ILIRIADA PORTAL

Kuvendi, "OK" Shqiperise ne NATO

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

27032009

Mesazh 

Kuvendi, "OK" Shqiperise ne NATO




Rozeta Rapushi
Nente dite para verdiktit final, Parlamenti "vulos" anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Ne unanimitet, deputetet votuan dje paketen e projektligjeve per anetaresimin me te drejta ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Seanca plenare u cel nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ne emer te deputeteve, falenderoi vendet e NATO-s, qe ne qeverite, parlamentet e senatet e tyre, votuan per ne, votuan rezultatet e reformave dhe nje Shqiperi, qe ne keto vite eshte transformuar ne menyre marramendese. "Eshte nje dite historike. Ne shperblehemi per sakrificat, punen, besimin, perpjekjet titanike te cdo burri, gruaje, te cdo shqiptari", tha Topalli nga podiumi i dekoruar me flamurin e NATO-s. Me pas, kryeministri Sali Berisha, i cili qe prej berjes publike te videos se skandalit seksual te ish-ministrit Pango, nuk kishte shkelur ne Kuvend, vleresoi se Kuvendi votoi aktin me historik qe pas shpalljes se pavaresise. "Firmosim, fundin e tranzicionit te Shqiperise dhe celjen e nje epoke te re per kete vend. Zotohem solemnisht ne emer te qeverise, se besimin e dhene do ta shnderrojme ne vlera te medha", u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i qeverise nga ana tjeter e cilesoi dhe si nje dite reflektimi per vendin, votimin e djeshem si dhe falenderoi te gjithe ushtaret tane, qe marrin pjese ne misionet paqeruajtese ne bote. Dite historike u quajt e djeshmja dhe nga kryetarja e grupit socialist, Valentina Leskaj. "Padyshim, qe ky eshte nje moment i madh, jo vetem per ne qe jemi ne kete salle, por per te gjithe ata, qe e kane pritur e kontribuar me vite te tera, per Forcat e Armatosura, per gjithe popullin shqiptar", vleresoi Leskaj. Por sipas saj, ne kete dite, Shqiperi erdhi me kontribut te perbashket. Kryetarja e grupit, tha se ndjehemi opozita ndjehet krenare per kontributin e dhene ne procesin e ringritjes se ushtrise pas ngjarjeve te renda te vitit '97, apo me pjesemarrjen ne Nismen e Adriatik 3, ne vitin 2003. "Shqiperia nuk duhet te jete nje numer me shume ne Aleancen e Atlantikut, e cila eshte se pari aleanca e vlerave. Shqiperia duhet te jete vlera e shtuar dhe kjo eshte nje pergjegjesi historike, se pari per ne politikberesit ne Parlament dhe me tej, per gjithe shoqerine shqiptare", sugjeroi ajo. Ne emer te grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi tha se mazhoranca ndihet krenare qe permbushi nje mision dhe reformat nuk do t'i ndale. Sipas tij, opozita mban qendrim xheloz, sepse nuk eshte me si ne 1996-en. "98 per qind e shqiptareve jane pro NATO-s, e te jeni te bindur se do te na votojne serish ne", replikoi Patozi. Me radhe u bene vleresime nga te gjithe kreret e grupeve parlamentare ne Kuvend, te pozites dhe opozites.
koha jone
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24166
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Kuvendi, "OK" Shqiperise ne NATO :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri Mar 27, 2009 12:03 pm nga blu

URIME koalicionit te djathte, se te majtet sikur se kane me qejf, por e bejne nga zori. Edhe per marreveshjen e anetaresimit ne BE te majtet dalin perdite ne media e thone NUK ESHTE KOHA TANI , e qiqra ne hell.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Mar 27, 2009 2:52 pm nga lidabica

Po duan s'duan s'kane ku te luajne keta destruktive.
kete pune kane keta ,tashme te gjitha shanset e Shqiperise jane te dukeshme dhe shume shpejt do te arrijme edhe ne si te gjitha vendet e tjera .URIME DHE VETEM URIME.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi