ILIRIADA PORTAL

Topi: NATO besoi te Shqiperia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05042009

Mesazh 

Topi: NATO besoi te Shqiperia




"Vij ketu per te sjelle mirenjohjen, falenderimin, miqesine me te thelle te popullit shqiptar per Aleancen, per ju te dashur aleate, per Parlamentet dhe Qeverite dhe per popujt miq te popullit shqiptar.

Jam ketu, per t'ju konfirmuar besnikerine e pergjegjshme te Shqiperise ndaj shpresave dhe besimit tuaj ne aspiraten e popullit tim per t'u integruar. Ne pervjetorin e 20-te te shembjes se Murit te Berlinit, Shqiperia behet shembulli historik se si nje popull, pasi permbysi diktaturen me te ashper dhe keputi zinxhiret e izolimit me te gjate politik, vetem sepse besoi ne idealin e lirise, ne ate te te drejtave te njeriut dhe ne kuptimin e plote te fjales demokraci, u be anetar i organizates me te madhe, kampione te lirise dhe te vlerave universale.

Ne ndodhemi perkrah jush sot sepse mbetemi, te vendosur te perballemi dhe t'i fitojme sfidat tona te brendshme politike, ekonomike dhe ushtarake, sepse, nga sot, kontributi dhe roli aktiv e moderues i Shqiperise ne rajonin e Ballkanit do te kthehet ne vlere te shtuar te investimit per paqen e stabilitetin e qendrueshem te tij, ne mbeshtetjen e shtetit te ri te Kosoves dhe ne shendoshjen e frymes se bashkepunimit dhe te politikes se fqinjesise se mire per nje te ardhme te perbashket euroatlantike.

Ushtaraket e Forcave tona te Armatosura do te jene, me krenare se me pare, atje ku NATO do te luftoje per lirine dhe demokracine, atje ku siguria dhe paqja do te ndihem te kercenuara, atje ku kontributi i tyre do t'u sherbeje fitores ndaj terrorizmit global dhe pasurimit te bashkejeteses se qyteterimeve tona.

Te dashur aleate,

Samiti i sotem do te mbetet ne histori edhe si deshmia e mikpritjes dhe e miqesise franko-gjermane e njekohesisht si modeli se si dy kombe te medha gjeten forcen e madhe te mesonin nga e kaluara e tyre vetem duke besuar ne te ardhmen e tyre te perbashket, ne ate te ardhme qe besojne edhe shqiptaret sot.
Koha Jone
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24466
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Topi: NATO besoi te Shqiperia :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun Apr 05, 2009 3:39 pm nga flutura

Gezuar president! Ju kishte hije qendrimi ne tavolinene e samitit! Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Apr 05, 2009 4:59 pm nga ADMIN

Vertete emocione te papershkruara per lirine e popullit sovran shqiptar

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Apr 05, 2009 11:42 pm nga dini

Urime nga zemra pėr kėtė QEVERI qė cdo ditė po lartėson imazhin e shqiptarėve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Apr 06, 2009 10:14 am nga lidabica

Very Happy Very Happy Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi