ILIRIADA PORTAL

Berisha: Dėmshpėrblim pėr nacionalistėt qė u tradhtuan nga Kim Filbi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

01042009

Mesazh 

Berisha: Dėmshpėrblim pėr nacionalistėt qė u tradhtuan nga Kim Filbi




Seanca e djeshme parlamentare u kthye nė leksione historie dhe shkak ishte ligji pėr njė ndryshim nė dėmshpėrblimin e ish-tė pėrndjekurve politikė, i cili nė thelb kėrkon shtimin e pėrfituesve. Pėrfaqėsuesit e sė majtės, nė veēanti deputeti Pandeli Majko, thanė se nisma ligjore nė fjalė kėrkon tė dėmshpėrblejė edhe ish-kolaboracionistėt me nazizmin dhe fashizmin. Reagimi i parė erdhi nga deputeti demokrat, Bujar Leskaj, i cili tha se “Majko ka parė filmat e ish-Kinostudios”, por vetė Kryeministri Sali Berisha ndėrhyri nė kėtė debat.

Ai tha se nisma ligjore nuk kėrkon tė dėmshpėrblejė ish-kolaboracionistėt, por nacionalistėt dhe antikomunistė qė u masakruan nga regjimi i Enver Hoxhės. Madje, Kryeministri i kėrkoi Parlamentit njė amendim pėr dėmshpėrblimin e qindra nacionalistėve shqiptarė tė cilėt u vranė nga regjimi i Hoxhės, gjatė pėrpjekjeve tė tyre nė fund tė viteve ‘40 dhe nė fillim tė viteve ‘50 pėr tė rrėzuar regjimin e Hoxhės. “Krahas shpalljes sė tyre “Martirė tė Lirisė”, unė i propozoj Parlamentit qė tė ketė njė amendament pėr dėmshpėrblimin e tyre sepse ata ranė qė ne tė bėheshim tė lirė. Nuk ėshtė normale qė tė kalojmė nė luftėn e gjyshėrve, sepse kjo nuk i shėrben tė ardhmes. Kėta qė po them, po vinin nga NATO-ja dhe ishin financuar nga Presidenti Truman. Ata erdhėn pėr tė na ēliruar ne”, - deklaroi Berisha. Bėhet fjalė pėr qindra nacionalistė, tė njohur si diversantė, tė cilėt ishin pjesė e njė aksioni te organizuar nga amerikanėt dhe britanikėt pėr rrėzimin e regjimit komunist. Por aksioni i tyre ishte njė dėshtim pėr shkak se ata u tradhtuan nga i mbiashtuquajturi si kryespiuni i Luftės sė Ftoftė, Kim Filbi. Agjenti britanik u dha tė gjithė informacionin sovjetikėve tė cilėt informuan regjimin komunist nė Shqipėri pėr ēdo detaj.

Mė vonė, nė Parlamentin britanik, ish-Kryeministri Toni Bler do tė deklaronte se shėrbimi sekret britanik ka njohur dy dėshtime tė mėdha nė histori dhe njėri ishte dėshtimi i operacionit nė Shqipėri.

Kreu i qeverisė shqiptare tha: “Mendoj se kėtu duhet tė jemi tė bashkuar. Unė jam i vetėdijshėm, se fatura ėshtė jo e thjeshtė, por shumė e rėndė, ėshtė pėr kėtė shoqėri qė ata tė mbikalohen. Po bėhet njė akt i madh njerėzor”. Ai hodhi poshtė zėrat se me anė tė kėtij ligji do tė dėmshpėrblehen ish-kolaboracionistėt. “Ėshtė keqdashės trillimi se ne po shpėrblejmė kriminelė luftė. Asnjė tė vetėm, por pėrkundrazi, viktimat e krimit tė komunizmit. Le tė lexojmė aktet e krimeve kundėr njerėzimit. Tė gjitha krime qė u kryen nė emėr tė njė regjimi dhe ideologjie tė caktuar”, - tha Berisha.

Kompania 4000

Kreu i mazhorancės kėrkoi njė amendim ku tė dėmshpėrblehen edhe nacionalistėt, tė njohur si diversantė, qė dhanė jetėn pėr tė rrėzuar regjimin e Hoxhės. Sipas Berishės, ata u vranė pėr tė ēliruar Shqipėrinė nga njė regjim i egėr. Kompania 4000 ishte regjimenti i shqiptarėve, tė cilėt u stėrvitėn nga britanikėt dhe amerikanėt nė Gjermani dhe nė Qipro, pėr tė kryer misione pėr ēlirimin e vendin nga komunizmi. Pjesa mė e madhe e tyre kapej nga forcat e Sigurimit tė Shtetit pėr shkak se informacioni kishte kaluar nga Kim Filbi tek komunistėt shqiptarė.

Berisha tha se sot po shkojmė nė NATO, ndėrkohė qė ata vijnė nga NATO-ja pėr tė na liruar ne. “Nga vitet ‘45, Presidenti i SHBA-sė, Herri Truman, dhe Kryeministri i Britanisė sė Madhe, krijuan komitetin e pėrbashkėt. Ky komitet kishte qėllimin qė t’u jepte shqiptarėve lirinė, kishte qėllim qė t’i ēlironte nga regjimi qė sapo doli nga lufta dhe u dhunoi zgjedhjet. Ekzekutoi opozitėn. Ky komitet mobilizoi resurse tė mėdha, elitė intelektuale dhe politike shqiptare”, - tha Berisha nė lidhje me iniciativėn amerikano-britanike pėr tė rrėzuar regjimin komunist nė Shqipėri, por qė u spiunua nga Kim Filbi. Duke folur mė tej pėr Filbin, Berisha tha se ai u dėnua nga drejtėsia britanike me dėnim kapital, ndaj dhe ne duhet tė bėjmė tonėn me nacionalistėt e rėnė. “Kėta ishin nacionalistė tė vėrtetė, luftėtarė qė luftuan katėr vite kundėr okupacionit dhe kur panė se Enver Hoxha po vendoste njė pushtim tė ri, u larguan dhe ranė nė pritat
ERALD KAPRI

Standart
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24466
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Berisha: Dėmshpėrblim pėr nacionalistėt qė u tradhtuan nga Kim Filbi :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed Apr 01, 2009 3:31 pm nga lidabica

Po ne rregull,me mire vone se kurre,

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Apr 01, 2009 5:53 pm nga shqiptari

Berisha ka te drejte, megjithese eshte shume i vonuar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi