ILIRIADA PORTAL

Rritja e pagave sipas kategorive, mėsuesit, mjekėt dhe infermierėt, shtesė 50 mijė lekė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

29032009

Mesazh 

Rritja e pagave sipas kategorive, mėsuesit, mjekėt dhe infermierėt, shtesė 50 mijė lekė




Flet zėvendėsministri i Financave, Shefredin Shehu: 1 maj 2009, pagat e mėsuesve, infermierėve, mjekėve rriten 15 pėr qind. Pagat e tjera deri nė 300 mijė lekė rritja 10 pėr qind, mbi 300 mijė lekė do tė ketė njė rritje prej 5 pėr qindėsh. Rritje shtesė pėr pedagogėt me grada shkencore

Nė 1 maj qeveria nis aplikimin e rritjes sė pagave nė tė gjithė sektorėt publikė. Zėvendėsministri i Financave, Sherefedin Shehu, sqaron pėr gazetėn “Korrieri” planet dhe strategjinė e qeverisė pėr rritjen e pagave nė sektorė tė ndryshėm buxhetorė qė pėrfitojnė nga kjo reformė. Sipas Shehut, edhe pėr vitin 2009 sektori i arsimit dhe i shėndetėsisė vijojnė tė mbeten prioritetet pėr qeverinė, duke realizuar njė rritje mesatare nė nivelin prej 15 pėr qindėsh, duke i mbrojtur kėshtu edhe nga efektet e krizės globale. Pėrgjithėsisht, pėr sektorėt e tjerė rritja mesatare do tė jetė nė nivelin prej 10 pėr qindėsh pėr ata punonjės qė kanė paga tė ulėta nėn 30 mijė lekė tė reja dhe rreth 5 pėr qind pėr ata punonjės nė hierarki tė larta nė institucione tė tjera, qė kanė rroga relativisht tė mira, mbi 50 mijė lekė. Gjithashtu, sipas zėvendėsministrit Shehu, pensionet do tė kenė njė rritje proporcionale, pėr tė ruajtur diferencėn e pensioneve minimale nga ato maksimale. Kėshtu, rritja do tė jetė nė masėn 20 pėr qind nė fshat dhe 10 pėr qind nė qytet dhe do tė bėhet efektive qė nė 1 maj tė vitit 2009. Ndėr tė tjera, Shehu thekson se nuk priten mė stimuj fiskalė nė tė ardhmen, pasi ashtu siē konstatoi edhe Banka e Shqipėrisė, nuk ka mė hapėsirė pėr ulje taksash dhe e vetmja hapėsirė e mundshme u realizua ligjėrisht, qė ishte ulja e kontributeve tė sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore.





-Zoti Shehu, sa do tė jetė rritja e pagave nė 1 maj 2009, sipas parashikimeve tė qeverisė?

“Rritja e pagave, siē ėshtė njoftuar edhe mė parė, do tė jetė efektive brenda muajit maj dhe do tė kenė pėrparėsi ato shtresa tė shoqėrisė, tė cilat kanė relativisht paga tė ulėta dhe njėkohėsisht klasifikohen si shtresa nė nevojė. Kjo ėshtė njė politikė qė tashmė ėshtė shpallur dhe ėshtė zbatuar edhe nė vazhdim tė saj. Rritja mė e madhe do tė jepet pėr mėsuesit dhe pėr sektorin e shėndetėsisė: mjekėt dhe infermierėt. Kjo shkon nė tė njėjtėn linjė edhe me kushtet e krizės ekonomike, pasi nė tėrėsi po hartohen politika, tė cilat nxisin kryerjen e shpenzimeve dhe mbėshtesin ato grupe, tė cilėt janė mė tė ekspozuar dhe mė tė dobėt pėrballė krizės ekonomike. Fakti qė qeveria po mbėshtet kėto grupe, qė kanė paga relativisht tė ulėta, tregon edhe njėherė se ne po minimizojmė impaktet qė mund tė ketė kriza ekonomike”.

-Si ndahet fondi i buxhetit pėr rritjen e pagave?

“Edhe pse kjo masė ka nėn fokus pagat mė tė ulėta, qeveria do tė vazhdojė tė rrisė pagat edhe pėr nivelet e tjera. Mesatarisht, rritja e pagave llogaritet 10 pėr qind, pra pėr ata qė kanė pagat mė tė larta se sektori i arsimit dhe shėndetėsisė. Kurse pėr sektorin e arsimit dhe tė shėndetėsisė rritjet parashikohen qė tė jenė mesatarisht te 15 pėr qindėshi. Rritje tė karakterit pėr kompensim tė inflacionit, le tė themi, do tė kenė edhe nivelet e tjera tė pagave, qė janė relativist tė larta, siē ėshtė shėrbimi civil dhe nivelet e larta tė drejtimit tė qeverisė”.

-Zoti Shehu, po nė administratė sa tė jetė rritja e pagave? Nė ēfarė niveli priten tė pėrfitojnė tė punėsuarit nė kėtė sektor?

“Pėr administratėn parashikohet qė tė rriten rrogat qė janė nėn nivelin mesatar, kurse ata qė kualifikohen si nėpunės tė shėrbimit civil, pra qė marrin rroga nė nivelin mbi 50 mijė lekė tė reja nė muaj, ata do tė marrin njė rritje mė tė vogėl, rreth 5 pėr qind. Kurse rritje mė tė plotė do tė kenė ata qė marrin rroga nėn nivelin mesatar, prej 10 pėr qindėsh”.

-Nė lidhje me sektorėt e tjerė buxhetorė, por qė kanė njė veprimtari tė njė niveli mė tė lartė, siē janė gjykata dhe prokuroritė, si do tė jetė rritja e pagave tė punonjėsve?

“Nė kėto sektorė do tė ndiqet mėnyra e rritjes sė moderuara tė pagave, sepse, sė pari, punonjėsit nė kėto institucione kanė paga relativisht tė larta dhe, sė dyti, nuk motivohet qė nė periudha krize tė jepen rroga mė tė larta pėr kategoritė qė kanė tė fiksuara rroga relativisht tė konsiderueshme. Pra, janė kėto dy arsye qė ndjek qeveria. Megjithatė janė bėrė rregullime pėr disa grupe pagash, pėr tė krijuar pėrshkallėzime, aty ku ka qenė e nevojshme. Mė sė fundmi ėshtė miratuar njė Vendim i Kėshillit tė Ministrave, pėr sa u pėrket universiteteve. Pra, universitetet do tė kenė njė rritje me pėrparėsi, meqenėse punonjėsit i pėrkasin sektorit tė arsimit, ku ka pasur edhe njė pėrmirėsim nė kategorizimin e pozicioneve tė tyre, pra duke u dhėnė paga mė tė larta atyre qė kanė kualifikime mė tė larta, siē janė ata qė kanė titujt “Doktor” dhe “Profesor”, pra qė kanė tituj dhe grada shkencore”.

-Nė ēfarė mase pritet tė pėrfitojė kjo kategori?

“Ideja ėshtė qė tė garantohet njė rritje mė e madhe nė vite e atyre qė kualifikohen, apo atyre qė kanė prej disa kohėsh nivele kualifikimeve tė gradave “Doktor”, “Profesor”, “As/profesor” nė universitete.

-Brenda cilėve afate pritet tė hyjnė nė fuqi efektet e rritjes sė pagave pėr punonjėsit nė sektorė tė ndryshėm? Ka vendosur diēka konkrete qeveria nė lidhje me kėtė plan?

“Efekte e rritjes sė pagave nė tė gjithė sektorėt do tė hyjnė pėrfundimisht nė fuqi mė 1 maj. Kjo ėshtė e deklaruar dhe e vendosur. Deri tani ka filluar bėrja e analizave dhe akteve tė nevojshme ligjore, qė bėjnė tė mundur rritjen e pėrgjithshme tė pagave, pasi kėto janė njė paketė e plotė vendimesh e Kėshillit tė Ministrave, pasi shumė sektorė kanė vendimet e tyre tė posaēme. Kėshtu qė kjo ėshtė njė ēėshtje teknike, por ka filluar pėrgatitja pėr kėtė ēėshtje”.

-Po nė lidhje me rritjen e pensioneve pėr kėtė vit, ēfarė strategjie do tė ndjekė qeverie, apo ėshtė e njėjta mėnyrė qė ėshtė ndjekur edhe mė parė?

“Rritja pėr pensionet ėshtė njė rritje proporcionale,, por e pėrshkallėzuar, mes pensioneve tė qytetit dhe pensioneve tė fshatit. Pensionet e fshatit do tė rriten deri nė 20 pėr qind, kurse pensionet e qytetit mesatarisht deri nė 10 pėr qind”.

-Kjo ėshtė e njėjta skemė klasike qė ėshtė ndjekur edhe mė parė?

“Jo, nė fakt ka pasur edhe njė skemė tjetėr qė ėshtė ndjekur mė parė, para vitit 2008. Kjo rritje pensionesh ka qenė rritje e pėrshkallėzuar, pra janė rritur me grupe. Nė vitet mė parė ne u dhamė pėrparėsi atyre qė ishin me pensione mė tė ulėta. Ndėrsa duke filluar nga viti 2008, ne bėmė rritje proporcionale, sepse pensionet e ulėta janė afruar mė shumė me pensionet e larta. Kėshtu, ne po bėjmė rritje, por njėkohėsisht duke pasur parasysh qė tė bėjmė njė diferencim, duke konsideruar se kontributi nuk ka qenė gjithmonė i njėjtė. Pra, ata qė kanė kontribuuar mė shumė, relativisht duhet tė marrin mė shumė. Pėr kėtė arsye, qė nga vitit 2008 po zbatojmė skemėn e rritjes proporcionale, pėr tė ruajtur hapėsirat e pensioneve minimale nga pensionet maksimale. Pra, me rritje proporcionale do tė ketė njė rritje 10 pėr qind pėr tė gjithė”.

-Po rritja e pensioneve brenda cilėve afate do tė bėhet efektive, pra periudha qė do tė pėrfitohet rritja e parė nga kjo kategori pėr kėtė vit?

“Ashtu si pagat, edhe rritja e pensionistėve do tė hyjė nė fuqi nė datėn 1 maj 2009. Pra, e njėjta skemė dhe tė njėjtėt afate do tė respektohen. Kėshtu, nė 1 maj rritjet do tė hyjnė nė fuqi, pavarėsisht nga koha dhe hapėsira qė merret pėr miratim tė vendimeve dhe tė akteve ligjore pėr rritjen e pagave dhe tė pensioneve, tė cilat ligjėrohen zyrtarisht. Por efektet e tyre fillojnė nė 1 maj, pra kėshtu ėshtė parashikuar nė buxhet, kėshtu ėshtė parashikuar publikisht dhe kėshtu vazhdon qė tė jetė edhe nė momentin aktual”.

-Pėr t’u kthyer shkurt te rritja e pagave, po institucionet jobuxhetore pėrfitojnė nga skema e rritjes sė pagave?

“Nėse pėrfshihen nė sektorin publik, ata referohen. Pra, nėse janė jobuxhetorė publikė, por qė janė shumė pak, pėr tė mos thėnė aspak tashmė. Nė referencė tė pagave tė sektorit publik ka njė rregull, qė paga e drejtorit tė ndėrmarrjeve publike referohet nė varėsi tė rėndėsisė qė ka. P.sh., nė rast se bėhet fjalė pėr njė bankė, drejtuesi ka rrogėn e zėvendėsministrit, atėherė kėshilli drejtues i saj ka tė drejtė tė bėjė njė rritje nė varėsi. Pra, rritja e rrogės sė zėvendėsministrit bėhet nė varėsi tė ndryshimeve nė sektorin publik dhe preferenca vazhdon sipas pėrshkallėzimit brenda vetes. Pėr sektorin privat ne rekomandojmė dhe i nxisim qė tė bėjnė rritje page dhe tė konkurrojnė sektorin publik”.

-Ēfarė komenti keni zoti Shehu nė lidhje me deklaratėn e Bankės sė Shqipėrisė sė tri ditėve mė parė, e cila deklaroi se pėr vitin 2008 borxhi publik ėshtė rritur sė tepėrmi, dhe pėr kėtė vit nuk do tė ketė hapėsirė pėr stimuj fiskalė?

“Ne e kemi shprehur kėtė, qė nuk ka hapėsira pėr stimuj fiskalė, sepse i kemi ēuar taksat nė nivelin mė tė ulėt nė botė. Pra, nuk ka hapėsirė, pasi nuk mund tė themi tani qė tatim-fitimi do tė jetė nė nivelin 5 pėr qind. Pra, nuk kemi lėnė hapėsirė pėr stimuj fiskalė, por nė fakt ne kemi njė stimul fiskal, siē ėshtė ulja e kontributit. Pra, aty ku kishim hapėsirė vepruam, tek tė tjerat nuk kemi hapėsirė pėr vepruar, sepse i kemi ēuar nė nivel minimal. Por, ulja e kontributit ishte njė element i stimulit fiskal dhe do tė bėhet efektiv nė 1 maj dhe ligji ėshtė miratuar tashmė. Ky ishte i vetmi stimul fiskal. Tjetėr, ne nuk po ndėrmarrim stimuj tė tjerė fiskalė me ligj, por ne po konsiderojmė gjendjen financiare tė kompanive, sepse ligji ka krijuar hapėsira. Kėshtu, nėse njė kompani nuk ka mundėsi t’i shlyejė paratė sot, ne ia shtyjmė afatin e pagesės sė detyrimit, kundrejt pagesės sė interesit. Domethėnė, u japim nė njėfarė mėnyre kredi bizneseve, qė mund tė kenė vėshtirėsi tė pėrkohshme financiare. Kjo ėshtė e fiksuar me ligj dhe ne e aplikojmė rast pas rasti, por biznesi duhet tė paguajė interesat, pra kamatėvonesėn, por nuk do tė kualifikohet si njė tatim i paftuar. Kjo ėshtė njė lehtėsi nė favor tė biznesit nė kėtė mėnyrė. Tjetėr, bizneset tė cilėt bėjnė investime tė mėdha dhe importojnė teknologji nga jashtė, kanė tė drejtė kreditimi, tė shlyejnė TVSH-nė pėr njė vit. Pra, ne kėto element i futėm para se tė vinte kriza dhe e krijuam stimulin mė parė dhe kjo po na mbron”.

-Po shpenzimet buxhetore?

“Me kėto tė ardhura qė kemi nė buxhet, i kemi tė garantuara. Nė qoftė se do tė ketė ndonjė risk nė tė ardhurat, ne kemi parashikuar 2 pėr qind tė PBB-sė si rezervė nė buxhet. Nė qoftė se nuk do tė realizohen tė ardhurat, do tė shtojmė edhe kėtė nė shpenzime, nėse tė ardhurat realizohen kjo pjesė nuk shpenzohet. Ndėrsa, planet e shpenzimeve janė bėrė, janė shpėrndarė dhe ka filluar zbatimi i tyre dhe kemi 2 pėr qind PBB-sė rezervė ose pėr ta shtuar te shpenzimet, ose pėr tė kompensuar mosrealizimin e tė ardhurave”.

Bisedoi: Blerina Zylyftari





Box

Shtesa pėr mėsuesit

15 pėr qind rritja mesatare e pagave nė sektorin e shėndetėsisė dhe nė sektorin e arsimit, si sektorėt prioritarė, pėr t’u mbrojtur nga efektet e krizės ekonomike. Rritja neto (pas taksave), rreth 50 mijė lekė tė vjetra.



Box

Shtesa pėr pagat e ulėta nė administratė

10 pėr qind rritja mesatare pėr sektorėt e tjerė publikė, e vlefshme pėr pagat nėn nivelin mestar, pra nėn 30 mijė lekė. Rritja neto (pas taksave), rreth 25 mijė lekė tė vjetra.



Box

Shtesa pėr pagat e larta nė administratė

5 pėr qind rritja minimale pėr sektorin publik ku pagat kalojnė 50 mijė lekė nė muaj dhe ata me nivel tė lartė (prokuroritė, gjykatat, ministritė) qė kanė rroga relativisht tė larta, mbi 50 mijė lekė. Rritja neto (pas taksave), rreth 20 mijė lekė tė vjetra.



Box

Shtesa pėr pensionet nė fshat

20 pėr qind rritja e pensioneve nė fshat, sipas skemės sė rritjes proporcionale tė rritjes sė pensioneve.



Box

Shtesa pėr pensionet nė qytet



10 pėr qind rritja e pensioneve nė qytet



Afati

1 maji, data kur nisin efektet e rritjes tė pagave nė tė gjithė sektorėt dhe tė pensioneve pėr fshatin dhe qytetin.





Detaj

Nė datėn 1 maj, pas rreth njė muaji, pensionet nė fshat do tė rriten me 20 pėr qind, ndėrsa ato tė qytetit do tė pėrfitojnė njė rritje prej 10 pėr qindėsh.





Pagat e ulėta

Pėrgjithėsisht, pėr sektorėt e tjerė rritja mesatare do tė jetė nė nivelin prej 10 pėr qindėsh pėr ata punonjės qė kanė paga tė ulėta nėn 30 mijė lekė tė reja. Kėtu pėrfshihen tė gjitha kategoritė e administratės publike, nė tė gjithė sektorėt





Pagat e larta

Rreth 5 pėr qind do tė jetė rritja nė 1 maj tė kėtij viti pėr tė gjithė ata punonjės nė institucione tė tjera, qė kanė rroga relativisht tė larta, mbi 50 mijė lekė. Kėtu pėrfshihen pozicione tė ndryshme, sipas kategorive duke pėrfshirė edhe institucionet e pavarura



Prokurorėt dhe gjykatėsit

Nė kėto sektorė do tė ndiqet mėnyra e rritjes sė moderuara tė pagave, sepse, sė pari, punonjėsit nė kėto institucione kanė paga relativisht tė larta dhe, sė dyti, nuk motivohet qė nė periudha krize tė jepen rroga mė tė larta pėr kategoritė, qė kanė tė fiksuara rroga relativisht tė konsiderueshme. Pra, janė kėto dy arsye qė ndjek qeveria. Megjithatė, janė bėrė rregullime pėr disa grupe pagash pėr tė krijuar pėrshkallėzime aty ku ka qenė e nevojshme.





Box

“Pėr administratėn parashikohet qė tė rriten rrogat qė janė nėn nivelin mesatar, kurse ata qė kualifikohen si nėpunės tė shėrbimit civil, pra qė marrin rroga nė nivelin mbi 50 mijė lekė tė reja nė muaj, do tė marrin njė rritje mė tė vogėl, rreth 5 pėr qind. Kurse rritje mė tė plotė do tė kenė ata qė marrin rroga nėn nivelin mesatar, prej 10 pėr qindėsh”.

Korrieri
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22438
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi