ILIRIADA PORTAL

Topalli: Kori i korbave tė opozitės po vajton anėtarėsimin nė NATO

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

30032009

Mesazh 

Topalli: Kori i korbave tė opozitės po vajton anėtarėsimin nė NATO




Kryetarja e Kuvendit vijon turin “NATO, ne ia dolėm” nė Milot dhe Mamurras

TIRANE - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli akuzoi dje opozitėn se po pėrpiqet tė baltosė edhe procesin e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, duke vajtuar ēdo ditė pėr tė refuzuar realitetin. Nė kuadėr tė turit tė saj “NATO, ne ia dolėm”, kryeparlamentarja Topalli u ndal dje nė Milot dhe Mamurras, dy zona qė siē u shpreh ajo, “kanė qenė mbėshtetėset e palėkundura nė premtimin tonė pėr ndryshim dhe integrim”.
Kryeparlamentarja Topalli tha dje nė takimin me banorėt se opozita ėshtė kthyer nė njė kor korbash qė vajtojnė ēdo ditė duke refuzuar realitetin. “Tamam si sot njė vit mė parė zėdhėnėsi i Edi Ramės doli nė Tiranė nė njėrėn nga konferencat e tyre tė mėrzitshme, duke thėnė se nuk do e pranojnė Shqipėrinė, dhe nuk do i japin Shqipėrisė ftesėn nė NATO. Pas dy ditėsh Sali Berisha ishte i ulur me Xhorxh Bushin pėr tė marrė ftesėn nė NATO. Pėrsėri zėdhėnėsi i Edi Ramės del dhe thotė se Shqipėria nuk do tė integrohet sepse kemi probleme me ID. Ky ėshtė njė turp, ky ėshtė papėrgjegjshmėri. Janė kthyer nė njė korr korbash qė vajtojnė ēdo ditė, qė refuzojnė realitetin”, u shpreh kryeparlamentarja Topalli.
Nė vijim, ajo solli nė vėmendje faktin se edhe 5 ditė dhe Shqipėria do tė jetė nė Strasburg-Kėln, si anėtare me tė drejta tė plota tė Aleancės mė tė madhe pėr tė gjithė kohėrat e lirisė.
“Me hyrjen e Shqipėrisė nė NATO, ne tė gjithė do tė jemi mė tė sigurt, do tė jetojmė mė mirė, do tė kemi njė tė ardhme mė tė ndritur”, u shpreh kryetarja e Kuvendit, duke theksuar se ne jemi plotėsisht tė vendosur pėr tė vazhduar mandatin e dytė, me mandatin e vazhdimit tė ndryshimit.
Jozefina Topalli rikujtoi kohėn kur PD dhe aleatėt e saj erdhėn nė pushtet 4 vite mė pare, kur, sipas saj, nė Shqipėri vazhdohej me njė sistem tė plotė korrupsioni, por qė tani ėshtė shembur, sikurse u shkatėrruan grupet kriminale dhe mafioze.
Kryeparlamentarja Topalli veēoi si njė premtim tė mbajtur dhe shfrytėzimin e potencialeve tė jashtėzakonshme nė kėto 4 vite tė qeverisjes sė djathtė.
“Nga viti 1997- 2005, kėto potenciale as nuk dihej se ekzistonin. Sot ne i shfrytėzojmė ato pėr tė ndryshuar jetėn e ēdo shqiptari”, tha ajo, ndėrsa evidentoi si premtime tė mbajtura dhe uljen e taksave, rritjen e tė ardhurave, dyfishimin e rrogave tė arsimtarėve, infermierėve, pensionistėve, dyfishimin e buxhetit dhe rritjen nė mėnyrė tė paimagjinueshme tė investimeve tė huaja.
Siē vuri nė dukje kryeparlamentarja, qeveria ka arritur tė realizojė dy gjėra tė jashtėzakonshme, transformimin e infrastrukturės, pakrahasimisht me katėr vite mė parė, dhe shmangien e efekteve tė krizės globale.
“Shqipėria vazhdon tė mbetet i vetmi vend me rritje ekonomike pozitive dhe kjo sepse doktrina qė ne realizuam gjatė kėsaj periudhe ėshtė ajo doktrinė qė po adoptojnė sot vendet e tjera tė botės pėr tė pėrballuar krizėn” tha ajo, duke nėnvizuar se doktrina jonė ėshtė e bazuar nė uljen e taksave dhe rritjen e tė ardhurave dhe zbatohet me seriozitet dhe pėrgjegjshmėri nga shteti.
...
55
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24156
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Topalli: Kori i korbave tė opozitės po vajton anėtarėsimin nė NATO :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Mar 30, 2009 12:06 pm nga lidabica

QAFSHIN KOKAT E TYRE TE ZEZA KETA KORBA TE ZINJ!!!
SHQIPERIA DO TE ECE ,ME KOKEN LART,KRAHAS VENDEVE TE BASHKIMIT EUROPIAN DHE TE NATO-S!!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Mar 30, 2009 7:24 pm nga flutura

mosurimi nga ana e rames per hyrjen e shqiperise ne NATO eshte me shume se gafe nga ana e tij

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Mar 30, 2009 10:17 pm nga lori g

do merziten pak ne fillim por pastaj do ti kaloje!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Mar 31, 2009 5:17 pm nga blu

Tani po dalin figurat me te poshtra te kombit si GRAMOZ RUCI dhe ILIR GJONI dhe kercenojne se po luajme me zjarrin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Mar 31, 2009 6:48 pm nga lidabica

Po le t'i bien teneqese sa te duan se Shqiperia eshte ne rruge te mbare dhe s'ka per te patur me kthim mbrapa.Po i pelqeu Gramozit ,po s'i pelqeu le te rrije e te numeroje parate qe ka fituar nga trafiku i droges dhe po s'i pelqeu edhe kjo le te krisi e te ike atje ku futi koken (ne Greqi),pas 2 Prillit te Shkodres.S'do merret me njeri me keta antishqiptare.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi