ILIRIADA PORTAL

Edi Rama kėrkon postin e kryebashkiakut dhe tė kryeministrit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

31032009

Mesazh 

Edi Rama kėrkon postin e kryebashkiakut dhe tė kryeministrit




Kryesocialisti pėrgatit manipulimin e kushtetutės pėr tė mos tė dorėzuar bashkinė e lejeve tė ndėrtimit
Ditėn e djeshme kryebashkiaku-kryesocialist, Edi Rama, nėpėrmjet Gazetės Shqiptare hodhi idenė se nė zgjedhjet e ardhshme nuk do tė ketė ndėrmend tė japė dorėheqjen nga kreu i bashkisė, por hodhi idenė se do tė jetė njėkohėsisht edhe kryebashkiak edhe kryeministėr. Ditėn e djeshme nė Gazetėn Shqiptare hidhej ideja se Rama nuk ka ndėrmend tė kandidojė pėr ligjvėnės. Sipas tyre, nė rast tė fitores sė Partisė Socialiste nė zgjedhje, Rama do tė mbajė njėherėsh edhe postin e kryeministrit, edhe atė tė kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės. Gazeta Shqiptare vazhdon mė tej,”tė njėjtat burime i referohen kėsisoj faktit se ligji themeltar i shtetit nuk e kushtėzon emėrimin e kryeministrit me qenien ose jo tė tij deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė. Gjithashtu tė njėjtat burime pretendojnė se Kushtetuta nė nenin 103, pika 2 e saj, ia ndalon shprehimisht vetėm ministrit dhe jo kryeministrit qė tė ushtrojė ndonjė veprimtari tjetėr shtetėrore.
"Ministri nuk mund tė ushtrojė asnjė veprimtari tjetėr shtetėrore dhe as tė jetė drejtues ose anėtar i organeve tė shoqėrive fitimprurėse", citojmė kėtė nen. Njė tjetėr argument qė serviret ėshtė edhe neni 2, pika 2 e ligjit "Pėr organizimin dhe funksionimin e Kėshillit tė Ministrave", ku thuhet se "me miratimin e Kėshillit tė Ministrave, Kryeministri mund tė marrė pėrsipėr edhe detyra tė tjera". Ndėrkohė pretendojnė se edhe nė ligjin "Pėr organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore" nuk parashikohet papajtueshmėria e funksionit tė kryetarit tė Bashkisė me atė tė kryeministrit. Nė funksion tė kėsaj logjike ata thonė se, "pėr sa kohė ligji nuk e ndalon ushtrimin njėherėsh tė funksionit tė kryetarit tė Bashkisė me atė tė kryeministrit, atėherė kjo ėshtė e lejueshme". Pra nėpėrmjet kėtij argumentimi kryebashkiaku Rama vendos tė mos lėrė postin e kryebashkiakut, duke pretenduar se do tė futet nė zgjedhje me arsenalin qė i jep ky post. Ndėrkohė qė sipas Gazetės Shqiptare, e cila ėshtė pjesė e burimeve zyrtare tė bashkisė sė Tiranės, Edi Rama hedh idenė se do tė mbajė tė dy postet nė rast se socialistėt do tė fitojnė zgjedhjet duke shfrytėzuar boshllėqet e kushtetutės nė funksionimin e qeverisė.
Sipas argumentimit Rama, neni 103 pika 2 ja ndalon ministrit tė kryejė aktivitet, ndėrkohė qė kryeministrit nuk ja ndalon,gjithmonė sipas kryebashkiakut tė cilit i ka ardhur oreksi pėr tė pasur tė gjitha tė mirat materiale pėr tė grabitur shqiptarėt kudo ku ata derdhin taksa. Nėpėrmjet argumentimit tė djeshėm, kryesocialisti Rama ka treguar se ai ėshtė njė rrezik serioz pėr Shqipėrinė, pasi pretendon tė marrė gjithēka nė dorėn e tij duke u kthyer nė njė diktator i prespektivės. Duke hedhur kėtė teori nė tregun mediatik kryebashkiaku-kryesocialist, Rama, tregon se ka probleme serioze me shėndetin mendor. Ai tashmė ka filluar tė pėrpunojė nė trurin e tij tė sėmurė ide tė cilat janė tė rrezikshme pėr ēdo sistem demokratik. Pėrpunimi i idesė se, kryebashkiaku mund tė jetė dhe kryeministėr nėpėrmjet mediave tė tij ėshtė njė manovėr e Edi Ramės pėr tė mbajtur tė shtrėnguar rreth vetes socialistėt, tė cilėt deri tani nuk kanė para tyre kandidatin pėr kryeministėr. Edi Rama duke pasur frikė se, pas largimit nga bashkia nuk do i venė mė nga mbrapa lejet e ndėrtimit dhe pėr arsye as mediat, tė cilat i blen me paratė e qytetarėve nėpėrmjet reklamave tė “netėve tė bardha” dhe “ditėve tė verės”, lejeve tė ndėrtimit, apo afiteozave tė objekteve dhe dhurimit tė truajve, kėrkon tė pėrpunojė njė ide e cila ėshtė sa amorale aq dhe djallėzore.
Nėse eksperiencat e deritanishme gjatė zgjedhjeve kanė treguar se ministrat apo deputetė tė caktuar kanė dhėnė dorėheqjen kur kanė kandiduar pėr kryetarė bashkie, apo edhe drejtorė doganash siē ėshtė edhe rasti i dorėheqjes sė servilit tė Nanos dhe mė pas tė Edi Ramės, Shpėtim Idrizit, kjo ide e Edi Ramės nuk ka asnjė sens apo normalitet. Siē e thamė edhe mė sipėr Edi Rama kėrkon tė fitojė kohė pėr t’ju shmangur daljes nė krye tė fushatės pa statusin e kandidatit pėr deputet dhe statusit pėr kryeministėr. Mungesa e ikonės qė do tė udhėheqė fushatėn nė gjirin e socialistėve mungon, pėr arsye se kjo ikonė nuk jep dorėheqjen nga Bashkia e Tiranės, vetėm pėr interesa ekonomike tė Edi Ramės, si dhe mungesa e emrit tė kryeministrit qė nuk do tė jetė nė listėn e deputetėve duket se demoralizon socialistėt.
Njė tjetėr frikė e Edi Ramės pėrsa i pėrket mungesės sė dėshirės pėr tė kandiduar ėshtė edhe frika e humbjes nė zgjedhje , fakt qė e lė mė gisht nė gojė dhe e rrezikon seriozisht pėr ta larguar nga PS, pasi edhe statuti i socialistėve e ka tė sanksionuar largimin e tij, shembull i qartė ka qenė Fatos Nano qė dha dorėheqjen pasi humbi nė vitin 2005. Edi Rama duke pasur frikė humbjen po provon tė gjitha manovrat pėr tė ngrohur gjakun e plevitosur tė socialistėve nga mungesa e emrit tė kryeministrit dhe kandidimit tė liderit nė fushatė pėr deputet. Mediatizimi i idesė Rama pėr njehsimin e postit tė kryeministrit me kryebashkiakun, nė tė vėrtetė ėshtė pjesė e lojės sė Edi Ramės nė kuadėr tė rregullimeve tė imazhit qė kėrkon ti bėjė vetvetes para socialistėve. Kryesocialisti Rama tashmė ka hapur njė serial nė disa media tė tijat, tė cilat kanė filluar me intervistat e vjehrrės sė tij dhe janė botuar dhe ribotuar dhjetėra herė pėr ti dhėnė imazhin e njė njeriu ta dashur dhe familjar, ndėrkohė qė para shqiptarėve ėshtė shfaqur si njė monstėr e keqe.
Tashmė akuzat e tij tė publikuara pėr tė atin dhe tė birin tė publikuar nė median e aleatit tė tij Mero Baze, janė njė gozhdė e keqe nė pėrfaqėsimin e imazhit anormal tė ndėrgjegjes sė Edi Ramės. Kryesocialisti Rama nuk mund tė vazhdojė pafundėsisht tė luajė hipokrizish me shqiptarėt, ashtu siē ka luajtur dhe po luan me nėnėn e djalit tė tij dhe gjyshėrit e tij tė cilėt i nxjerr me dhunė pėr tė rregulluar imazhin e tij anormal. Ai vazhdon tė luajė ende me ndjenjat e Matildės, kur deklaron se e do akoma atė. Sadizimi i tij mesa duket nuk u kėnaqkėrka me vuajtjet e njė njeriu qė ka jetuar nė mizerabilietet tė plotė nė apartamentin e varfėr nė Porcelan.

**********************************************************************************
Ja si u shprehėn dje konstitucionalistėt pėr Edi Ramėn kryebashkiak-kryeministėr pėr Gazetėn Shqiptare

NJAZI JAHO

Nė nenin 96, pika 1 e Kushtetutės thuhet se nė fillim tė legjislaturės, Presidenti i Republikės emėron kryeministrin me propozim tė partisė ose koalicionit tė partive qė ka shumicėn e vendeve nė Kuvend. Kushtetuta pra, emėrimin e kryeministrit nuk e kushtėzon me qenien ose jo tė tij deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė.
LUAN OMARI
Kushtetuta jonė nuk ka ndonjė kėrkesė formale qė kryeministri duhet tė jetė patjetėr deputet. Kėshtu, nė nenin 96, paragrafi 1 thuhet: "Presidenti i Republikės, nė fillim tė legjislaturės si dhe kur vendi i kryeministrit mbetet vakant, emėron kryeministrin me propozim tė partisė ose koalicionit tė partive qė ka shumicėn e vendeve nė Kuvend". Ndėrsa nė nenin 103, paragrafi i 1, thuhet: "Ministėr mund tė caktohet kushdo qė ka cilėsitė pėr deputet". Ndėrsa paragrafi i tretė i po kėtij neni pėrcakton se "anėtarėt e Kėshillit tė Ministrave gėzojnė imunitetin e deputetit". Ndonėse nė kėto dy paragrafe tė nenit 103 flitet pėr ministrin dhe jo pėr kryeministrin, mendoj se pėr analogji edhe kryeministri duhet tė ketė cilėsitė pėr deputet si dhe tė gėzojė imunitetin pėrkatės. Nga ana tjetėr mendoj se Kushtetuta nė nenin 103 pėrmend shprehimisht vetėm ministrin sepse normalisht kryeministri ėshtė deputet, madje si rregull edhe kryetar i shumicės parlamentare, ndėrsa ka mjaft raste kur ministra nuk janė deputetė, madje ka kushtetuta si ajo e Francės, qė ndalojnė kumulimin e funksioneve tė ministrit dhe deputetit. Por kushtetuta tė tilla janė pėrjashtime.
Praktika jonė kushtetuese, nė periudhėn postkomuniste, tregon se kryeministrat kanė qenė deputetė, me dy pėrjashtime: a) nė rastin e Vilson Ahmetit, si kryeministėr i "Qeverisė Teknike" qė pėrgatiti zgjedhjet e marsit 1992, pas dorėheqjes sė "Qeverisė sė Stabilitetit" tė kryesuar nga Ylli Bufi, i cili ishte dhe deputet; b) nė rastin e Bashkim Finos, qė u bė kryeministėr i "Qeverisė sė Pajtimit Kombėtar" nė pranverėn e vitit 1997, qeveri qė pėrgatiti zgjedhjet parlamentare tė qershorit tė po atij viti. Siē shihet, nė tė dy rastet ėshtė fjala pėr qeveri tė krijuara si rrjedhojė e krizave politike nė maxhorancat parlamentare (mė 1992 nė atė socialiste dhe mė 1997 nė atė demokratike). Pra praktika kudo, pėrfshirė edhe Shqipėrinė, tregon se kryeministri ėshtė deputet, por si pėrjashtim mund tė mos jetė, kur kjo nuk bie ndesh me Kushtetutėn.

NJAZI JAHO

Nė nenin 69, pika 1, gėrma "d", tė Kushtetutės thuhet se nuk mund tė kandidojnė dhe as tė zgjidhen deputetė pa hequr dorė nga detyra, kryetarėt e bashkive dhe tė komunave. Nga kjo del se nuk mund tė ushtrohen dy funksione: ai i deputetit dhe ai i organit ekzekutiv tė qeverisjes vendore. Ky ėshtė qėndrimi qė i pėrmbahet edhe Kodi Zgjedhor. Lidhur me kėtė ēėshtje ka interes t'i referohemi vendimit tė Gjykatės Kushtetuese Nr.37, datė 23.06.2000, qė nė bazė tė kėrkesės sė njė grupi deputetėsh, ka interpretuar nenin 69, pika 1/d dhe 2; nenin 70/2 dhe nenin 179, pika 1 e 4 tė Kushtetutės. Nė kėtė vendim thuhet se kryetarėt e bashkive dhe komunave, nuk kanė tė drejtė tė kandidojnė e tė zgjidhen deputetė dhe anasjelltas, deputetėt nuk kanė tė drejtė tė kandidojnė e tė zgjidhen kryetarė bashkie e komune pa hequr dorė nga kjo detyrė. Kjo do tė thotė se funksioni i deputetit ėshtė i papajtueshėm me atė tė kryetarit tė Bashkisė ose Komunės. Deputetėt nuk mund tė ushtrojnė njėkohėsisht asnjė detyrė tjetėr shtetėrore veē asaj tė anėtarit tė Kėshillit tė Ministrave.
LUAN OMARI
Nė Kushtetutė thuhet shprehimisht se "nuk mund tė kandidojnė dhe as tė zgjidhen deputetė pa hequr dorė nga detyra, kryetarėt e bashkive dhe tė komunave".

NJAZI JAHO
Fakti qė Kushtetuta pėr kryeministrin nuk parashikon shprehimisht papajtueshmėrinė me detyra tė tjera shtetėrore, nuk e legjitimon atė tė ushtrojė njėkohėsisht tė themi, si detyrėn e kryeministrit edhe atė tė kryetarit tė Bashkisė ose tė Komunės. Ndoshta do tė ishte mė mirė qė nė Kushtetutė, ku flitet pėr papajtueshmėri tė Ministrit me detyra tė tjera shtetėrore, tė pėrmendej edhe kryeministri, siē ėshtė parashikuar pėr shembull nė nenin 66 tė ligjit themeltar tė Republikės Federale gjermane ose nė nenin 89 tė Kushtetutės sė Republikės sė Maqedonisė. Por pavarėsisht nga kjo, nuk do tė ishte e drejtė dhe e bazuar qė nė rastin konkret pa njė arsyetim kritik dhe logjik, tė pranohej ajo qė ngandonjėherė dėgjojmė tė thuhet se "kur ligji nuk e ndalon, do tė thotė e lejon".
Nėse neni 103 pika 2 e Kushtetutės ndalon ministrin tė ushtrojė veprimtari tjetėr shtetėrore, aq mė tepėr kjo nuk do t'i lejohet kryeministrit qė pėrfaqėson Kėshillin e Ministrave, qė bashkėrendon dhe kontrollon punėn e anėtarėve tė Kėshillit tė Ministrave dhe institucioneve tė tjera tė administratės qendrore tė shtetit. Nuk duhet harruar gjithashtu edhe fakti se organi i zgjedhur drejtpėrdrejt i njėsisė qeverisėse vendore mund tė shpėrndahet ose tė shkurtohet nga Kėshilli i Ministrave pėr shkelje tė rėnda tė Kushtetutės dhe ligjeve (Neni 115 i Kushtetutės). Nė vazhdim tė kėtyre argumenteve, mund tė thuhet gjithashtu se edhe pse Kushtetuta nuk i jep pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė faktit se deputeti nuk mund tė kandidojė dhe tė zgjidhet kryetar bashkie apo komune, pėrmbajtja e nenit 70 pika 2 e ndalon atė tė ushtrojė njėkohėsisht edhe detyrėn e kryetarit tė Bashkisė ose Komunės. Kam mendimin se nuk do tė ishte e nevojshme tė vihej nė lėvizje Gjykata Kushtetuese pėr tė interpretuar Kushtetutėn, nėse kryeministri qė nuk ėshtė deputet mund tė ushtrojė edhe detyrėn e kryetarit tė Bashkisė.
LUAN OMARI
Kur njė kryetar bashkie synon tė bėhet kryeministėr nė qoftė se partia e vet e propozon nė kėtė funksion pas fitores nė zgjedhjet parlamentare, ai duhet tė japė dorėheqjen nga posti i kryetarit tė Bashkisė, sepse po neni 103 i Kushtetutės, paragrafi 2, thotė shprehimisht: "Ministri nuk mund tė ushtrojė asnjė veprimtari tjetėr shtetėrore dhe as tė jetė drejtues ose anėtar i organeve tė shoqėrive fitimprurėse". Kur ekziston njė ndalim i tillė pėr ministrin, aq mė shumė ai, logjikisht dhe pėr analogji vlen edhe pėr kryeministrin. Prandaj mendoj se asnjė president i Republikės sė Shqipėrisė nuk do tė emėronte kryeministėr njė person i cili njėkohėsisht ėshtė nė njė funksion tjetėr shtetėror.
SOT
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24166
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Edi Rama kėrkon postin e kryebashkiakut dhe tė kryeministrit :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue Mar 31, 2009 5:13 pm nga blu

Po more tja japim ,postin e kryeministrit , te kryetarit te PS-se , te kryebashkiakut , bile edhe te kryetarit te komunes PEZE.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Mar 31, 2009 6:52 pm nga lidabica

hahha sa i ditka b....., ketij psikopati.....Tamam si babai shpirteror i tij emershuari Enver Hoxha.dashka me u bo mbret ky psikopat hahahaha

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Mar 31, 2009 8:39 pm nga emigranti

Ksaj i thon me te pas hy shum vetja ne qef dhe kur te hyn vetja ne qef dihet se ēfar ndodh.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Mar 31, 2009 11:10 pm nga nardlushnja

Une them qe ta bejme edhe kryetar te prokurorise

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi