ILIRIADA PORTAL

Tragjedite brenda tragjedise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

09042009

Mesazh 

Tragjedite brenda tragjedise




Artan Cena
ABRUZO - Jane emigrantet klandestine, ata qe po e vuajne me shume termetin ne Itali. E mes tyre jane punetoret e shumte shqiptare dhe maqedonas, te cilet jane te paregjistruar e qe nuk dihet nese jane te gjalle apo nen rrenoja. E kjo eshte nje tragjedi brenda tragjedise, te huaj te rregullt dhe te parregullt, per te cilet nuk ka shume lajme nga termeti shkaterrimtar i rene ne oren 3:32 minuta te dites se hene, ne zemer te Aquila dhe Abruzo. Dhe numri i personave te vdekur nga termeti serish eshte rritur. 267 eshte numri i tyre, nderkohe ende 11 te tjere jane te zhdukur dhe nuk po gjenden. Kurse numri i te plagosurve eshte mbi 1 mije, disa prej tyre jane ne gjendje shume te rende.

Regjistrimi

Ata jane emigrante te ardhur kryesisht nga Shqiperia dhe Maqedonia, qe po paguajne cmimin me te larte, pasi mes tyre ka viktimat por dhe te humbur. Nje llogari, per fat te keq ende e perkohshme. Shumica e te huajve ne qytetin e tendave jane shqiptare, maqedonas dhe rumune. Ne keto dite te veshtira per ta, te afermit e tyre jane perpjekur per te marre lajme nepermjet telefonatave, apo kontakteve qe kane me punetore te tjere, apo te aferm. Njeri prej tyre, nje shqiptar, qe nga shtrati ku eshte shtruar si pasoje e plageve te marra nga termeti, shkruante ne doren e nje femije numrin e telefonit, ndersa nje tjeter ka humbur ne Shen Gregor, vajzen e tij 13-vjece. E te tjere, nen tenda apo neper parkingje te kthyera ne vende qendrimi, kane ndihmuar me sa kane mundur njerezit ne veshtiresi. Jane dhe ekipet e psikologeve qe kane mberritur per te punuar ne kampet e ngritura me personat, te cilet jane zhvendosur si pasoje e termetit. E te shumte jane ata qe kane mberritur atje, per te gjetur familjet e emigranteve, te te afermve qe kane banuar ne Abruzo.

Nen rrenojat

Nuk ka vetem te plagosur mes emigranteve. Nje emigrant nga Afrika, i vendosur prej vitesh ne qendren historike ne Paganica tregon: "Prane shtepise se babait tim - tha ai pas tronditjes se pare te tmerrshme- nje cift nga Europa Lindore, ka humbur. Shtepia u shkaterrua, por per ata nuk dime asgje. Une shpresoj qe ata te jene te gjalle". Dhe frika e personave te paregjistruar qe mund te jene nen germadha, ka nisur te ndihet shume tek forcat e shpetimit por dhe tek te tjeret.

Viktimat

Kater kufoma te tjera jane nxjerre nga germadhat ne qytetin Aquila ne Itali. Ne kete menyre numri i personave te vdekur ka arritur ne 267, ndersa 11 te tjere rezultojne ende te zhdukur. E nderkaq numri i te plagosurve eshte mbi 1 mije. Lajmin e kane bere te ditur mediat lokale, sipas te cilave, trupat e pajete te kater personave jane nxjerre nga dy ndertesa te ndryshme. Nje nga viktimat ishte nje student izraelit qe studionte ne rajonin e Abruzos, kane bere te ditur korrespondetet e medieve italiane. E diten e djeshme, serish vendin e shkaterruar nga termeti, e ka vizituar kryeministri Silvio Berluskoni. Ai ka deklaruara se, cdo gje do te ringrihet nga e para. "Dergoni para dhe jo mallra", ka qene apeli i tij, drejtuar te gjithe atyre qe kane deshire te kontribuojne per lehtesimin e dhimbjeve pas termetit shkaterrues. Kryeministri i Italise, Silvio Berlusconi ka bere te ditur se se shpejti, do te nise kontrolli i strukturave te banesave te vjetra.

267 persona

Kane humbur jeten, deri me tani nga termeti shkaterrues qe ra ne qender te Italise. Shumica e personave te vdekur jane gjetur ne Akuila dhe Paganica. Nderkohe qe 1 mije eshte numri i personave te plagosur. Shumica prej tyre jane plagosur gjate lekundjeve te para te termetit.

Ndihmat

Kryqi i Kuq ka njoftuar se, qe nga dita e termetit te pare jane mbledhur plot 2 milione euro. Shumica e tyre kane ardhur nga donacionet e shumta te bera nga qytetaret qe jane solidarizuar me viktimat e termetit te rende, te rene ne Abruzo.

Vizita e Papes

Papa Benedikti i XVI ka deklaruar se, do te vizitoje zonat e prekura nga termeti shkaterrues. Viziten e tij ai e ka bere te ditur gjate nje telefonate qe ka pasur me ipeshkvin e Aquilas, monsinjor Giuseppe Molinari. Gjate telefonates, Papa ka thene se qellimi i vizites se tij eshte, "per te shprehur personalisht dhimbjen dhe mbeshtetjen per te gjithe personat e perfshire ne kete tragjedi". Kete gje e ka bere te ditur zyra e shtypit ne Vatikan. Sic behet e ditur, vizita e Papes do te zhvillohet te premten
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22423
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Tragjedite brenda tragjedise :: Komentet

Mesazh prej Thu Apr 09, 2009 5:33 pm nga i persekutuari

Ky termet ka qene vertet i tmerrshem. Do zoti dhe nuk ndodh ne Shqiperi sidomos ne Tirane se pallatet e lejeve te Edi Rames nuk ma ha mendja se do ti rezistonin as kater balleve e jo me 6 balleve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Apr 10, 2009 10:15 am nga lidabica

boboooo,mos.Do e jete nje tmerr i vertete ,apo nuk jane jashte cdo norme prane e prane me njeri tjetrin.....Mjaft "termete"ka kaluar Kjo Shqiperi,di ZOTI hallet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Apr 10, 2009 8:39 pm nga nardlushnja

budallalleqe.
ustallaret shqiptare po ndertojne evropen te tere.Mos ja fusni kot.Ustallaret tane jane me te mire nga te gjithe

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Apr 10, 2009 10:02 pm nga lidabica

nardlushnja shkruajti:budallalleqe.
ustallaret shqiptare po ndertojne evropen te tere.Mos ja fusni kot.Ustallaret tane jane me te mire nga te gjithe
Te lumte goja ,nardlushnja,kete uroj edhe une Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Apr 11, 2009 7:44 pm nga shqiptari

ustallaret ndertojne mire sipermarresit vjedhin shum mire

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi