ILIRIADA PORTAL

Familje te pasura, femije obese

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

29032009

Mesazh 

Familje te pasura, femije obese




Familjet e pasura dhe ato intelektuale kane femije mbi peshe. Ky eshte konkluzioni i nxjerre nga studimi me i fundit i kryer nga Instituti i Shendetit Publik. Sipas ketij te fundit, nxenesit me te shendoshe u perkasin shkollave 9 vjecare ku jane femijet e familjeve me nivel te larte ekonomik. Per sa i perket ketij obesiteti, shkaktare jane ushqimet e konservuara, ato te fast-fudeve si dhe pijet me gaz.

Studimi

Femijet qe mesojne ne shkollat 9 vjecare private jane dyfish mbipeshe dhe obese se moshataret e tyre ne shkollat 9 vjecare publike. Ky eshte rezultati i studimit me te fundit te Institutit te Shendetit Publik ku u perfshine 4 mije nxenes ne 200 shkolla te vendit. "Ne studimin tone me te fundit ku u perfshine 4 mije nxenes te shkollave te ndryshme, publike dhe jopublike rezultoi se femijet te cilet mesojne ne shkollat private jane me te shendoshe se ata te shkollave shteterore. Kjo justifikohet me faktin se perdorin ushqime te konservuara, ushqime te fast-fudeve si dhe pije me gaz te cilat ndikojne drejtpersedrejti ne shtimin e peshes se tyre" ka pohuar Jolanda Hyska specialiste e Shendetit ne Institutit e Shendetit Publik. Ne studim pervec nxenesve pyetesoret u plotesuan edhe nga prinderit e tyre. Sipas specialisteve, familjet me te ardhura te larta dhe intelektuale kishin tendencen per femije obese. "Pyetesoret e plotesuar nga prinderit na treguan se familjet me te ardhura te larta financiare, kishin femije te shendoshe. Keta femije, kryesisht te shkollave private, ishin dy fish mbi peshe ne krahasim me femijet e shkollave shteterore" ka theksuar Hyska. Aktualisht

specialistet e shendetit publik po zhvillojne ne kryeqytet ne 5 shkolla 9 vjecare takim me nxenes e mesues per ti ndergjegjesuar ata per rreziqet qe u kanosen shendetit te tyre prej mbipeshes dhe obesitetit.

Obesiteti

Gjate viteve te fundit Organizata Boterore e Shendetesise e ka quajtur obesitetin si semundje te shekullit ndaj ka kerkuar qe te merren edhe masa te forta per parandalimin e tij, sidomos tek te vegjlit. Obesiteti shkaktohet me shume tek ata qe hane shpejt, se tek ata qe hane shume. E ndersa tek burrat ky problem rastiset ne 84 per qind te tyre, tek grate kjo shifer tejkalohet. Studiuesit thone se, kur njeriu ha shpejt, deri sa sinjalet e te ngopurit te shkojne ne sistemin qendror, stomaku eshte mbushur plot.

4 Mije Nxenes te shkollave 9 vjecare jane perfshire ne studimin e kryer me se fundi nga Instituti i Shendetit Publik per sa i perket obesitetit. Nga kjo ka rezultuar se nxenesit e shkollave private jane me te prekur

16% E femijeve Te sistemit 9 vjecar ne vendin tone jane mbi peshe. Kjo eshte treguar nga studimi me i fundit dhe shkak per kete jane ushqimet. Me te prekur jane femijet e familjeve te pasura dhe te intelektualeve
koha jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22728
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Familje te pasura, femije obese :: Komentet

Mesazh prej Sun Mar 29, 2009 10:22 pm nga i persekutuari

hahahahahaaaaaaa
e ka fajin e kaluara e tyre qe e kan prejardhjen nga familje barkthata dhe shyqyr qe kan rene ne pare dhe o burra .....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi