ILIRIADA PORTAL

Krim misterioz ne Lushnje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

31032009

Mesazh 

Krim misterioz ne Lushnje




Vritet dhe digjet bashkė me shtėpinė

Krim misterioz nė Lushnjė. Shkrumbohet 40-vjeēari, shpėtojnė tri vajzat. Rrėfimi tronditės i sė miturės

Matilda Troka

Ekzekutim misterioz nė Lushnjė. Njė 40-vjeēar nga fshati Gradishtė ėshtė vrarė me armė zjarri nė dhomėn e tij tė gjumit, nga persona ende tė paidentifikuar, tė cilėt mė pas i kanė vėnė flakėn shtėpisė. Ngjarja ka ndodhur nė orėt e para tė mėngjesit tė sė hėnės. Policia lokale ka arritur nė pėrfundimin se shtėpisė i ėshtė vėnė flaka pėr tė fshehur krimin, ndėrkohė qė nga ky veprim ėshtė vėnė nė rrezik jeta e tri vajzave tė viktimės, tė cilat ishin nė gjumė nė njė dhomė tjetėr. Tė afėrmit e viktimės dhe policia kanė menduar fillimisht se bėhej fjalė pėr njė zjarr aksidental, qė i kishte marrė jetėn tė zotit tė shtėpisė. Zjarri ėshtė konstatuar rreth orės 01.30 tė mėngjesit tė djeshėm. Vajza 13 vjeēe e Bujar Krasniqit ka dhėnė alarmin te shtėpia e xhaxhait, qė ndodhet fare pranė me shtėpinė e djegur. Tė afėrmit dhe banorė tė tjerė tė fshatit Gradishtė janė munduar tė shuajnė flakėt, ndėrsa rreth orės 03.00 nė vendngjarje kanė mbėrritur zjarrfikėsit dhe policia. Shumė shpejt ėshtė mėsuar se Bujari 40 vjeē kishte gjetur vdekjen nė dhomėn e tij tė gjumit, ku sipas ekspertėve kishte qenė vatra fillestare e zjarrit. Trupi i tij ėshtė dėrguar nė morgun e spitalit tė Lushnjės, rreth orės 04.00 tė mėngjesit. Si fillim policia ka menduar se ai ka gjetur vdekjen nga djegia prej zjarrit, por pas dėshmisė sė marrė prej vajzave tė tij ka hedhur dyshimet e para pėr njė zjarr tė qėllimshėm, me objektiv vrasjen e Bujar Krasniqit. Vajza e madhe e Bujarit, Era 13 vjeēe, tregoi se kishte parė njė burrė me maskė nė shtėpi dhe kjo e ka shtyrė policinė t‘i thellojė hetimet. Mė pas, ekspertėt mjekoligjorė kanė konstatuar dy plagė plumbash nė trupin e 40-vjeēarit. Plumbat, gjurmėt e tė cilėve janė gjetur mė pas edhe nė murin e shtėpisė sė djegur, mendohet se janė tė njė pistolete me silenciator. Nė bazė tė informacioneve tė para ka rezultuar se familja Krasniqi nuk ka pasur ndonjė hasmėri. Pėr kėtė arsye, hetimet janė shtrirė nė pista tė tjera, si ajo e konflikteve pėr shkak tė biznesit dhe te jeta intime e viktimės. Burimet policore thanė se viktima merrej me tregtimin e pesticideve dhe nuk pėrjashtohet mundėsia qė pėr shkak tė kėtij aktiviteti tė ketė pasur konflikte pėr borxhe, apo pėr ēėshtje tė tjera. Hetuesit kanė vlerėsuar seriozisht edhe faktin qė Krasniqi udhėtonte shpesh nė Greqi, ku mund tė ketė kryer edhe aktivitete tė paligjshme. Ndėrsa, pėr sa i pėrket jetės private tė viktimės, policia po mundohet tė mbledhė tė dhėna pėr ndonjė lidhje tė mundshme jashtėmartesore tė tij, ēka mund tė shpjegojė vrasjen me kaq egėrsi. Drejtori i Policisė sė Qarkut Fier, krerė tė lartė tė Komisariatit tė Lushnjės kanė nisur qė nga mesdita e sė hėnės hetimin intensiv tė kėsaj ngjarjeje. Drejtori Shemsi Premēi tha pėr gazetėn "Shqip", se "trupi i viktimės ėshtė dėrguar nė Tiranė pėr ekspertiza tė mėtejshme. Kemi marrė nė pyetje familjarėt dhe tė afėrmit. Po punojmė. Ende nuk kemi njė pistė tė qartė, por hetojmė nė shumė pista". Deri nė mbrėmje nė polici ka qenė bashkėshortja e viktimės dhe vajza Era, e cila ka dėshmi tė qarta tė ngjarjes.

Dėshmitė e tė afėrmve tė Bujar Krasniqit: Shtėpisė iu vu flaka pas vrasjes


Vajza e mitur: Njė burrė me

maskė i vuri zjarrin dhomės sonė


Nė tė gjitha shtyllat e rrugės qė kalon pėrmes fshatit Gradishtė ishte vendosur dje lajmėrimi i vdekjes sė Bujar Krasniqit. Ndėrsa me dhjetėra policė ndodheshin nė rrugė, duke pyetur banorė tė ndryshėm. Shtėpia e 40-vjeēarit ndodhet nė qendėr tė fshatit, nė afėrsi tė disa magazinave tė kooperativės sė dikurshme. Shtėpia njėkatėshe ishte ndėrtuar para pesė vjetėsh nga Bujari, pas shpėrnguljes sė tij nga njė fshat fqinj, Babunja. Prej sė largu dallohen njerėzit me tė zeza, ndėrkohė qė burra tė shumtė kishin mbushur sheshin pėrpara shtėpisė sė viktimės dhe vėllait tė tij, Muharremit. Nė shtėpinė e Bujarit vetėm pak sende kishin shpėtuar nga zjarri. Xhemal Krasniqi, djali i xhaxhait tė Bujarit, ėshtė i gatshėm tė flasė pėr gazetėn. Ai tregon se "zjarri ka rėnė nė orėn 01.30 tė mėngjesit. Bujari ka qenė i vetėm nė dhomė. Mė parė atė e kanė qėlluar me dy plumba. Shenjat e plumbave u gjetėn mė pas nga policia nė murin e dhomės. Mbi trupin e Bujarit ishte vendosur dollapi me rroba, tė cilit i kishin vėnė flakėn". Era, vajza e madhe e ēiftit Krasniqi, vetėm 13 vjeēe, ka qenė e para qė ka dalluar zjarrin. Ajo ka treguar pėr tė afėrmit dhe policinė se "njė burrė ka dalė me njė rrobė me flakė nga dhoma e babit dhe i ėshtė afruar dhomės ku flinim ne, tri motrat. Ai burri ka hedhur rrobėn e ndezur nė dhomėn tonė dhe ėshtė larguar". Era, vajza 13-vjeēare, mėsohet se ka dalė nga shtėpia dhe ka kėrkuar ndihmė te shtėpia e xhaxhait, Muharremit. Ky ka mundur tė shpėtojė dy vajzat e tjera binjake, vetėm 4 vjeēe. Pastaj banorėt janė pėrpjekur ta shuajnė zjarrin. Policia dhe zjarrfikėsja kanė ardhur me vonesė, edhe pėr shkak tė rrugės. Tė afėrm tė familjes tregojnė se Marjana, bashkėshortja e viktimės, sė bashku me djalin 8 vjeē, Pėllumbin, ishin nisur pėr nė Pogradec paraditen e sė dielės. Ajo ėshtė kthyer dje paradite, sė bashku me tė afėrm tė saj.
avatar
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 47
Reputation : 17
Points : 17180
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anėtarit http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Krim misterioz ne Lushnje :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue Mar 31, 2009 7:44 pm nga lidabica

Mad fatkeqi....u prefte ne paqe!!!
Agresori sa me shpejt para drejtesise dhe te marrre denimin max!!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi