ILIRIADA PORTAL

Eliot Engel: Pse me emocionon futja e Shqiperise ne NATO

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05042009

Mesazh 

Eliot Engel: Pse me emocionon futja e Shqiperise ne NATO




Ligjvenesi amerikan Eliot Engel, nje nga anetaret kryesore te Komisionit te Jashtem te Kongresit dhe kryetar i Grupit per Ceshtje Shqiptare ne Kongres, flet ne nje interviste per integrimin e Shqiperise ne familjen e madhe te NATO-s. Z.Engel, permes kesaj interviste, shpalos edhe njehere, respektin e madh qe e ka per popullin tone.

Z. Kongresmen Engell, a mund te na thoni se si e shihni Kosoven nje vit pas pavaresimit?

Jam shume optimist per te ardhmen e Republikes se Kosoves. Qeveria dhe populli i Kosoves kane arritur aq shume qe nga pavaresia, por ka ende aq shume per te bere. Me mbeshtetjen e SHBA-se dhe Unionit Evropian, shpresoj dhe me vjen mire qe Kosova eshte drejtuar rruges se suksesit.

Ju keni bere shume per Kosoven nga pozita juaj si kongresmen. Ne saje te perpjekjeve te sinqerta te te gjithe dashamireve per ta bere nje shtet te pavarur, sot Kosova eshte e lire dhe prosperuese.

Cka ju ben te ndjeheni krenar dhe cka te zhgenjyer nga realiteti i sotem ne Republiken e Kosoves?

Kur eshte fjala te pavaresia e Kosoves, ka aq shume gjera me te cilat duhet te krenohemi. E para dhe e fundit, une kam respekt per popullin e Kosoves, percaktimi per liri i te cilit nuk pushoi kurre, por durimi i se cilit i ra ne sy tere botes. Ky popull, me udheheqesi te shkelqyer, vertete e fitoi pavaresine e vet. Jam i zhgenjyer qe me shume shtete ende nuk e kane pranuar pavaresine e Kosoves. Sot, 56 shtete e kane njohur Kosoven, por ka edhe shume te tjera qe duhet ta bejne kete, dhe une nuk do te jem i qete derisa edhe shteti i fundit ta kete ofruar njohjen zyrtare diplomatike per Kosoven.

Cili eshte mendimi juaj personal rreth qendrimit te presidentit Obama ndaj Ballkanit, me saktesisht rreth Kosoves?

Jam shume i kenaqur me qasjen e Presidentit Obama ndaj Kosoves. Ne vecanti me perzgjedhjen e tij te Hillary Clinton per sekretare te Shtetit dhe Joseph Biden per Nenkryetar, te dy mbeshtetes te forte te Kosoves, qe me jep besim te madh se lidhjet e SHBA-se me Kosoven do te vazhdojne te rriten.

Cka mendoni se duhet te beje Qeveria e Kosoves per ti tejkaluar sfidat aktuale?

Ne pergjithesi, besoj se Qeveria e Kosoves ka bere nje pune shume te mire. Koheve te fundit e kam organizuar pritjen e presidentit Sejdiu, Kryeministrit Thaci dhe Ministrit te Jashtem Hyseni ne nje takim me Komisionin per Pune te Jashtme te Shtepise se Bardhe me rastin e Njevjetorit te Pavaresise se Kosoves. Kolegeve te mi nga Komisioni u beri shume pershtypje serioziteti i tyre dhe ndjene se ata dukeshin qe po punojne si ekip per ti adresuar problemet e Kosoves. Sidoqofte, mbetet e qarte se Kosova po operon ne rrethana te veshtira, duk pasur Serbine qe po perpiqet ti bllokoje perpjekjet e saja ne cdo aspekt. Do te vazhdoj te beje presion ndaj administrates se Obamas per ta mbeshtetur Kosoven gjersa ky shtet i ri te perballet me sfidat qe i ka perpara.

A keni plane ta vizitoni shtetin e sapolindur (Kosoven)?

Ishte kenaqesi qe vizitova Republiken e Kosoves vitin e kaluar. Udhetova neper vend dhe takova njerez nga brenda dhe jashte Qeverise. Pjeset me interesante te vizites sime ishte rasti qe mu dha t'i drejtohem Kuvendit te Kosoves dhe prania ime me rastin e hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se Kosoves. Sic thashe gjate fjalimit tim ne Kuvend, "Me kujtohet kur u futa ne Kongres para 20 vjetesh, nocioni i Kosoves per tu bere nje vend sovran ishte pothuajse nje enderr. Pastaj i pervjelem duart per te luftuar kunder tiranise se Milloshevicit. Por sot, ajo enderr eshte realitet dhe drejtesia ka ardhur ne vend. Liria juaj eshte perfitimi i komunitetit te shteteve dhe shpetimi juaj eshte testament per njerezimin. Ju deshiroj te gjitha te mirat ne nisjen e ketij udhetimi madheshtor dhe pres me padurim te ju ndihmoj ne ditet e ardhshme."

Ne nje te ardhme te afert, Shqiperia pritet te behet anetare e NATO-s. A do te shenonte kjo fundin e konflikteve nder-etnike ne Ballkan?

Jam shume i emocionuar qe Shqiperia po i bashkengjitet NATO-s. Si autor i Rezolutes se Kongresit te Shteteve te Bashkuara qe mbeshtete hyrjen ne NATO te tri vendeve te Kartes se Adriatikut, ky hap tregon se sa larg ka shkuar Shqiperia qe nga venia e themeleve te demokracise. Gjersa sfidat nder-etnike sigurisht qe mbeten ne Ballkan, situata eshte permiresuar qarte ne tere regjionin.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatet tane ne Evrope dhe neper Bote duhet te sigurojne nje ngritje te qendrueshme diplomatike per tu perqendruar me shume shtete ne nevojen per ta njohur Kosoven.

Cila do te ishte menyra me e mire per te lobuar neper bote qe Kosoven ta njohin edhe ato vende qe ende nuk e kane njohur zyrtarisht?

Te gjithe duhet te punojme se bashku per te bindur vendet qe ende nuk e kane njohur Kosoven, se tash eshte koha qe edhe ato ta njohin ate. Sa here qe takohem me udheheqesit e vendeve te medha dhe te vogla, gjithmone mundohem ta nxis njohjen e Kosoves. Qeveria e Kosoves po ben me te miren qe mundet, por Shtetet e Bashkuara dhe aleatet tane ne Evrope dhe neper Bote duhet te sigurojne nje ngritje te qendrueshme diplomatike per tu perqendruar me shume shtete ne nevojen per ta njohur Kosoven.

A mendoni se Ministri i Puneve te Jashtme i Republikes se Kosoves po ben sa duhet per te bindur me shume shtete ta njohin ate?

Ministri Skender Hyseni po punon pa ndalur per ti bindur vendet qe ta njohin Kosoven. Ka shume vite qe e njoh ate dhe besoj se ai po ben me te miren nga vetja per vendin e tij. Per mua ka qene kenaqesi te punoj me te.

Edhe sa kohe duhet te qendrojne forcat e NATO-s ne Kosove?

Forcat e NATO-s duhet te qendrojne per aq sa te jete e nevojshme. Duke qene se kam vizituar disa here Kampin Bondsteel te SHBA-se, jo vetem qe dua te them se sa krenar ndjehem per trupat amerikane ne Kosove, por per menyren, sic me kane treguar ata, se si i kane pritur njerezit e Kosoves ata me krahe te hapur.

Lugina e Presheves eshte lene anash koheve te fundit si problem brenda ketij regjioni. Atje ndodhi nje konflikt i armatosur para tete vitesh. Shqiptaret autoktone qe jetojne atje nuk jane te kenaqur me statusin e tyre. Si e shihni ju zgjidhjen e ketij problemi?

Kjo eshte nje ceshtje e rendesishme, dhe komuniteti nderkombetar duhet te perqendrohet ne te. Nese situata del jashte kontrollit ne Luginen e Presheves, refugjatet do te mund te drejtoheshin kah Kosova dhe ta destabilizonin tere regjionin. Qeveria e Serbise duhet ti respektoje plotesisht te drejtat e te gjithe njerezve ne Luginen e Presheves.

Dita e zgjedhjeve ne Shqiperi po afrohet. A mendoni se do te kemi zgjedhje te drejta kesaj radhe?

Duke qene monitorues i zgjedhjeve ne Shqiperi ne vitin 2005, po ndjek per se afermi zgjedhjet qe po vijne. Meqenese Shqiperia eshte tashme anetare e NATO-s dhe po kerkon t'i bashkengjitet Unionit Evropian, besoj qe ajo e njeh rendesine e zgjedhjeve te lira dhe demokratike.

INA
Koha Jone
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24576
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

Eliot Engel: Pse me emocionon futja e Shqiperise ne NATO :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Apr 06, 2009 11:24 am nga lidabica

me te vertete ka ardhur koha qe zgjedhjet ne Shqiperi te jene te lira dhe demokratike. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi