ILIRIADA PORTAL

Frattini kėrkon heqjen e vizave, Britania bėn thirrje pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė BE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06042009

Mesazh 

Frattini kėrkon heqjen e vizave, Britania bėn thirrje pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė BE




Hyrja e Shqipėrisė nė NATO jep efektet e para pozitive nė Samitin e Pragės

TIRANE – Anėtarėsimi i Shqipėrisė nė NATO, ka filluar tė japė efektet e para, kur liderėt ndėrkombėtarė tė BE-sė, e shohin kėtė si njė provė tė kapėrcyer pėr vendin tonė, i cili meriton edhe mė shumė.
Ndėrsa Franco Frattini, ka propozuar nė Samitin e Pragės tė ditės sė djeshme, heqjen e regjimit tė vizave pėr Shqipėrinė dhe Ballkanit perėndimor, homologu i tij britanik Dejvid Miliband ka kėrkuar qė pas sprovės sė NATO-s, Shqipėria tė pranohet sa mė parė nė BE.
Ndėrkaq shefi i diplomacisė suedeze Karl Bilt theksoi se zgjerimi i BE-sė po zbatohet qė nga fundi i viteve tė 60-ta tė shekullit tė kaluar dhe se gjithmonė dikush ka qenė kundėr kėtij procesi, por ai edhe mė tej ėshtė zbatuar. Sipas tij, nėse vendeve tė Ballkanit Perėndimor “u mbyllet dera para hundės”, kjo do tė mund tė ketė pasoja tė rėnda pėr rajonin.

Frattini: Tė hyjė nė fuqi tė njė regjimi i lirė pa viza pėr vendet e Ballkanit Perėndimor
Ministri i Jashtėm italian, Franco Frattini paraqiti dje njė plan tetėpikėsh pėr pėrshpejtimin e procesit tė integrimit euro-atlantik tė Ballkanit Perėndimor gjatė Samitit tė ministrave tė Jashtėm tė SHBA-sė dhe BE-s, tė organizuar nė Pragė, kryeqytetin e Ēekisė, e cila mban edhe Presidencėn e BE-sė.
Plani i paraqitur nga Frattini, parashikon hyrjen nė fuqi tė njė regjimi tė lirė pa viza pėr vendet e Ballkanit Perėndimor. Sipas propozimit tė kreut tė diplomacisė italiane, njė raport i Komisionit Evropian lidhur me kėtė ēėshtje duhet tė jetė gati deri nė fund tė majit dhe tė hyjė nė fuqi nė fund tė vitit 2009, apo nė fillim tė vitit tė ardhshėm.
Italia kėrkon gjithashtu njė zhbllokim tė shpejtė tė bisedimeve midis Shkupit dhe Athinės lidhur me mosmarrėveshjen pėr emrin zyrtar tė Maqedonisė, nė mėnyrė qė t'u hapet rrugė negociatave tė anėtarėsimit nė BE dhe NATO.
Plani i Frattinit parashikon gjithashtu mbajtjen e njė samiti midis BE-sė dhe Ballkanit Perėndimor nė gjysmėn e parė tė vitit 2010, me pjesėmarrjen edhe tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

Miliband: Pas NATO-s, Shqipėria meriton tė anėtarėsohet sa mė shpejt edhe nė BE
Anėtarėsimi i Shqipėrisė nė NATO ka pėrforcuar zėrat qė kėrkojnė njė pėrshpejtim tė aderimit tė vendit tonė nė Bashkimin Evropian. Ministri i Jashtėm i Britanisė sė Madhe, Dejvid Miliband, deklaroi dje nė Strasburg se Shqipėria e meritoi anėtarėsimin e NATO. “Jam i gėzuar pėr popullin e Shqipėrisė qė u fut nė NATO. Shqipėria punoi shumė dhe bėri hapa domethėnės nė reforma”, u shpreh Miliband.
Ai shtoi nė kėtė kuadėr se nė procesin e zgjerimit tė Bashkimit Evropian nė Ballkan, Shqipėria duhet tė pėrfitojė maksimalisht. “Ne diskutuam situaten ne Ballkan dhe ėshtė i rėndėsishėm procesi i zgjerimit tė Bashkimit Evropian me vende tė tjera tė rajonit. Kur vendet janė gati ne duam zgjerimin sepse edhe organizata bėhet mė e fuqishme”, u shpreh Miliband.
Kreu i diplomacisė britanike ka qenė ndėr zėrat mė tė fuqishėm pro zgjerimit tė mėtejshėm tė unionit duke iu kundėrvėnė nė mėnyrė energjike atyre anėtarėve qė pėr shkak tė krizės ekonomike globale arsyetojnė qė ky proces duhet tė ndalet pėr njėfarė periudhe. “Britania e Madhe tėrėsisht bėn pėrpjekje pėr zgjerimin e BE-sė tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor. Tėrėsisht ėshtė e qartė se zgjerimi i BE-sė ėshtė nė interesin e saj. Ballkani Perėndimor duhet tė ketė perspektivė evropiane”, deklaroi Miliband, gjatė takimit joformal tė shefave tė diplomacive tė BE-sė kushtuar Ballkanit Perėndimor,
mbajtur disa ditė mė parė nė Ēeki.
Nė tė njėjtėn linje me atė ministri italian i Punėve tė Jashtme, Franco Frattini nėnvizoi se tė gjitha vendeve tė Ballkanit Perėndimor duhet, nga ky tubim, t’u dėrgohet mesazh pozitiv.
55
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22833
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

Frattini kėrkon heqjen e vizave, Britania bėn thirrje pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė BE :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Apr 06, 2009 5:26 pm nga ad

Kryeministri Sali Berisha u nis sot nė mesditė pėr nė Bruksel, ku do tė marrė pjesė nė ceremoninė e organizuar nė selinė e NATO-s, pėr ngritjen e flamurit kombėtar tė Shqipėrisė dhe Kroacisė, si dy anėtarėt mė tė rinj tė Aleancės, pėrkrah flamujve tė 26 vendeve anėtare tė NATO-s. Sipas zyrės sė shtypit pranė kryeministrisė, nė kėtė ceremoni, tė drejtuar nga Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Japp de Hoop Scheffer do tė jenė tė pranishėm 26 ambasadorėt e vendeve anėtare tė NATO-s dhe delegacionet e Shqipėrisė dhe Kroacisė tė kryesuar nga Kryeministrat e dy vendeve. Delegacioni zyrtar shqiptarė i cili do tė kryesohet nga Kryeministri Berisha do tė ketė nė pėrbėrje tė tij edhe Ministrin e Punėve tė Jashtėm, Lulzim Basha dhe ambasadorin e Shqipėrisė nė NATO, Artur Kuko. Banda ceremoniale e NATO-s do tė luajė fillimisht himnet kombėtare tė Shqipėrisė dhe Kroacisė dhe himnin e NATO-s. Kėtė ceremoni do ta pėrshėndesė Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Japp de Hoop Scheffer dhe mė pas, do tė mbajnė fjalėt e tyre tė rastit Kryeministri Berisha dhe Kryeministri i Kroacisė Sanader. Gjatė kėsaj vizite, Kryeministri Berisha do tė ketė takime dhe bisedime me personalitete tė pranishme nė kėtė ceremoni.
...
55

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi