ILIRIADA PORTAL

PD: Hetim parlamentar per Ramen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

10042009

Mesazh 

PD: Hetim parlamentar per Ramen




Rozeta Rapushi
Partia Demokratike pergatit kerkesen per ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar kunder Edi Rames. Ne muajin e fundit te mandatit qe i ka mbetur Kuvendit, mazhoranca parashikon te hetoje kreun socialist se pse nuk ka miratuar planin urbanistik te kryeqytetit. Ndonese nje hetim parlamentar minimalisht, kerkon nje periudhe tre mujore per tu realizuar, duket se maxhoranca ka vendosur ta realizoje edhe me procedure te pershpejtuar, kur behet fjale per Ramen. Hetimi do te kerkohet per te zbuluar arsyet se pse kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, nuk ka miratuar ende planin urbanistik te kryeqytetit, por e zvarrit ate. Vendimin e beri te ditur ne seancen e djeshme plenare, deputeti demokrat, Edi Paloka. Ai tha me bindje, se nismen ligjore do ta ndermarre personalisht dhe do te kete mbeshtetjen e grupit parlamentar demokrat. "Do te kerkoj, ngritjen e nje komisioni hetimor kunder kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama. Ai duhet te hetohet per arsyet pse nuk ka miratuar planin urbanistik te Tiranes. Ky plan nuk miratohet prej dhjete vitesh dhe komisioni duhet te hetoje, cilat jane arsyet qe ende nuk realizohet dhe pasojat qe sjell kjo zvarritje", tha Paloka. Sipas tij, kryebashkiaku Rama, duhet te dale para drejtesise e te pergjigjet per kete ceshtje, qe po e zvarrit prej vitesh. Paloka akuzoi, se krye socialisti e ben qellimisht, ne menyre qe te vijoje korrupsionin e tij aktiv dhe pasiv me lejet e ndertimit. Ndaj sipas tij, hetimi duhet te kryet ne menyre qe korrupsioni i kryebashkiakut, te dale ne shesh dhe me ne fund ai te pergjigjet para drejtesise. "Rama duhet te pergjigjet para prokurorise per kete qe po ben. Qe zvarrit planin urbanistik te kryeqytetit dhe ben korrupsion me lejet e ndertimit", vijoi akuzat Paloka. Sipas tij, dhe Parlamenti Evropian e ka ngritur kete shqetesim. Ne deklaratat e bera, PE, rekomandon miratimin e planit urbanistik te kryeqytetit si nje nga ceshtjet paresore qe duhen ndermarre. Per Paloken, kjo eshte nje kritike e forte qe nderkombetaret i bejne direkt Rames. Prej kohesh deputeti demokrat Paloka kritikon ashper ne seance Ramen, se po abuzon me lejet e ndertimit dhe po terrorizon pronaret me politikat e tij ne krye te bashkise. Nisma pritet te behet konkrete javen e ardhshme, nga deputetet e grupit parlamentar javen e ardhshme. Me pas do te jete Kuvendi, ai qe do te vendose me vote per ngritjen apo jo te komisionit. Nderkohe qe kjo nuk eshte nisma e pare, pasi para gjashte vitesh, komisioni hetimor parlamentar "Olldashi" ka hetuar kryebashkiakun Rama, qe solli perplasje te forte ne ate kohe.

Kerkesa

Grupit parlamentar demokrat, pritet te kerkoje se shpejti, ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar kunder kryetarit te bashkise Tirane, Edi Rama. Kerkesa per hetimin, pse Rama nuk ka miratuar ende planin urbanistik te kryeqytetit.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22838
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

PD: Hetim parlamentar per Ramen :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri Apr 10, 2009 12:38 pm nga blu

Ka nostalgji per kohet kur dilte nudo .

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Apr 10, 2009 2:44 pm nga ad

po ina rama ēthot apo nuk i lexon gaztat

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Apr 10, 2009 3:29 pm nga dea

ēar kuptimi ka kjo poz e rames afer atij burrit Rolling Eyes

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Apr 10, 2009 3:31 pm nga bulqizaku

ka kuptimin qe rama osht pejrr

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Apr 10, 2009 3:33 pm nga lidabica

dea shkruajti:ēar kuptimi ka kjo poz e rames afer atij burrit Rolling Eyes
Rolling Eyes Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Apr 10, 2009 3:34 pm nga lidabica

Pse di Ina rama me lexu gazetat Shocked

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Apr 10, 2009 7:31 pm nga bulqizaku

si jo zerin e pipllit e lexo per dit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Apr 10, 2009 10:04 pm nga lidabica

bulqizaku shkruajti:si jo zerin e pipllit e lexo per dit
e kisha harru fare ZP-ne Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi