ILIRIADA PORTAL

Rehn: Shqiperia, kete vit pa viza me BE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

01042009

Mesazh 

Rehn: Shqiperia, kete vit pa viza me BE




Rozeta Rapushi
Shqiptaret mund te kene shansin te levizin pa viza ne vendet e Bashkimit Evropian, brenda ketij viti. Sinjalet pozitive erdhen dje nga Bashkimi Evropian. Komisioneri i BE-se per Zgjerimin, Olli Rehn, u shpreh dje se Bashkimi Evropian mund te vendose kete vit, per t'u ofruar levizje te lire, te gjithe shtetasve te vendeve te Ballkanit Perendimor. Ndonese ende ne formen e nje deklarate evazive, Rehn dha shpresa se me ne fund do te kete mundesi qe te realizohet levizja e lire e njerezve. Para anetareve te Parlamentit Evropian, Rehn u shpreh se "Mund te rekomandohet qe gjashte mujorin e pare te ketij viti, heqja e vizave per disa vende te Ballkanit". Por dhe ky sinjal pozitiv, nuk mund te kalonte pa kushte, te cilat vendet duhet t'i realizojne ne kembim te levizjes se lire. Rehn u shpreh se rekomandimi per liberalizim te plote te vizave, do te behet per ato vende qe arrijne progres ne kryerjen e reformave te ndermarra. "Pas kesaj, ministrat e Brendshem te BE-se mund te marrin nje vendim perfundimtar deri ne fund te vitit 2009, duke marre parasysh progresin e vendeve ballkanike, ne luften kunder krimit te organizuar, pajisjen e shtetasve me pasaporta biometrike dhe efikasitetin ne kontrollin e kufijve", u shpreh Rehn. Shqiperia nder reformat kryesore, ka mbi supe detyren e realizimit te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Kjo perpos vijueshmerise se reformave ekonomike, pronat dhe sistemin e drejtesise. "Ne deshirojme te cojme perpara ceshtjen e udhetimit pa viza. Kjo eshte shume e rendesishme per shtetasit e vendeve te Ballkanit Perendimor", vijoi Rehn. Vendeve te Ballkanit Perendimor, mes te cileve dhe Shqiperise, iu eshte premtuar perspektiva ne anetaresimin e tyre ne Bashkimin Evropian, por lekundjet e fundit ekonomike, kane ulur disi entuziazmin e BE-se per zgjerim. "Le te mos shnderrojme zgjerimin e BE-se, ne dashin kurban te recesionit ekonomik. Kriza nisi me shume nga "Uall Street"-i sesa nga rruga kryesore e Zagrebit", theksoi Rehn. Duke u ndalur tek Kroacia, ai u shpreh se ky shtet eshte ende ne kohe per te permbyllur bisedimet e anetaresimit me BE-ne brenda ketij viti, nese zgjidhet nje mosmarreveshje kufitare me Sllovenine, vend anetar i BE-se. Ndersa u shpreh se BE, mund te propozoje kete vit dhe nisjen e bisedimeve per anetaresimin e Maqedonise, gjithnje nese ky vend permbush reformat politike dhe ekonomike, vecanerisht ne luften kunder korrupsionit. Te gjitha keto ndryshime, sipas Rehn pritet te vijne pavaresisht situates se krijuar per zgjerimin e bllokut Bashkimit Evropian, te perbere prej 27 vende anetaresh. Njeheresh ai nuk ka munguar te shprehet se, kriza ekonomike eshte nje faktor qe mund te pengoje zgjerimin e BE me vendet e rajonit te Ballkanit Perendimor, por kjo nuk duhet te sherbeje ne funksion te bllokimit te procesit, ne rast se keto vende plotesojne kushtet.

Levizja

Liberalizim te vizave brenda ketij viti. Deklarata u be dje nga komisioneri per Zgjerimin ne Bashkimin Evropian, Olli Rehn, i cili u shpreh se nese vendet e Ballkanit Perendimor arrijne reformat, BE mund te propozoje liberalizimin e vizave.
Koha Jone
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24466
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi