ILIRIADA PORTAL

Sa peshon? Sa i gjatė je? Nis studimi pėr shqiptarėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

09042009

Mesazh 

Sa peshon? Sa i gjatė je? Nis studimi pėr shqiptarėt




Anketim edhe pėr mėnyrėn si ushqehemi. Pėrfundon nė dhjetor


Nė fund tė kėtij viti, tė gjithė do tė mund tė mėsojmė se cila ėshtė gjatėsia mesatare e shqiptarėve, pesha trupore mė e ndeshur, mėnyra se si ushqehemi. Por, pėrveē kėtyre, natyrisht do tė mėsojmė edhe tė dhėna tė rėndėsishme, si niveli i arsimimit, aksesi ndaj kujdesit shėndetėsor i popullsisė, niveli real i emigracionit, punėsimi, si dhe shumė drejtime tė tjera.

Tė gjitha kėto janė pjesė e njė studimi qė ka nisur nė muajin nėntor tė njė viti mė parė dhe pritet qė tė pėrmbyllet nė dhjetorin e 2009-ės.

"Nė dhjetor tė kėtij viti, pėr herė tė parė vendi do tė ketė tė dhėna tė plota pėr demografinė e popullsisė", shprehen specialistėt qė po merren me hartimin e tė dhėnave, qė do tė jenė baza e kėtij studimi. Qeveria shqiptare, me ndihmėn e USAID Albania dhe partnerė tė tjerė, bėhet e ditur se po realizojnė qė prej muajit nėntor 2008, "vėzhgimin demografik dhe shėndetėsor". Ky vėzhgim konsiderohet mjaft i rėndėsishėm, pėr shkak tė tė dhėnave qė do tė mund tė raportojė, si dhe pėr faktin se ai cilėsohet si i pari i kėtij lloji pėr vendin tonė.

Specialistėt e projektit shtojnė mė tej se njė ndėr dobitė e kėsaj pune akumuluese tė dhėnash ėshtė edhe fakti se strukturat politikėbėrėse do tė mund tė dinė se sa ėshtė numri real i emigrantėve, si ėshtė niveli i arsimimit tė popullatės, ai i punėsimit etj.

Nė kėtė studim demografik dhe shėndetėsor, do tė pėrfshihen 9 mijė familje nė tė gjithė vendin dhe grupmosha e tė anketuarve do tė jetė mes 14 dhe 49-vjeēarėve.

Njė pjesė mjaft e rėndėsishme nė mbledhjen dhe mė pas pėrpunimin e tė dhėnave pėr popullsinė tonė do tė jetė edhe pjesa qė i takon informacioneve tė natyrės shėndetėsore. Kėshtu, saktėsohet se nė kėtė vėzhgim po kampionohen banorėt si pėr nivelin e ushqyerjes, ashtu edhe pėr gjatėsinė, peshėn, pėr tensionin arterial dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr eksesin qė ata kanė nė shėrbimet shėndetėsore dhe kujdesin qė tregojnė nė kėtė drejtim.

Duke ju referuar situatės aktuale, standardet e sistemit shėndetėsor nė Shqipėri, lėnė shumė pėr tė dėshiruar, e pikėrisht kjo konceptohet si njė ndėr faktorėt qė ndikojnė ndjeshėm nė ekonominė e pėrgjithshme, edhe pėr shkak tė shpenzimeve tė larta jo vetėm shtetėrore pėr mbulimin e kostove, por edhe individuale.

Nga njė tjetėr studim i kryer nga Banka Botėrore, ka rezultuar se shqiptarėt nė rajonin e Ballkanit Perėndimor rezultojnė se janė konsumatorė shumė tė mėdhenj tė medikamenteve. E, pėrveē situatės shėndetėsore tė popullatės, ky fenomen ėshtė lidhur jo nė pak raste edhe me abuzimin e mjekėve qė rekomandojnė ilaēe mė tepėr se sa ėshtė e domosdoshme nė shumė raste.

Specialistėt e USAID, qė po merren me anketimin dje, kanė shkuar nė periferi tė kryeqytetit nė Bashkinė e Kamzės, ku kanė vijuar punėn pėr mbledhjen e kėtyre tė dhėnave.
shqip
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24171
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi