ILIRIADA PORTAL

Ja shtetet qė do tė njohin Kosovėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

26032009

Mesazh 

Ja shtetet qė do tė njohin Kosovėn




Nju Jork-Gjatė qėndrimit tė tij nė Nju Jork, nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, ministri kosovar i Punėve tė Jashtme Skėnder Hyseni ka marrė premtimin nga njė sėrė shtetesh pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Sė shpejti shtetin e ri do ta njohė Shėn Lucia. Ministri Hyseni ėshtė takuar dhe ka biseduar gjatė me pėrfaqėsuesin e pėrhershėm tė Shėn Lucia nė OKB, ambasadorin Donatus Keith St. Aimee, i cili ka theksuar si fakt tepėr tė rėndėsishėm njohjen e Kosovės nga pjesa dėrrmuese e vendeve anėtare tė EU-sė, si dhe nga fqinjėt.

"Ne pėrkrahim vullnetin e njerėzve dhe tė popujve pėr tė vendosur vetė se si duan tė jetojnė. Ne pėrkrahim vullnetin e popullit tė Kosovės pėr tė pasur fatin nė duart e veta. Qeveria e Shėn Luēias shpejt do tė marrė vendimin pėr njohjen e Kosovės", ka pėrfunduar ai.

Gambia sė shpejti do ta njohė Kosovėn

Nė njė takim tė veēantė dhe mjaft tė frytshėm me ambasadoren e Gambias nė OKB, znj. Susan Waffa-Ogoo, ministri Hyseni e ka njohur atė me procesin e ndėrtimit dhe tė funksionalizimit tė institucioneve shtetėrore tė Kosovės.

“Pėrparim tė jashtėzakonshėm Kosova ka shėnuar edhe nė planin e infrastrukturės ligjore. Ligjet e miratuara nga Parlamenti i Republikės sė Kosovės janė kompatibile me ato tė vendeve tė Bashkimit Evropian, tė cilave Kosova synon t’iu bashkohet”, ka thėnė ministri i Jashtėm i Republikės sė Kosovės. Ambasadorja e Gambias e ka pėrgėzuar ministrin Hyseni pėr pėrparimet qė ka arritur Kosova nė tė gjitha fushat.

Ajo ka thėnė qė qeveria e vendit tė saj i ndjek me kujdes zhvillimet nė Kosovė dhe rreth Kosovės. Sa i takon njohjes, ambasadorja Waffa-Ogoo ka siguruar ministrin e Jashtėm tė Kosovės se vendimi nga qeveria e Gambias do tė vijė shpejt.

Haiti sė shpejti do tė shqyrtojė kėrkesėn e Kosovės pėr njohje

Nė vazhdėn e takimeve tė ditės sė djeshme qė ministri Hyseni i pati me diplomatė tė vendeve tė ndryshme, tė akredituar nė OKB, i frytshėm mund tė konsiderohet edhe takimi me ambasadorin e Haitit nė OKB, z. Leo Merores. Gjatė kėtij takimi, ministri i Jashtėm i Republikės sė Kosovės, z. Skender Hyseni, ka folur pėr zhvillimet nė Kosovė. Ai ka thėnė se kėto zhvillime, hapat qė po bėjnė institucionet e Republikės sė Kosovės pėr ndėrtimin e njė shoqėrie demokratike dhe tė njė ambienti tė sigurt pėr tė gjithė, morėn pėrkrahjen e pjesės dėrrmuese tė anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Ambasadori i Haitit ka falėnderuar ministrin Hyseni pėr informacionet dhe ka siguruar atė se qeveria e vendit tė tij shumė shpejt do tė shqyrtojė me seriozitetin mė tė madh kėrkesėn e Kosovės pėr njohje.

Ekuadori po ndjek me kujdes zhvillimet nė Kosovė

Nė takimin me ambasadorin Diego Morejon-Pazmino nga Ekuadori, ministrin Hyseni ka folur pėr Kosovėn nė vitin e parė tė pavarėsisė sė saj. Ai ka numėruar arritjet e shumta tė institucioneve dhe tė popullit tė Kosovės nė kėtė vit tė parė tė pavarėsimit tė vendit.

Hyseni ka folur pėr procesin e ndėrtimit dhe tė funksionalizimit tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės, pėr pėrpjekjet qė po bėn qeveria pėr tė akomoduar komunitetet, pėr tė arritura nė fushėn e ekonomisė etj. Sa i takon njohjes sė Kosovės ambasadori Morejon-Pazmino ka theksuar se qeveria e vendit tė tij do tė ndjekė hap pas hapi proceset, do tė shqyrtojė me kujdes zhvillimet qė tė arrijė vendimi i rėndėsishėm pėr Kosovėn.

Guatemala nė pritje tė kohės..

Nė vazhdėn e takimeve qė ministri Hyseni ka pasur gjatė ditės sė djeshme nė Nju- Jork, ishte dhe ai me ambasadorin e Guatemalės, z. Gert Rosenfal. Gjatė takimit, ministri Hyseni e ka informuar ambasadorin Rosenfal, pėr pėrkrahjen qė vendi ynė mori nga pjesa dėrrmuese vendeve anėtare pėr proceset nė Kosovė nė seancėn e fundit tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, mbajtur dy ditė mė parė nė Nju-Jork.

Ambasadori i Guatemalės ėshtė interesuar nė veēanti pėr pėrgatitjet e Kosovės pėr tė paraqitur rastin nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė.

Sa i takon njohjes, ambasadori Roenfal ka thėnė se, qeveria e vendit tė tij po studion me kujdes zhvillimet nė Kosovė dhe se po punon me vendet e tjera latino-amerikane pėr tė arritur njė vendim. Ai ka thėnė se institucionet e Kosovės duhet tė jenė tė sigurta se koha po punon nė tė mirė tė Kosovės.

Uganda nė kohė optimale do tė marrė vendimin e pėr Kosovėn

Ministri i Jashtėm i Republikės sė Kosovės, z. Skender Hyseni, gjatė qėndrimit nė selinė e OKB-sė nė Nju-Jork, ka takuar edhe ambasadorin e Ugandės nė kėtė organizatė, z. Ruhakana Rugunda, me tė cilin ka biseduar pėr procesin e njohjes ndėrkombėtare tė Kosovės.

Ambasadori i Ugandės ka theksuar rėndėsinė qė ka pėr kėtė vend akomodimi i minoriteteve nė Kosovė dhe marrėdhėniet e Kosovės me fqinjėt.
Ministri Hyseni ka siguruar ambasadorin se institucionet e Republikės sė Kosovės po bėjnė gjithė ē’ėshtė e mundur pėr t’i akomoduar tė gjitha komunitetet nė Kosovė. Ai ka thėnė se Kushtetuta e Republikės sė Kosovės garanton tė drejtat e njeriut dhe tė minoriteteve konform standardeve mė tė larta ndėrkombėtare.

Ambasadori i Ugandės ka shprehur nevojėn e intensifikimit tė kontakteve ndėrmjet dy vendeve me qėllim tė informimit e tė bashkėpunimit. Ai ka thėnė se Uganda nė njė kohė optimale do tė marrė vendimin e pėr Kosovėn.
start
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22433
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Ja shtetet qė do tė njohin Kosovėn :: Komentet

avatar

Mesazh prej Thu Mar 26, 2009 7:29 pm nga ADMIN

Kosova duhet pa tjeter te nihet nga vendet e lindjes te mesme ,nuk e kuptoj se cfare presin!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Mar 26, 2009 9:08 pm nga dini

Porta ,ata mendojnė se tėrė Ballkani janė njė popull.Pra nuk dallojnė dot
kush qka ėshtė.Kujto Gadafin dhe deklaraten e tij kur tha se "nuk po kuptoj pse luftohet atje kur ata janė njė popull"

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Mar 26, 2009 9:40 pm nga ADMIN

dini shkruajti:Porta ,ata mendojnė se tėrė Ballkani janė njė popull.Pra nuk dallojnė dot
kush qka ėshtė.Kujto Gadafin dhe deklaraten e tij kur tha se "nuk po kuptoj pse luftohet atje kur ata janė njė popull"

Epo ta dine ata se ILIRET nuk jane romak ,as Grek,dhe jo qe jo SERB TE DEGJENERUAR

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi