ILIRIADA PORTAL

NATO, Berisha falenderon Bush

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

28032009

Mesazh 

NATO, Berisha falenderon Bush




NATO, Berisha falenderon Bush
27/03/2009 19:45

Nje jave perpara se delegacioni shqiptar te fluturoje drejt Strasburgut ku do te marre pjese si anetar me te drejta te plota ne samitin e NATO-s, kryeministri Berisha falenderon ish-presidentin amerikan Xhorxh Bush.
Kete ai e ben nga Fushe-Kruja, ku presidentit Bush i ishte rezervuar nje pritje si askujt tjeter. “Faktor percaktues ka qene burri i madh i kombit amerikan, presidenti Xhorxh W. Bush, i cili solli ne Tirane, ne Fushe Kruje dhe kudo ne Shqiperi mesazhin historik: Shqiperia ne NATO! Ky eshte ndryshimi me i madh qe qytetaret e Fushe Krujes dhe qytetaret e mbare Shqiperise kane perjetuar dhe do te perjetojne”, eshte shprehur Berisha.

Megjithate, per kryeministrin ky nuk eshte i vetmi ndryshim i Shqiperise. Sfondi qe e shoqeron ne turet e tij ne rrethe, eshte i mbushur me rruge. Per njerezit e thjeshte, rruget jane me konkrete, ndaj qeveria po i perdor si argument ne favor te saj.

Pas perurimit te fillimit te punimeve te segmentit Fushe Kruje-Kruje, nje investim 59 milione lekesh nga buxheti i shtetit, kryeministri ndalet ne fshatin Luz i Poshtem.

Ketu kryeministri pret shiritin e rrugeve te perfunduara te fshatit dhe premton nje infrastrukture te njejte si ne qytet. Opozita nga ana e saj, e ka akuzuar shpesh se eshte shume larg premtimit per 4000 km rruge sekondare.

Por kryeministri e ka gati repliken: Kete fshat do ta kishin lakmi pjesa derrmuese e lagjeve dhe rrugeve te Tiranes”, ka pohuar ai.

Nje kalim i shpejte ne rruget e asfaltuara ne krah te ministrit te Puneve Publike dhe kryeministri premton te vije serish, kesaj here kur te filloje fushata e vertete. Nje fshat qe ndoshta s'do ta harroje lehte.
avatar
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 47
Reputation : 17
Points : 17460
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anėtarit http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi