ILIRIADA PORTAL

Qendra e Tiranes, shoferet beteje me gropat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

30032009

Mesazh 

Qendra e Tiranes, shoferet beteje me gropat




L.Ndoka
Transformimi i Sheshit "Skenderbej" duhej jo vetem te kishte filluar me kohe, por te perfundonte se afermi. Asnjera nga keto nuk ka ndodhur. Qendra e sotme e metropolit shqiptar nuk te ngjan aspak me "kerthizen" e nje kryeqyteti, aq me teper evropian, sic u premtua per vite e vite me radhe. Perkundrazi, gjendja sa vjen e perkeqesohet. Gropat shtohen, automjetet vazhdojne te amortizohen, e qytetaret vazhdojne t'i paguajne rregullisht taksat, pa marre ne shkembim ate qe u premtohet.

"Beteja"

Marrja fund e durimit te qytetareve qe jane te "denuar" te kalojne permes qendres se Tiranes nuk duket aq shqetesuese sa pasojat qe keto gropa po lene tek automjetet e banoreve te Tiranes, apo vizitoreve te saj. Kjo, sepse askund me shume se ne qender te Tiranes nuk ndihet tronditja e gomave te makines, te sharat dhe mallkimet e drejtuesve te automjeteve. Megjithese bejne c'eshte e mundur te mos kalojne neper rrotullamen e Qendres, ata e kane te pamundur ta shmangin teresisht ate. E, si pasoje edhe gropat e shumta. Keto te fundit nuk jane makth vetem per drejtuesit e automjeteve qe po amortizohen perdite, por edhe qytetaret. Sidomos kur rrobat e tyre mbushen me njolla te medha balte, e cila kercen perpjete sa here rrotat e makines "guxojne" te shkelin ndonjeren prej gropave. Kesisoj, qendra e Tiranes eshte kthyer ne nje sheshbeteje shofer-shofer, shofer-kembesor. Duke dashur qe te ikin sa me pare nga ajo rruge e tej amortizuar, shpeshhere drejtuesit e automjeteve parakalojne padrejtesisht, duke goditur edhe makinen e tjetrit, gje qe shkakton jo pak debate.

Amortizimi

Nje makine e prishur, shkaktoi jo pak trafik dje ne zonen delikate te Qendres se Tiranes. Drejtuesi i saj tha se nje grope e madhe kishte ndikuar qe te shfryhej goma e automjetit te tij dhe beri thirrje qe te merren masa, sepse pllakat e dala prej kohesh dhe gropat qe jane krijuar aty, po i shkaterrojne makinat. Dhe ne fakt ai ka te drejte. Edhe drejtuesit e tjere te automjeteve ankohen se eshte e pamundur te kalohet ne rrotullamen e qendres se kryeqytetit. Sa here qe rrota e makines ngecet ne ndonjeren prej tyre, ata shajne e mallkojne me sa te kene fuqi Bashkine e Tiranes, e cila sipas tyre po shperdoron taksat. Ata jane te mendimit qe duhet bere dicka per te rregulluar

gjendjen, e cila eshte problematike jo vetem ne ditet me shi, por edhe ne ato me diell.

Bashkia shkeli premtimet

Gazeta "Koha Jone" e ka parashtruar disa here problemin e gjendjes katastrofale te qendres se Tiranes. Dhe cdo vezhgim e ka shoqeruar edhe me reagimet perkatese te Bashkise se Tiranes, e cila ka deklaruar se gjithcka do te jete e rregulluar ne fillim te vitit 2009. Por, ne fakt, jo vetem qe nje gje e tille nuk ka ndodhur, por deri tani nuk kane filluar ende punimet. Sipas afateve te bashkise se Tiranes dhene vjet kur u shpall firma fituese per qendren, punimet do te nisnin ne muajin shtator te vitit 2008 dhe do te perfundonin ne prill te vitit 2009. jemi ne fund te muajit mars 2009, dhe asnje lloj nderhyrjeje nuk eshte bere ne qendren e mbushur plot me gropa, balte dhe ulerima...

Arnim gropash

Sa here qe "KJ" ka shtruar shqetesimin per gropat qe po amortizojne automjetet, Bashkia e Tiranes nuk ka ngurruar te nderhyje ne menyre qesharake, duke "arnuar" gropat, te cilat prisheshin serish brenda nje kohe te shkurter. Ky institucion ka hequr dpre edhe nga kjo nderhyrje tashme.

1 Shtator 2008, afati i dhene paraprakisht nga Bashkia e Tiranes per fillimin e punimeve per transformimin e Qendres se Tiranes. Megjithate, punimet nuk nisen as me 1 shtator, asne muajin pasardhes dhe as sot, qe kane kaluar plot 6 muaj nga afati fillestar, i publikuar.

1 Prill Dita kur duhej te perfundonin punimet per shnderrimin e "Sheshit Skenderbej", sipas modelit te paraqitur nga firma fituese 51N4E, firme belge. Konkursi u krye ne prillin e vitit te kaluar, por gjithcka ka ngecur, pasi nuk eshte hedhur as edhe nje tulle e vetme per punime.

10 Milione Euro do te kushtoje shnderrimi i Qendres se Tiranes. Nga keto, 5 milione euro jane dhuruar nga Emiri i Kuvajtit dhe 5 milione te tjera do te sigurohen nga buxheti i Bashkise se Tiranes. Projekti i firmes fituese eshte mjaft ambicioz dhe i bukur, nese realizohet sipas parashikimit.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22728
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Qendra e Tiranes, shoferet beteje me gropat :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Mar 30, 2009 12:30 pm nga lidabica

Po te kesh ne krye te bashkise mme te madhe ne vend,nje PSIKOPAT,ORDINER,HAJDUT,INATĒI,e ku di une sa emra te ketij niveli,mund t'i vesh ketij,ky i meriton.
Taksat tona i merr ,ky hajdut dhe shiko ē'ben,me te vertete kur kalon ne sheshin me te madh te Tiranes,lemerisesh si te jesh ne kembe ashtu edhe ne makine,ppor deri kur do te jete ky ne krye .....s'e di,ne jemi te detyruar ta durojme valle ????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Mar 30, 2009 12:36 pm nga ad

vjet isha per pushime gjate veres edhe ne Tirane dhe te them te drejten kam mbetur shume e zhgenjyr nga ajo qe kam pare. Perveē puneve qe kishte bere qeveria, si mbikalimi e tj, nga bashkia nuk ishte vene dore ne Tirane, sidomod sheshi ishte skandal.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Mar 30, 2009 1:05 pm nga lori

Do marrim ndonje dite patate e ti mbjellim te sheshi se derisa te kujtohet Rama ta RREGULLOJE MBASE BEHEN PATATET.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Mar 30, 2009 1:20 pm nga lidabica

Laughing Laughing Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Mar 30, 2009 6:19 pm nga shqiptari

skandal eshte qendra e tiranes

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi