ILIRIADA PORTAL

Dy ditė festime nė Tiranė, pėr anėtarėsimin nė NATO

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

04042009

Mesazh 

Dy ditė festime nė Tiranė, pėr anėtarėsimin nė NATO




Policia garanton marrjen e masave

TIRANE – Tirana, kryeqyteti i Shqipėrisė, do tė pėrfshihet nga njė axhendė e pasur me aktivitete festive pėr ngjarjen e shėnuar, tė anėtarėsimit tė vendit tonė nė NATO.
Aktivitetet festive tė organizuara nga Ministria e Integrimit dhe Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, do tė fillojnė sot, ditėn kur zyrtarisht Shqipėria do tė jetė njė ndėr 28 vendet anėtare tė Aleancės sė Atlantikut tė Veriut, aleanca mė e madhe e sigurisė nė botė.
Festimet do tė nisin nė orėn 10.00 nė sheshin “Nėnė Tereza”, me njė koncert tė Ansamblit tė Qendrės Kulturore tė Forcave tė Armatosura, pėr tė vazhduar me njė ekspozitė qė do tė ēelet nė orėn 18.00, pranė Galerisė sė Arteve. Krijuesit e rinj, nėpėrmjet kėndvėshtrimit tė tyre, do tė paraqesin rėndėsinė e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO.
Ndėrkohė, nė po kėtė orė Parku “Rinia” do tė pushtohet nga zėrat rinorė. Nė kėtė karaoke do tė marrin pjesė shumė tė rinj, duke mundėsuar kėshtu dhe evidentimin e talenteve tė reja.
Ndėrsa ura e madhe nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”, do tė kthehet nė njė skenė ku do tė interpretojnė artistė tė shumtė si “Produkt 28”, “Ėest Side Family”, “Kthjellu”, Mariza Ikonomi, Julka, etj. Ky koncert masiv do tė vazhdojė deri nė orėt e para tė mėngjesit tė datės 5 Prill.
Pasditen e sė dielės festimet do tė vazhdojnė nė sheshin “Nėnė Tereza”, ku pjesėmarrės do tė jenė dhe Kryeministri Sali Berisha dhe personalitete tė tjera tė jetės politike. Aty do tė bėhet dhe zbulimi i instalacionit, simbol i anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, i pėrgatitur nga artistja Najada Hamzaj.
Nė vijim tė kėtyre aktiviteteve, nė orėn 19.00, nė sheshin “Skėnderbej” do tė organizohet koncerti i madh festiv me mbėshtetjen e Kryeministrit dhe Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Nė tė do tė marrin pjesė artistė tė njohur shqiptarė dhe tė huaj. I ftuar special do tė jetė grupi muzikor anglez UB40, qė do tė interpretojnė pėr publikun disa prej kėngėve tė tyre mė tė njohura.
Lidhur me kėto aktivitetet, mėsohet se policia e Tiranės ka marrė tė gjitha masat pėr zhvillimin e tyre normal.
Burime zyrtare tė Policisė sė Tiranės, bėnė tė ditur dje, se lidhur me aktivitetin festiv, duke filluar nga ora 09.00 deri nė orėn 12.00 do tė ndalohet qarkullimi i automjeteve nė sheshin “Skėnderbej”.
Gjithashtu, duke filluar nga ora 09.00 e sė shtunės deri nė orėn 13.00, do tė bllokohet qarkullimi edhe nė sheshin “Nėnė Tereza”, ku ansambli i Forcave tė Armatosura tė Shqipėrisė do tė japė njė koncert festiv.
Sipas burimeve tė mėsipėrme, ditėn e nesėrme do tė ndalohet qarkullimi i automjeteve nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit” deri nė urėn e madhe tė Lanės nga ora 16.00 deri nė orėn 21.00 pėr tė krijuar hapėsirėn e nevojshme pėr organizimin e aktiviteteve tė planifikuara nė kuadrin e festimeve pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO.
...
55
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24291
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Dy ditė festime nė Tiranė, pėr anėtarėsimin nė NATO :: Komentet

Mesazh prej Sat Apr 04, 2009 12:54 pm nga ilda

lum si ato qe jan atje!!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Apr 04, 2009 2:28 pm nga emigranti

ashtu them dhe un Sad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi