ILIRIADA PORTAL

Shqipėria nė BE, bashkė me Serbinė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

30032009

Mesazh 

Shqipėria nė BE, bashkė me Serbinė




Shqipėria nė BE, bashkė me Serbinė

Njė nga mbėshtetėsit mė tė fortė tė zgjerimit paraqet "hartėn e rrugės". Frattini: Por statusin e kandidatit fillimisht do ta marrė Mali i Zi


Shqipėria duket se nuk ėshtė asnjė hap mė para se Serbia nė rrugėn e integrimit me BE-nė dhe pėr mė tepėr, ėshtė edhe prapa Malit tė Zi, vendi qė vitin e kaluar pėrdorte Shqipėrinė pėr tė lobuar pėr ratifikimin e MSA-sė sė vet nė vendet e ndryshme tė BE-sė. Lajmin e dha dje agjencia italiane ANSA, e cila citon ministrin e Jashtėm italian, Franco Frattini, duke folur gjatė takimit informal tė ministrave tė Jashtėm tė BE-sė, qė u zhvillua nė Hluboka tė Republikės Ēeke.

Njė mbėshtetės i fortė i zgjerimit tė BE-sė drejt Ballkanit, Frattini paraqiti "hartėn e rrugės". Sipas tij, "brenda vitit 2010 duhet tė hyjė nė fuqi marrėveshja e liberalizimit tė vizave, duhet tė mbyllen bisedimet e anėtarėsimit me Kroacinė dhe duhet t‘i jepet statusi i kandidatit Malit tė Zi. Fqinji ynė verior e ka bėrė kėrkesėn pėr statusin e kandidatit, ndėrkohė qė Shqipėria nuk e ka bėrė ende".

"Pas Malit tė Zi ėshtė radha e Serbisė dhe Shqipėrisė", tha Frattini, i cituar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA. Vetėm pas vitit 2010, Shqipėria pritet tė marrė statusin e kandidatit, bashkė ose afėrsisht nė tė njėjtėn kohė me Serbinė.

Qeveria shqiptare po kėmbėngul tė dorėzojė kėrkesėn pėr tė marrė statusin e kandidatit para zgjedhjeve tė kėtij viti, kundėr kėshillave tė tė gjithė zyrtarėve tė BE-sė pėr ta lėnė pėr njė kohė tjetėr. Pėrveē faktit qė Brukseli dėshiron tė shohė ecurinė e zgjedhjeve para se tė japė statusin e kandidatit, edhe situata e brendshme politike nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr njė hap tė tillė.

Sipas Frattini-t, BE-ja ka shumė mė tepėr tė humbasė nga mosintegrimi i Ballkanit sesa nga integrimi i tij. "Ne rrezikojmė fytyrėn nė kėtė ēėshtje", u shpreh ai. Tė gjithė ministrat e jashtėm rikonfirmuan se mbėshtesin zgjerimin, por analistėt vlerėsojnė se pas anėtarėsimit tė Kroacisė, ka shumė gjasa qė zgjerimi i BE-sė tė ndalojė deri rreth vitit 2020.

Renditja e Shqipėrisė krahas Serbisė vlerėsohet se ėshtė njė masė politike e politikbėrėsve evropianė, tė cilėt me kėtė rast mendojnė tė zgjidhin edhe konfliktin historik mes shqiptarėve dhe serbėve.


Ndryshim datash

Ndėrsa Frattini pėrmend vitin 2010 si afati i liberalizimit tė vizave, Ministria e Jashtme e Shqipėrisė e afroi me njė vit. Sipas ministrit Lulzim Basha, "liberalizimi do tė kryhet brenda kėtij viti". Qeveria shqiptare beson se ėshtė e mundur qė liberalizimi tė ecė me hapa tė shpejtė, pėr shkak se presidenti i BE-sė, JosĆ© Manuel Barroso, mbyll mandatin kėtė vit dhe dėshiron qė ta realizojė liberalizimin para mbylljes sė mandatit. Por, pavarėsisht datave tė shpallura, asnjė marrėveshje konkrete nuk ėshtė nėnshkruar.


Ndihmė pėr Ballkanin Perėndimor

Sipas Ministrisė sė Jashtme tė Shqipėrisė, nė takimin informal tė Hluboka-s, ministrat e BE-sė ranė dakord tė japin 150-250 milionė euro ndihma pėr Ballkanin Perėndimor.

"Ministrat e Punėve tė Jashtme, tė pranishėm nė kėtė takim, diskutuan edhe mbi krizėn financiare dhe ekonomike. Nė kėtė kontekst, duke u bazuar edhe nė argumentet dhe kėrkesat qė ministrat e rajonit shprehėn gjatė mėngjesit tė punės me zv/kryeministrin ēek, Aleksandėr Vondra, u ra dakord pėr njė paketė ndihme prej 150-250 milionė eurosh nė mbėshtetje tė ekonomive tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor", njoftoi nė njė deklaratė Ministria e Jashtme.

Takimet informale tė ministrave nuk pėrdoren pėr nėnshkrim marrėveshjesh.


"Ngecja" e zgjerimit

Qė nga viti 2003, kur u ra dakord pėr zgjerimin e BE-sė me dhjetė vende kandidate, BE-ja ka ecur pak ose aspak nė rrugėn drejt pranimit tė vendeve tė tjera. Ndėrkohė, shumė forca kundėr zgjerimit janė zhvilluar brenda BE-sė. Franca ka miratuar njė ligj, me tė cilin garanton qytetarėt e vet se ēdo anėtarėsim i ri pas Kroacisė, do tė kėrkojė miratim me referendum nga populli francez. Njė legjislacion qė vlerėsohet se ka pėr synim bllokimin e Turqisė, mund tė djegė edhe vendet e Ballkanit rrugės. Sipas "The Economist", bllokimi i projektit tė Kushtetutės Evropiane, si dhe bllokimi sė fundmi i Traktatit tė Lisbonės, i cili ėshtė zėvendėsues i Kushtetutės, ka djegur edhe pėr sė paku njė dekadė tjetėr integrimin e Ballkanit. Sa pėr Shqipėrinė, Marrėveshja e Stabilizimit dhe Anėtarėsimit parashikon dy faza nga pesė vjet secila nė pėrafrimin e vendit me BE-nė. Pas fazės sė parė, do tė shihet nėse Shqipėria do tė anėtarėsohet, apo do tė kalojė edhe pesė vjet tė tjera nė pritje. Si pasojė e bllokimit tė planeve tė zgjerimit, disa politikanė evropianė, mes tė cilėve ėshtė edhe Frattini, kanė zgjedhur tė punojnė pėr liberalizimin e vizave si njė mjet qė do t‘i mbajė afėr ballkanasit.


Basha: Liberalizimi i vizave, brenda 2009-ės

Ministri i Jashtėm, Lulzim Basha, kėrkon liberalizimin e vizave pėr Shqipėrinė nga ministrat e Jashtėm tė Bashkimit Evropian. Qėndrimi i kryediplomatit shqiptar u bė publik nė takimin informal tė ministrave tė Punėve tė Jashtme tė BE-sė dhe Ballkanit Perėndimor, i cili u zhvillua nė Ēeki. Shefi i diplomacisė shqiptare, Lulzim Basha, ka marrė edhe njėherė mbėshtetjen e tė pranishmėve pėr aplikimin dhe statusin e vendit kandidat pėr nė BE dhe optimizmin pėr liberalizimin e vizave pėr Shqipėrinė e vendet e Ballkanit Perėndimor. Temat kryesore tė kėtij takimi ishin ecuria e proceseve tė integrimit evropian tė Ballkanit Perėndimor, procesi i liberalizimit tė vizave, situata ekonomike dhe mbėshtetja financiare qė Komisioni Evropian do tė japė nė kėtė drejtim, si dhe forcimi i mėtejshėm i bashkėpunimit rajonal. Zyra e shtypit tė Ministrisė sonė tė Jashtme bėjnė me dije se Presidenca Ēeke e BE-sė, vendet anėtare dhe Komisioni Evropian ndanė me ministrat e Punėve tė Jashtme tė vendeve tė rajonit vullnetin e tyre tė pėrbashkėt pėr sa i pėrket domosdoshmėrisė sė liberalizimit tė plotė tė regjimit tė vizave pėr tė gjitha vendet e Ballkanit Perėndimor. "Mbėshtetur nė tė dhėnat paraprake tė misioneve faktmbledhėse, pėrfaqėsuesit e Presidencės, tė vendeve anėtare dhe komisionit shprehėn optimizėm tė matur pėr pėrmbylljen me sukses tė procesit tė heqjes sė vizave pėr Ballkanin Perėndimor brenda vitit 2009", ėshtė shprehur Basha.
avatar
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 47
Reputation : 17
Points : 17300
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anėtarit http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Shqipėria nė BE, bashkė me Serbinė :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Mar 30, 2009 2:45 pm nga lidabica

Po pse s'e ka bere kerkesen qeveria shqiptare,une nuk jam e informuar fare,m.gj.a. them se duhen degjuar me te medhenjte qe kane shkelur ne keto rruge.RRuga drejt nje kapitalizmi te konsoliduar nuk eshte fushe me lule,patjeter qe ka shume veshtiresi ,duke menduar nga ē'prpambetje vijme.M.gj.a. per mua rendesi ka qe jemi ne rruge te mbare dhe te mire,te gjitha do te behen gradualisht ,duke patur qeverine e djathte patjeter ne krye.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Mar 30, 2009 7:41 pm nga Drini

Shqipėria duket se nuk ėshtė asnjė hap mė para se Serbia nė rrugėn e integrimit me BE-nė dhe pėr mė tepėr, ėshtė edhe prapa Malit tė Zi, vendi qė vitin e kaluar pėrdorte Shqipėrinė pėr tė lobuar pėr ratifikimin e MSA-sė sė vet nė vendet e ndryshme tė BE-sė. Lajmin e dha dje agjencia italiane ANSA, e cila citon ministrin e Jashtėm italian, Franco Frattini, duke folur gjatė takimit informal tė ministrave tė Jashtėm tė BE-sė, qė u zhvillua nė Hluboka tė Republikės Ēeke.
ne qoftese serbia qenka me para se shqiperia atehere edhe koreja e veriut edhe kina edhe kuba duhen futur ne BE

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi