ILIRIADA PORTAL

Ina Rama: Kujdes me te drejtat e njeriut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

03042009

Mesazh 

Ina Rama: Kujdes me te drejtat e njeriut




KUKES - Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama ka kerkuar llogari nga vartesit e tij ne Kukes, per krimet e ndodhura qe ende jane te pa zbardhura. Diten e djeshme prokuroria e rrethit verior ka zhvilluar analizen vjetore te punes per vitin 2008 me pjesemarrjen e kryeprokurores Rama. Gjate fjales se saj, ajo ka vene ne dukje se, pozitive eshte qe ne Qarkun e Kukesit situata e kriminalitetit eshte dukshem ne renie, krahasuar me vitet e tjera. Eshte e domosdoshme qe ne luften kunder te gjitha formave te kriminalitetit te rritet bashkepunimi mes strukturave shteterore vecanerisht me policine. Sipas saj, "gjate ketij viti eshte verejtur nje permiresim i ndjeshem ne drejtim te hetimit me profesionalizem ndaj veprave kriminale, por eshte e domosdoshme qe te punohet me teper ne drejtim te bashkepunimit me strukturat e tjera si policine e komunitetin, jo vetem per zbulimin e veprave kriminale, por edhe te hetimit profesional te tyre, me synimin qe te mos shkelen te drejtat e njeriut". Ne Qarkun e Kukesit per vitin e kaluar jane regjistruar gjithsej 534 kallezime, prej te cilave ka nisur ceshtja penale per 475 prej tyre, prej te cileve 345 persona jane marre me cilesine e te pandehurit. Veprat penale me te medha qe jane regjistruar kane qene per vjedhje, falsifikim te dokumenteve zyrtare, kontrabande, vjedhje te energjise elektrike, kanosje e plagosje te lehta etj. "Gjate ketij viti, pozitive ka qene fakti se shfaqja e veprave penale ne fushen e tatimeve, te demtimit te pyjeve, apo sigurimeve shoqerore jane denuar sipas ligjit dhe ka ardhur si rrjedhoje e efikasitetit te organeve te drejtesise jo vetem per kallezimin e rasteve, por edhe me synimin e parandalimit te ketyre veprave penale", tha ne fjalen e tij, prokurori i Kukesit, Xhevahir Lita. A. Cena

Shifrat

Gjate analizes vjetore eshte bere e ditur se, per vitin e kaluar ne prokurorine e qytetit verior, jane regjistruar gjithsej 534 kallezime, prej te cilave kane nisur ceshtjet penale per 475 prej tyre, dhe 345 persona jane marre me cilesine e te pandehurit.
Koja Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22558
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Ina Rama: Kujdes me te drejtat e njeriut :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed Apr 08, 2009 4:43 pm nga lidabica

Kesaj i thone:bej si them une dhe mos bej si bej une,po pse cilat krime zbardhi ko zonje,qe del e u kerkon llogari vartesve te saj ne Kukes?
Hajde ē'prokurore qe kemi Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi