ILIRIADA PORTAL

Bllokohen aplikimet pėr pasaportat ekzistuese, nė qarkullim vetėm biometriket

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

02042009

Mesazh 

Bllokohen aplikimet pėr pasaportat ekzistuese, nė qarkullim vetėm biometriket




Duke filluar nga sot nė Tirane do tė ndėrpritet aplikimi pėr pasaportat ekzistuese. Burime zyrtare tė Policisė sė Qarkut nė Tiranė njoftojnė se shtetasit do tė aplikojnė vetėm pėr pasaporta biometrike, ndėrsa procedurat do tė kryhen pranė njėsive bashkiake. Nga ana tjetėr qeveria ka vendosur njė muaj afat pėr aplikimin pėr pajisjen me karta vetėm tė shtetasve pa pasaportė. 1 prill-1 maj do tė jetė periudha, qė kėta shtetas do tė aplikojnė pranė njėsive tė gjendjeve civile pėr tė marrė letėrnjoftimin elektronik. “Nė kuadėr tė implementimit tė prodhimit tė pasaportave biometrike, Drejtoria e Policisė sė Qarkut Tiranė, tha se duke filluar nga dita sotme datė 02.04.2009 do tė ndėrpresė pranimin e dokumenteve, pėr pajisjen e shtetasve shqiptarė me pasaportėn ekzistuese.
Ndėrkohė, pėr ēdo aplikim pėr pasaportė Biometrike, qytetarėt duhet tė paraqiten pėr aplikim, nė qendrat pranė njėsive bashkiake pėrkatėse Tiranė, ku aktualisht po prodhohen kartat e identitetit. Ndėr tė tjera Drejtoria e Policisė sė Qarkut Tiranė, sqaroi dje edhe se pėr pasaportėn ekzistuese, pėr udhėtim jashtė shtetit, do tė vazhdojė tė prodhojė aplikimet e pranuara pėrpara kėsaj date. “Po ashtu njoftojmė qytetarėt, tė cilėt do tė aplikojnė pėr pasaportėn ekzistuese deri mė datė 02.04.2009, afati i prodhimit tė tyre do tė kryhet brenda 2 javėve nga dita e aplikimit”, njoftojnė burime zyrtar pranė Drejtorisė sė Policisė nė Tiranė.
MB: Kartat e identitetit, qytetarėt nuk i tėrheqin pasi i paguan
Ministria e Brendshme u ka bėrė thirrje qytetarėve qė tė tėrheqin letėrnjoftimet elektronike. Ministria e Brendshme informon opinionin publik se ndėrsa numri i aplikimeve pėr letėrnjoftime elektronike po shkon nė 400 mijė, shpėrndarja e tyre po kryhet tashmė jo vetėm nė Tiranė, por edhe nė qytetet kryesore tė vendit, konkretisht nė Durrės, Elbasan, Vlorė, Shkodėr, Fier, Berat, Korēė, Gjirokastėr dhe Lezhė. Sipas informacioneve tė marra nga kompania konēesionare pėr qytetet e sipėrpėrmendura janė tė gatshme pėr t’u tėrhequr letėrnjoftimet pėr qytetarėt qė kanė aplikuar deri nė datėn 20 Mars 2009.
Ministria e Brendshme fton qytetarėt qė tė tėrheqin letėrnjoftimet e tyre pasi nė kėtė mėnyrė japin edhe njė shtysė pozitive pėr ecurinė e procesit nė tėrėsi. Pranė qendrave tė shpėrndarjes deri mė tani janė dėrguar 168 244 letėrnjoftime elektronike dhe vetėm 62 778 prej tyre janė tėrhequr. Pra, ka njė sasi tė madhe tė letėrnjoftimeve elektronike qė nuk janė tėrhequr nga qytetarėt qė pėrbėn njė pengesė pėr shpėrndarjen e mėtejshme, veēanėrisht nė Tiranė. Kompania konēesionare ka prodhuar deri mė tani 293 182 letėrnjoftime elektronike dhe ėshtė e gatshme t’i dėrgojė nė vijimėsi letėrnjoftimet e prodhuara, veēanėrisht nė Tiranė, nėse do tė kemi njė ritėm mė tė lartė tėrheqjeje tė tyre nga qytetarėt.
SOT
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24571
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

Bllokohen aplikimet pėr pasaportat ekzistuese, nė qarkullim vetėm biometriket :: Komentet

avatar

Mesazh prej Thu Apr 02, 2009 8:52 pm nga nardlushnja

Ministria e Brendshme fton qytetarėt qė tė tėrheqin letėrnjoftimet e tyre pasi nė kėtė mėnyrė japin edhe njė shtysė pozitive pėr ecurinė e procesit nė tėrėsi

Ju lutem me dritesoni pak.
Nuk e kuptoj.
Njerezit paguan 1200 leke per leternjoftimet dhe tani qe kane dale dhe jane ne dispozicon nuk shkojne qe ti terheqin??? apo e kam kuptuar gabim....nese jo atehere ore vellezer pse nuk shkoni????cudi

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Apr 02, 2009 8:55 pm nga lola

me duket se vellezerit tane pertojne qe ti terheqin

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Apr 02, 2009 11:33 pm nga lidabica

Kjo eshte per ata qe aplikojne per here te 1 ,per pasaporte.Do te aplikojne vetem per pasaporta biometrike.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi