ILIRIADA PORTAL

KLSH: QEVERIA, 40 MILIONE DOLLARE DEME.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

03042009

Mesazh 

KLSH: QEVERIA, 40 MILIONE DOLLARE DEME.




Kontrolli i Lartė i Shtetit ka paraqitur nė Kuvend raportin vjetor tė 2008-ės, ku konstatohen shumė shkelje dhe dėme ekonomike. “Nė pėrfundim tė kontrolleve tė ushtruara gjatė vitit 2008 janė zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare nė tė ardhurat dhe shpenzimet e kryera, me dėm efektiv tė pėrgjithshėm nė shumėn totale prej 4 miliardė e 46 milionė e 635 mijė lekė tė reja”, thuhet nė raportin vjetor tė KLSH-sė. Sipas kėtij institucioni, ky dėm efektiv i pėrket veprimtarisė ekonomiko-financiare tė ushtruar nė periudhėn kohore 2006, 2007 dhe 9- mujorin e 2008-ės. Raporti shprehet se nga vlera e pėrgjithshme e dėmit efektiv tė sipėrcituar, KLSH ka rekomanduar zhdėmtimin nė shumėn e 4 miliardė 32 milionė e 455 mijė lekė tė reja, ose nė masėn 99.6 pėr qind. Nė qendėr tė punės kontrolluese tė kėtij institucioni ka qenė zbatimi i buxhetit faktik tė shtetit. Kėshtu janė zhvilluar kontrolle nė 85 ministri dhe institucione qendrore shtetėrore, organe tė pushtetit vendor dhe agjenci apo projekte tė tjera qė operojnė fondet buxhetore. Shkeljet e mėdha janė bėrė sipas raportit nė fushėn e prokurimeve publike me vlerė 195.769 mijė lekė. Nga 50 subjektet e kontrolluara nė fushėn e prokurimeve, nė 37 prej tyre janė gjetur shkelje tė procedurave tė prokurimit. Dėmet mė tė mėdha janė vėrejtur nė bashkinė e Shkodrės me 53 milionė e 793 mijė lekė tė reja, duke pėrfunduar listėn e gjatė tė institucioneve tė kontrolluara me Spitalin Ushtarak, me 2 milionė e 428 mijė lekė tė reja. Edhe nė fushėn e urbanistikės dėmi i konstatuar kap vlerėn e 153 milionė e 737 mijė lekė tė reja i shkaktuar nga 5 subjekte tė kontrolluara, kryesisht nė mospagesė tė taksės sė infrastrukturės. Edhe sektori i tatim-taksave paraqet dėm tė madh ekonomik nė buxhetin e shtetit. Vlera e dėmit kap shumėn e 144 milionė e 951 mijė lekėve tė reja si pasojė e mospagesė sė detyrimeve tatimore. Nga kontrolli i institucioneve qendrore, 9 ministri, 18 institucione qendrore dhe drejtori tė pėrgjithshme etj., ėshtė konstatuar njė dėm financiar prej 8 miliardė e 783 milionė e 830 mijė lekė tė reja. Kėto shkelje janė konstatuar kryesisht nė shkeljen e procedurave tė prokurimeve publike, qė zėnė mbi 50 pėr qind tė totalit tė shkeljeve tė konstatuara. Nga 402 procedurat e prokurimit tė kontrolluara, rezultojnė me shkelje 241 prej tyre ose nė masėn 60 pėr qind e tyre. Shkelje dhe dėm ekonomik KLSH-ja vėren edhe nė projektet me financime tė huaja. Dėmet financiare nė financimet e huaja pėr projekte nė Pogradec, qendrėn spitalore Tiranė etj., kapin shumėn 119.793 mijė lekė.
Tė ardhurat
Gjatė kontrollit vjetor tė KLSH-sė, dėm ekonomik nė shuma tė mėdha janė vėrejtur edhe nė tė ardhurat qė duhet tė realizoheshin nė buxhetin e shtetit. Nė 22 kontrolle tė niveleve tė ndryshme tė tatim-taksave, efektet negative nė grumbullimin e tė ardhurave tatimore nga sistemi tatimor dhe doganor, pėr llogari tė buxhetit tė shtetit tė vitit 2008, janė llogaritur nė vlerėn e 2 miliardė e 413 milionė e 930 mijė lekėve tė reja, nga tė cilat 1 miliard e 461 milionė e 795 mijė lekė tė reja nė sistemin e tatim-taksave, 257 milionė e 476 mijė lekė tė reja nė sistemin e taksave dhe tarifave vendore dhe 694 milionė e 656 mijė lekė tė reja nė sistemin doganor.


Tabela me shkeljet (nė mijė lekė)

Nė sektorin e tatim-taksave 1.887.633
Nė fushėn e prokurimeve publike 779.815
Nė sektorin doganor 694.656
Nė fushėn e Urbanistikės 153.737
Nė fushėn e shpenzimeve operative 116.119
Nė fushėn e shpėrblimeve 26.363
Nė fushėn e sistemit tė pagave 24.372
Nė fushėn e shitjes e dhėnies
me qira tė pasurisė shtetėrore 11.962
Nė inventarizimin e aseteve
mungesė materiali 2.148
Nė fusha dhe sektorė tė tjerė 349.830

Dėmi ekonomik nė tė ardhurat

Tatim-taksa 1.461.795
Taksa dhe tarifa vendore 257.479
Sistemi doganor 694.656

GAZETA PANORAMA
avatar
nardlushnja

Numri i postimeve : 648
Age : 47
Reputation : 12
Points : 17540
Registration date : 23/07/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

KLSH: QEVERIA, 40 MILIONE DOLLARE DEME. :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri Apr 03, 2009 6:23 pm nga nardlushnja

Kesaj qeverie i takojne merita te medhaja

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Apr 03, 2009 7:23 pm nga ADMIN

Keto shifra mvaren nga kendveshtrimi qe i shikojme!!??

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Apr 03, 2009 10:20 pm nga flutura

Keto shifra mvaren nga kendveshtrimi qe i shikojme!!??

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Apr 03, 2009 10:53 pm nga nardlushnja

flutura shkruajti:
Keto shifra mvaren nga kendveshtrimi qe i shikojme!!??

Keto shifra varen nga numri i syzeve qe mbajne disa moj flutur

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Apr 05, 2009 6:05 pm nga nardlushnja

Cudi si nuk paska debate per kete teme kaq te rendesishme.Apo nuk ju vjen mire????Apo e quani normale nje gje te tille???
Ku jeni ju mbeshtetesit e PD???Filloni te nxirni ne pah kafete e nexhmie hoxhes.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Apr 05, 2009 11:18 pm nga dini

Shqipėria,Skenderbeu...Berisha.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Apr 07, 2009 11:07 am nga lidabica

dini shkruajti:Shqipėria,Skenderbeu...Berisha.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi