ILIRIADA PORTAL

Shqipėria pjesė e NATO-s, sot ceremonia nė SHBA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

01042009

Mesazh 

Shqipėria pjesė e NATO-s, sot ceremonia nė SHBA




Uashington -Sot nė Uashington do tė zhvillohet ceremonia e depozitimit tė instrumenteve tė ratifikimit pėr Shqipėrinė dhe Kroacinė, tė ftuara njė vit mė parė pėr tė qenė pjesė e NATO-s. Nė kėtė ceremoni do tė marrin pjesė ambasadori shqiptar dhe ai kroat. Shqipėria dhe Kroacia u ftuan njė vit mė parė, qė tė bėheshin pjesė e kėsaj organizate. Brenda kėsaj periudhe kohore, tė gjitha vendet anėtare tė aleancės ratifikuan protokollin e anėtarėsimit, duke mos paraqitur asnjė problem. Nė Samitin e Strasburgut Shqipėria do te marre pjesė si anėtare e Aleancės politike dhe ushtarake mė tė fuqishme qė ka njohur historia, duke siguruar tė ardhmen, lirinė dhe zhvillimin e saj tė mėtejshėm ekonomiko-shoqėror.

Njė ditė mė parė sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Z. Jaap de Hoop Scheffer, I dėrgoi ftesėn Shqipėrisė tė aderojė nė Traktatin e Atlantikut tė Veriut‏. “Jam i lumtur t’ju informoj se tė gjitha Palėt nė Traktatin e Atlantikut tė Veriut kanė notifikuar pranė Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ratifikimin e Protokolleve tė Aderimit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe tė Republikės sė Kroacisė nė Traktatin e Atlantikut tė Veriut, nėnshkruar nė Bruksel mė 9 Korrik 2008. Rrjedhimisht, protokollet kanė hyrė nė fuqi. Nė emėr tė gjitha palėve, vijon mė tej letra e Z. Scheffer pėr Ministrin Basha, jam veēanėrisht i nderuar ti komunikoj Qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė ftesėn pėr tė aderuar nė Traktatin e Atlantikut tė Veriut.

Nė pėrputhje me nenin 10 tė Traktatit tė Atlantikut tė Veriut, Republika e Shqipėrisė do tė bėhet palė nė kėtė Traktat ditėn e depozitimit tė instrumentit tė saj tė aderimit pranė Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
Start
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22728
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Shqipėria pjesė e NATO-s, sot ceremonia nė SHBA :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed Apr 01, 2009 12:50 pm nga lidabica

hajde per hajer,i qofte SHQIPERISE cheers cheers cheers

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Apr 01, 2009 5:42 pm nga shqiptari

Per hajer gjith KOMBIT! cheers cheers cheers

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Apr 01, 2009 7:28 pm nga shqiptari

Bruksel -Tashmė, aleanca mė e madhe ushtarake dhe politike nė botė, e quajtur shkurt NATO, do tė pėrbėhet nga 28 anėtarė, nga 26 qė ishte pak ditė mė parė. Dy vendet e reja, vijnė nga Ballkani me njė histori tė gjatė vuajtjesh dhe mundimesh. Shqipėria dhe Kroacia, dy vende kėto tė vogla dhe me ushtri jo shumė tė fuqishme, do tė jenė pėrkrah Shteteve tė Bashkuara, Francės, Anglisė, Gjermanisė, etj, nė njė politikė tė re globale.

Edhe pse pa shumė rėndėsi nga forca ushtarake dhe teknologjia e saj, Shqipėria do tė ketė njė votė tė fortė nė kėtė aleancė, qė nė njė tė ardhme tė afėrt mund t’i shėrbejė si presion ndaj njė kandidati tė ri. Pas pak ditėsh, mė 7 prill, flamuri shqiptar do tė jetė nė krye tė 27 flamujve tė tjerė, jo pėr shkak tė fuqisė, por shkronjės sė parė tė alfabetit. Njė flamur, pėr tė cilin edhe shqiptarėt do tė krenohen qė do ta shohin tė valėvitet nė erėn e historisė sė kombeve.

Njė vit mė parė, iu bė ftesa pėr anėtarėsim Shqipėrisė dhe Kroacisė, ndėrsa Maqedonia mbeti prapa pėr shkak tė vetos sė Greqisė. Gjatė kėsaj kohe, tė gjitha vendet anėtare tė aleancės, ratifikuan protokollin, duke ēelur kėshtu derėn e pranimit edhe tė dy shteteve ballkanike. Nė njė deklaratė tė NATO-s, thuhet se anėtarėsimi do tė ketė pėrparėsi por edhe pėrgjegjėsi pėr dy vendet e reja, tė anėtarėsuara tashmė me tė drejta tė plota.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Apr 01, 2009 9:45 pm nga gerrard

shqiptari shkruajti:
Edhe pse pa shumė rėndėsi nga forca ushtarake dhe teknologjia e saj, Shqipėria do tė ketė njė votė tė fortė nė kėtė aleancė, qė nė njė tė ardhme tė afėrt mund t’i shėrbejė si presion ndaj njė kandidati tė ri.
Ky eshte nje koment mjaft inteligjent, me te vertete interesant.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi