ILIRIADA PORTAL

"Marreveshja ime e fshehte me Ramen"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

03042009

Mesazh 

"Marreveshja ime e fshehte me Ramen"




E burgosura 75-vjecare shpreh zhgenjimin e madh nga kryesocialisti dhe kerkon zgjidhje

Kane kaluar 3 muaj nga dita kur kryetari i Partise Socialiste, njekohesisht edhe i bashkise se Tiranes i premtoi nene Feride Bakos, se do ta nxirrte nga burgu, e megjithate kjo nuk ka ndodhur. Nene Ferideja ndodhet akoma ne qelite e burgut 325, me disa rrudha dhe zhgenjime me teper. Ajo pohon se me gjithe premtimet qe iu bene, nuk e kishte imagjinuar qe prilli do ta gjente ende ne qeli.

Premtimi

"Sa here qe jame takuar me Edi Ramen, me ka dhene nje sere afatesh per lirimin, nje here me ka thene se do te lirohesha me 7mars, njehere tjeter me 8 mars, pastaj ne prill... Sic e shihni, une jam ende ne qeli, me e zhgenjyer se kurre", thote Feride Bako. Ajo tregon edhe per paktin e fshehte te bere me kryesocialistin Edi Rama. "Rama me tha qe mos shkoja me ne burg, se do te rregullohet puna e lirimit tim", rrefen 75-vjecarja. Por, ajo tregon se nuk mund ta bente nje gje te tille, duke qene se gjykata e ka denuar me 5 vjet heqje lirie. "Ndihem shume e zhgenjyer nga premtimet e Rames. Te pakten te mos me kishte premtuar gje dhe nuk do ta kisha pasur mendjen atje. Une e di qe faljet e vendos Presidenti, Bamir Topi dhe nuk e kuptoj pse Rama beri nje premtim qe nuk e mbajti", vijon e moshuara e denuar per kultivim lendesh narkotike.

Jetimet

Por, meraku me i madh i saj nuk eshte se po vuan denimin, por sepse femijet e djalit te saj te vdekur, i ka vetem. "Nuk e di nese kane per te ngrene, sepse nuk ka kush kujdeset per ta, apo t'i siguroje te ardhurat", thote nene Ferideja. Ajo rrefen se i ka porositur nipat qe te shkojne ne dyqan te marrin gjera per te ngrene, sepse do t'i paguaje ajo nje dite. E, teksa mendohet, ajo thote se nuk ka ku t'i marre leket per te paguar shitesin. Keshtu, e moshuara vuan cdo dite faktin nese femijet e djalit te saj kane me se te ushqehen, apo nese kujdeset njeri per ta. "Une nuk do rroj 200 vjet. Dua qe te pakten, per aq vjet jete sa me ka mbetur, te rri prane niperve te mi, jetime", perfundon 75-vjecarja Feride Bako.

Kerkesa e Rames, drejtuar Presidentit Topi

Ne vigjilje te Vitit te Ri, kryesocialisti Rama i beri apel Presidentit te Republikes Bamir Topi, te fale 75-vjecaren Feride Bako. Ai theksoi ne kerkesen drejtuar Topit se Feride Bako, eshte simboli i nje drame shoqerore qe jetojne nen minimumin jetik dhe qe gjenden pas hekurave te burgut per nje kundervajtje ligjore, te kryer ne humneren e varferise dhe kulmin e nje lufte rreqethese, per mbijetesen e familjes e te femijeve te tyre. Gjithashtu, ai eshte shprehur se drama e pashoqe e gruas 75-vjecare dhe e grave qe vuajne burgun, per te njejten arsye nuk eshte thjesht drama e saj, apo e nje grushti grash fatkeqe, por eshte drama jone e perbashket, ne nje atdhe ku skamja, shtyn ne skaje ekstreme te mbijeteses njerez te thjeshte.
Shekulli
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22423
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

"Marreveshja ime e fshehte me Ramen" :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri Apr 03, 2009 10:38 am nga lidabica

Po eshte mesuar Edi Rama me kulisa drogmenesh dhe me premtimet e pambajtura e me llogjet e tij gju me gju me popullin.
Dikush ne nje debat i tha :faqja jote zyrtare ,eshte publiciteti.
Shume e bukur kjo.Po ē'ka per te thene tani Edushka per nene Feridene Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Apr 03, 2009 11:59 am nga blu

Ne nje shtet normal ku drejtesia funksionon vertete e pavarur bashkepunetoret ne tentative arratisje denohen , vetem se nga INA RAMA ne EDVINA RAMA i ndajne vetem 3 germa.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Apr 03, 2009 2:22 pm nga emigranti

"Rama me tha qe mos shkoja me ne burg, se do te rregullohet puna e lirimit tim", rrefen 75-vjecarja.
Rolling Eyes Rolling Eyes Rolling Eyes Rolling Eyes Rolling Eyes

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi