ILIRIADA PORTAL

Vendimi ėshtė arbitrar, vajzat myslimane duan tė arsimohen"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06042009

Mesazh 

Vendimi ėshtė arbitrar, vajzat myslimane duan tė arsimohen"




Vendimi ėshtė arbitrar, vajzat myslimane duan tė arsimohen"

Komuniteti mysliman reagon pas prononcimit tė ministrit tė Arsimit


Komuniteti Mysliman i Shqipėrisė e konsideron si tė nxituar prononcimin e ministrit tė Arsimit dhe tė Shkencės nė lidhje me shaminė, sidomos nė njė kohė kur Shqipėria ėshtė bėrė anėtare me tė drejta tė plota nė NATO dhe pretendon tė aplikojė pėr anėtarėsimin nė BE", kjo ka qenė deklarata e djeshme e Komunitetit Shqiptar Mysliman, lidhur me deklaratėn e ministrit tė Arsimit pėr sa i takon mbajtjes sė shamisė nė institucionet arsimore nga ana e besimtareve islame. Nė vazhdėn e pėrpjekjeve pėr zgjidhjen e kėtij problemi, kryetari i KMSH-sė ka kėrkuar edhe njė takim zyrtar me ministrin e Arsimit.

Komuniteti Mysliman, si institucion mbrojtės i tė drejtave tė myslimanėve nė Republikėn e Shqipėrisė, shpreh indinjatėn e tij dhe tė tė gjithė myslimanėve qė pėrfaqėson ndaj fenomenit tė pėrsėritur tė privimit arbitrar tė vajzave me shami nga e drejta kushtetuese pėr arsimim, duke deklaruar edhe njėherė se veshja e vajzave myslimane me shami koke nuk ėshtė simbol dhe indoktrinim fetar, por njė obligim i besimit islam.

"Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė i garanton ēdo shtetasi shqiptar tė drejtėn e arsimimit dhe tė lirisė sė besimit. Kėto kufizime nuk mund tė cenojnė thelbin e lirive dhe tė drejtave dhe nė asnjė rast nuk mund tė tejkalojnė kufizimet e parashikuara nė Konventėn Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut", sqaroi dje zyrtarisht Komuniteti Mysliman. Sipas pėrfaqėsuesve tė komunitetit, askush nuk mund tė diskriminohet dhe tė privohet nga e drejta e arsimimit vetėm pėr bindjet fetare. Pėr kėtė arsye Komuniteti Mysliman i Shqipėrisė kėrkon qė kėtij problemi t`i jepet rrugėzgjidhje brenda kornizave kushtetuese, pasi asnjė rregullore, urdhėr apo deklaratė, nuk mund t‘i privojė ndonjė njeriu tė drejtat kushtetuese.


Myftinia, thirrje MASH-it:


Rishikoni vendimin pėr vajzat me ferexhe




Pėrfaqėsuesit e Komunitetit Mysliman nė Fier reagojnė ndaj vendimit pėr largimin nga shkolla tė vajzave myslimane qė mbajnė ferexhe. Myftinia e Fierit i ka kėrkuar dje MASH-it, nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp, qė tė rishikojė vendimin dhe tė respektojė tė drejtėn e vajzave pėr tė praktikuar lirisht fenė e tyre. Imami i Myftinisė sė Fierit, Pėllumb Bajro, e ka cilėsuar zgjedhjen pėr tė mbajtur shami nė shkollė, si njė e drejtė qė ua jep Kushtetuta e vendit. "Nuk ėshtė e drejtė qė njė njeriu t‘i hiqen tė drejtat e tij themeltare, qė i garantohen nga Kushtetuta e vendit. Nė tė thuhet se respektohet e drejta e besimit tė ēdo shtetasi", thuhet mes tė tjerash nė deklaratėn e imamit.
avatar
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 47
Reputation : 17
Points : 17470
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anėtarit http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Vendimi ėshtė arbitrar, vajzat myslimane duan tė arsimohen" :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Apr 06, 2009 2:45 pm nga ADMIN

Kushtetuta e shtetit shqiptar eshte e vetmja zgjidhje e problemave te tilla ,edhe une qe besoj ne JESUS KRISHTIN i bashkohem komunitetit musliman me kete deklerat ,se kushtetuta e shtetit shqiptar duhet ti garantoje cdo individit te drejten e studimin ,pa diskreminim ne besimet fetare qe cdo student ka ne shpirte ,gjithashtu ju bej thirrje edhe ministrise te arsimit qe te mendojne mire kur marrin vendime te tilla delikate sepse nuk i sherbejne te drejtave te njeriut ,perkundrazi i shkelin ato ,

ME RESPEKT ANTAR PORTA

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi