit tė Pėrgjithshėm njė pozitė tė fuqishme nė raport me qeverinė,

dhe shume mire ka bere.
Ne cilin vend te botes prokuroria varet nga qeveria???vetem ne diktature.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Mar 25, 2009 10:53 am nga nardlushnja

Kjo lėvizje e z. Mediu duket se pėrveē vėnies sė tė drejtės sė tij nė vend (pėr barazi para hetimit dhe mosparagjykim) duket se i dhuron mazhorancės njė fitore politike tė sigurt.

Zoti berisha ...kjo do te thote bashkpunim me kriminelet.(apo je pjese e tyre???)
Fantazmat e Gerdecit do tju ndjekin deri ne vdekje

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Mar 25, 2009 12:15 pm nga ad

Nė kushtet kur Prokuroria e Tiranės ėshtė parė gjithnjė e mė shumė si njė institucion ku mazhoranca parlamentare dhe qeveria kanė pasur “akses tė kėnaqshėm”, pranimi i padisė penale tė z. Mediu nuk do tė pėrbėnte ndonjė ngjarje tė paimagjinueshme.
Mospranimi
e para e punes ky artikull ka si qellim te ushtroje presion mbi prokurorine e Tiranes duke paragjykuar ēdo qendrim te tij. E dyta ēdo qytetar ka te drejte ti drejtohet organeve perkatese kur konstaton se nga nje individ ose grup i caktuar, titullar institucioni ose jo eshte shkelur ligji ne dem te tij apo te kujtdo qofte. Orvatjet per ta politizuar qendrimin e Mediut jo vetem qe nuk kane kuptim por e kompromentojne akoma me shume Ina Ramen, madje edhe heshtja e ambasadorit amerikan e kompromenton integritetin e saj si prokurore e pergjitheshme. Ku eshte sot ambasadori amerikan te na mesoje se para ligjit te gjithe duhet te jene te barabarte?????????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Mar 25, 2009 12:24 pm nga nardlushnja

heshtja e ambasadorit amerikan


??????????????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Mar 25, 2009 1:28 pm nga blu

Prokuroret nuk jane SUPERMAN qe mos kesh te drejte te ngresh padi ndaj tyre. Nese gjykohet deputeti, apo kryeministri e presidenti ,pse te mos kete te drejte nje person te akuzoje prokuroren . A themi qe jemi shtet demokratik?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Mar 25, 2009 4:56 pm nga lidabica

Po mire i thote mos eshte parti politike,prokuroria.
S'po marrim vesh asgje se c'po ben kjo prokurori "e pavarur" Shocked

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi