ILIRIADA PORTAL

"Shqiperia e meritoi anetaresimin ne NATO"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

04042009

Mesazh 

"Shqiperia e meritoi anetaresimin ne NATO"




INTERVISTA/ Ish-Nensekretari amerikan i Shtetit, Ambasador Mark Grosman, flet per evenimentin dhe ndalet ne arsyet pse vendi yne e meritoi hyrjen ne Aleancen e Atlantikut Verior

Shqiperia dhe Kroacia u bene vendet me te reja te NATO-s. Ish-Nensekretari amerikan i Shtetit, Mark Grosman, nje nga mbeshtetesit kryesore te zgjerimit te NATO-s, tha per Zerin e Amerikes se si Shqiperia edhe Kroacia e kane fituar plotesisht vendin ne Aleance. Kolegu Erjon Kruja bisedoi me Ambasadorin Grosman mbi kete ceshtje dhe te ardhmen e politikave amerikane ne Ballkan.

Kjo eshte nje ngjarje e madhe per Shqiperine dhe Kroacine, dje ato u bene anetare te NATO-s, ndersa neser do te ulen si anetare te plota me udheheqesit e botes se lire. Ju keni qene nje nga mbeshtetesit kryesore te zgjerimit te NATO-s, si ndjeheni sot?

Jam shume i gezuar per ceremonine e djeshme, ku Shqiperia dhe Kroacia dorezuan instrumentet e anetaresimit ne NATO. Po keshtu jam i gezuar qe neser Kroacia dhe Shqiperia do te ulen ne takimin e NATO-s si anetare te plota. Gjate gjithe karrieres sime kam besuar fuqimisht se zgjerimi i NATO-s perben zgjerimin e lirise, stabilitetit.

Zgjerimi i NATO-s u jep ketyre dy popujve mundesine te marrin vete vendimet e tyre per jeten e tyre dhe te ardhmen. Dhe, duhet thene qe anetaresimi nuk i eshte dhuruar Shqiperise dhe Kroacise, ato e kane fituar ate duke luftuar ne Afganistan dhe duke bere ndryshime ne shoqerite e tyre dhe ka ende ndryshime per t'u bere. Kjo eshte nje dite e jashtezakonshme per popujt e ketyre dy vendeve, por edhe per vete Aleancen.

Ka nga ata qe thone se NATO eshte dobesuar me zgjerimin e saj. C'mendim keni per kete?

Nuk besoj, zgjerimi i NATO-s e ka bere organizaten edhe me te forte. Zgjerimi i Aleances tregon se vendet besojne tek kjo organizate dhe vlerat e saj, tek ajo qe quhet mbrojtje kolektive. Duhet te shohim nga e ardhmja. NATO ka ndryshuar shume keto kohe. Udheheqesit e NATO-s do te flasin neser per sigurine e burimeve energjetike, sigurine kompjuterike dhe situaten ne Afganistan. NATO sot eshte nje organizate me e mire, me e forte se dhjete vjet me pare. Ajo i eshte pershtatur ndryshimeve te shekullit te 21-te.

Presidenti Obama do t'u kerkoje te shtunen udheheqesve evropiane me shume trupa ne Afganistan. A besoni se do ta arrije kete?

Aleanca duhet te fitoje ne Afganistan. Besoj se, vertet nese nuk ka sukses ne Afganistan, NATO do te dobesohet si organizate. Dhe besoj se neser ne takim, presidenti Obama nuk do te kerkoje ndihme vetem per shtimin e numrit te trupave, por dhe ne fusha te tjera si stervitja e ushtareve afgane, apo programi kunder narkotikeve. Mendoj se Presidenti po tregon se Shtetet e Bashkuara jane te vendosura ne Afganistan, duke shtuar me 17 mije numrin e trupave atje. Por ka ardhur koha qe edhe shtetet e tjera te japin kontributin e tyre ne Afganistan.

Spanja deklaroi se do te terheqe trupat e veta nga Kosova, ndersa Gjermania njoftoi se kerkon nje ulje graduale te numrit te trupave. Nga njera ane, Kosova ka perparuar shume ne aspektin e sigurise, por situata ne disa zona mbetet e tensionuar. Besoni se populli i Kosoves duhet te shqetesohet nga keto levizje?

Populli kosovar duhet te kete besim tek situata ne vend. Ata kane punuar shume per krijimin e nje shoqerie te re ne Kosove. Por, duhet kuptuar qe edhe shtetet e ndryshme kane problemet e tyre me numrin e trupave dhe nuk mund t'i lene pergjithmone trupat e tyre atje. Vendimet e Gjermanise dhe Spanjes i tregojne popullit te Kosoves se duhet te bejne akoma me shume per nje shoqeri demokratike, tolerante dhe shumetnike.

Dy presidentet e fundit amerikane kane qene shume aktive ne lidhje me politikat e Ballkanit. Por, energjia amerikane duket te jete perqendruar te kriza ekonomike. Nga ana tjeter, Ballkani nuk eshte stabilizuar ende plotesisht, situata ne Bosnje eshte e tensionuar, Greqia dhe Maqedonia kane ende ceshtje per te zgjidhur, ndaj edhe Maqedonia sot nuk eshte pjese e NATO-s. Mendoni se keto ceshtje mjaftojne per te siguruar vazhdimesine e interesit amerikan ne Ballkan?

Kriza ekonomike nuk ka shume lidhje me perfshirjen amerikane ne Ballkan. Eshte shume me rendesi te thuhet se dyert e NATO-s dhe te BE-se te mbeten te hapura, ne menyre qe popujt e Serbise, Maqedonise dhe te Ballkanit te kene nje ide per te ardhmen e tyre, ashtu si ndodhi dje me popujt e Shqiperise dhe Kroacise. Kjo nuk lidhet me ekonomine, por me deshiren politike. Une besoj se administrata e z. Obama beson ne nje Evrope te bashkuar, ne paqe, dhe te lire dhe kjo arrihet me nje Serbi, Bosnje dhe Maqedoni te suksesshme. Do te jete shume interesante, pasi tani Shqiperia dhe Kroacia do te marrin rolin e udherrefyesit per integrimin ne NATO te Malit te Zi, Bosnjes e keshtu me radhe.

Keto kohe nuk eshte folur shume per futjen e Gjeorgjise dhe Ukraines ne NATO. Besoni se situata aktuale gjeopolitike do ta pengoje hyrjen e tyre ne Aleance ne te ardhmen e afert?

Ne takimin e fundit te NATO-s, ne pame se udheheqesit e NATO-s folen qarte mbi mundesine qe ka Gjeorgjia dhe Ukraina te futen ne NATO. Por, kjo do te kerkoje kohe per arsye te pozitave te Rusise, por edhe Evropes. Duhet thene se edhe deshira e Ukraines per t'u futur ne NATO nuk eshte kaq e madhe krahasuar me vende si Shqiperia dhe Kroacia.

Nese do te keshillonit presidentin Obama, besoni se Presidenti duhet te diskutoje ceshtjen e zgjerimit te BE-se gjate takimeve me udheheqesit evropiane dhe te beje thirrje per futjen e shteteve te tjera ne kete bashkesi?

Besoj se po. Shpresoj qe ai do t'u kerkoje udheheqesve evropiane te mbyllin syte per nje moment dhe te mendojne per sukseset e medha qe jane bere si per shembull zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe reformat e medha qe jane bere ne keto shtete. Nuk ka pse ky proces mos te vazhdoje. Dhe them se edhe Turqia duhet te jete anetare me te drejta te plota e BE-se Bashkimi Evropian ka qene i suksesshem si pasoje e zgjerimit.

Dhjete vjet me pare situata ne rajon ishte e trazuar, Shqiperia pothuajse pushoi se funksionuari si shtet, ne Kosove zhvillohej lufte, ne Serbi kishte protesta kunder regjimit. Menduat ndonjehere ne ate kohe se vetem dhjete vjet me vone do te behej kaq shume perparim?

Eshte e jashtezakonshme. Ky sukses se pari u takon popujve te Shqiperise dhe Kroacise, pasi ata paten vizionin dhe e arriten kete. Ketu duhet permendur edhe roli pozitiv i Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Dhe, mbi te gjitha eshte deshira e njerezve per te zgjedhur vete te ardhmen e tyre. Kete deshem edhe ne nga Evropa, te jete e bashkuar, e lire, ne paqe. Nuk duhet te harrojme se njerez te brezit tim apo edhe brezit tend, dikur kane qene skllever te regjimeve dhe tani jane te lire. Kjo eshte dicka shume pozitive qe nuk duhet harruar.

VOA
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24571
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

"Shqiperia e meritoi anetaresimin ne NATO" :: Komentet

Mesazh prej Sat Apr 04, 2009 1:01 pm nga ilda

yeahhhhhh finally Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Apr 04, 2009 4:04 pm nga ADMIN

Mrrekulli

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi