ILIRIADA PORTAL

Kryeqyteti ne feste per NATO-n

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06042009

Mesazh 

Kryeqyteti ne feste per NATO-n




Luljeta Ndoka
Qindra tullumbace te kuqe dhe blu, mijera shirita shumengjyresh, e akoma me shume shkendija fishekzjarresh kane zbukuruar qiellin e Tiranes mbremjen e djeshme. As mosha dhe ne shume raste, as paaftesia fizike nuk i ka ndalur qytetaret e Tiranes qe te marrin pjese ne koncertin madheshtor te zhvilluar ne sheshin "Skenderbej". Shume qytetare nuk kane ngurruar te marrin drejtimin e kundert me te turmes, si per te deshmuar se NATO nuk paskesh kurrfare rendesie per ta. E pra, pjesemarresit ne koncertin e mbremshem ishin te ndare ne dy drejtime, drejt sheshit kryesor te Tiranes dhe drejt sheshit tjeter "Nene Tereza", pra ne drejtime krejt te kunderta. Me se shumti, kane qene te rinjte ata qe kane zgjedhur te mos marrin pjese gjate momentit te fjalimit te kryeministrit shqiptar, ndersa moshat me te medha kane qene mjaft aktive, duke brohoritur madje, me gjithe fuqine e tyre.

Nisja

Nisja e turmes eshte realizuar nga sheshi "Nene Tereza". Mijera qytetare, qetesisht kane marre rrugen drejt sheshit kryesor te Tiranes, ne pritje per t'iu bashkuar koncertit madheshtor. Edhe kesaj here, ata qe kane perfituar kane qene tregtaret ambulante. Kokoshkat, topsheqeret, apo edhe petullat me mjalte e me djathe te grire, jane shijuar nga kalimtaret, si per te marre energji per te kenduar bashke me kengetaret e ftuar ne koncert. Ata qe adhurojne patinat, e kane shfrytezuar bulevardin e zbrazur nga makinat, qe te shprehin talentin dhe pasionin e tyre ne kete fushe. Ajo qe te bie ne sy, eshte shfrytezimi i ketij aktiviteti per te dale nga shtepia, ashtu sic ndodh ne diten e Shen Valentinit, diten e Clirimit, diten e Veres, diten e Punetoreve, apo edhe ne dite te tjera te shenuara. Kryesisht vajzat dhe grate e reja, te pispillosura ne cdo detaj, as qe e kane mendjen fare se c'po thuhet ne podium, apo aq me keq akoma, se c'do te thote kjo dite per ta.

Festuesit

Por, nder ata qe nuk duan t'ia dine ne te vertete per domethenien e anetaresimit ne NATO, ka edhe prej atyre qe iu pelqen te degjojne fjalimin e mbajtur me kete rast. Turma te medha njerezish, kane tentuar qe te hyjne brenda rrethimit ku gjendej podiumi i koncertit, si dhe foltorja e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Nuk kane ndonje qellim te keq, perkundrazi; duan ta shikojne me nga afer kreun e qeverise, i cili me nje energji te jashtezakonshme shpreh gezimin per anetaresimin ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Dhjetera truproja kujdesen qe asnje prej festuesve te mos e kaloje cakun. Asnje prej tyre nuk duhet te depertoje brenda shiritave rrethues. Ndersa nje helikopter, fluturonte siper sheshit "Skenderbej" pikerisht ne territorin ku mbahet koncerti madheshtor. Tullumbacet vazhduan te leshohen ne qiellin e Tiranes, sa blu, po aq edhe te kuqe. Edhe shiritat zbukurues, edhe fishekzjarret...

Kengetaret

Grupi me fame boterore UB40 nuk ka kaluar pa lene gjurme tek te pranishmit. Gjithashtu, "Elita 5" ka ekzaltuar turmen me kenget e njohura pothuaj nga te gjithe. Aq shume i kane ndjere kenget te pranishmit, sa pothuaj zeri i kengetareve te grupit te famshem, eshte sfumuar. Por, nuk kane munguar as kengetare te tjere si Jonida Maliqi, Redon Makashi, Aleksander Gjoka, grupi "Kthjellu". Koncerti i mbremshem vjen fill pas koncertit te zhvilluar mbremjen e se shtunes, organizuar nga bashkia e Tiranes. Nen logon "Nje vend, nje popull, nje enderr", qindra e mijera qytetare kane festuar se bashku me kryetarin e bashkise se Tiranes, Edi Rama.

19.30 Ora Kur kengetaret dhe grupet me te mira shqiptare kane vazhduar festimet duke kenduar kenget me te njohura per ta. Me pas, kete atmosfere e ka mbajtur te ndezur edhe grupi i huaj UB40, i cili e ka ekzaltuar turmen per minuta te tera qe nuk do te harrohen.

2 Koncerte Madheshtore jane zhvilluar nje dite pas tjetres. Koncerti i pare, i titulluar "Nje vend, nje popull, nje enderr", eshte zhvilluar te shtunen nga bashkia e Tiranes, ndersa mbremjen e djeshme, gjithcka ishte organizuar me rastin e pershendetjes se kryeministrit Berisha.

Afrimi: Si e perjetoj anetaresimin ne NATO

Krahas indiferenteve, qe e kane shfrytezuar koncertin e djeshem sa per te dale nga shtepia, ndodhet edhe Afrimi, 46-vjec nga Tirana. Ai nuk resht se brohorituri dhe se ngrituri flamurin blu me simbolin e NATO-s. Duket shume i lumtur qe Shqiperia ia arriti kesaj dite dhe zeri i eshte ngjirur nga uleritjet. "Jam shume i lumtur qe ia arritem kesaj dite. Une vij nga familje ushtarakesh dhe e di fare mire se c'do te thote anetaresimi ne NATO", thote Afrimi. Ai nuk do qe te humbase asnje moment te festes, duke mos lejuar qe asnjeri te mos i zere pamjen e podiumit, prej nga flet kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha. Pervec flamurit blu me logon e NATO-S, ai ka vendosur edhe nje steme, po me kete logo. Afrimi duket tejet i emocionuar dhe thote se kjo, eshte nje dite qe u tregon edhe njehere shteteve te tjera qe Shqiperia ekziston dhe madje, me standarde. "Kjo ngjarje na rreshton krah vendeve te tjera", perfundon Afrimi.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22838
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

Kryeqyteti ne feste per NATO-n :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Apr 06, 2009 11:32 am nga lidabica

FESTA MADHESHTORE SI RENDESIA E SAJ

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Apr 06, 2009 11:34 am nga ILIRI

Nga “Skėnderbej” tek “Nėnė Tereza”, 200 mijė festues pėr Shqipėrinė nė NATO
55

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Apr 06, 2009 11:36 am nga ILIRI

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Apr 06, 2009 11:37 am nga ILIRI

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Apr 06, 2009 10:54 pm nga blu

ta falte zoti shpirtin . 200000 mije veta ne shesh si ben dot EDVINI + GAY 99 + ZOGBY.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Apr 06, 2009 11:20 pm nga dini

Very Happy Very Happy Very Happy
blu shkruajti:ta falte zoti shpirtin . 200000 mije veta ne shesh si ben dot EDVINI + GAY 99 + ZOGBY.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Apr 07, 2009 1:19 am nga lidabica

blu shkruajti:ta falte zoti shpirtin . 200000 mije veta ne shesh si ben dot EDVINI + GAY 99 + ZOGBY.
Laughing Laughing Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi