ILIRIADA PORTAL

Dekonspiron operacioni, policia luftė me fisin Vuēaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11042009

Mesazh 

Dekonspiron operacioni, policia luftė me fisin Vuēaj




ANILA DUSHI
SHKODĖR - Ka pėrfunduar nė betejė me armė dhe pėrleshje trup mė trup aksioni i policisė sė Shkodrės nė Malėsinė e Madhe pėr kapjen e disa kultivuesve tė lėndės narkotike. Pėr pasojė janė plagosur dy efektivė tė policisė dhe njė i ri nga fisi Vuēaj, qė policia kishte nė shėnjestėr pėr t'iu shkatėruar bimėt narkotike qė kultivonin. Ata janė nė spital, por jashtė rrezikut pėr jetėn. Policia e Qarkut u nis mbrėmė pėr tė kryer aksionin por u zu nė pritė nga djemtė e fisit Vuēaj, qė shkrehėn karikatorė automatiku mbi efektivėt. Burime jo zyrtare thonė se ky operacion nė fshatin Batrosh tė Malėsisė sė Madhe mund tė jetė dekonspiruar.
Ngjarja
Operacioni i policisė me qėllim goditjen e personave qė merreshin me kultivimin dhe tregtimin e lėndėve narkotike, Kanabis sativa, nisi mbrėmė rreth orės 22.00. Policia kishte grumbulluar mė parė informacion nė rrugė operative pėr persona qė ushtronin kėtė aktivitet nė zonėn e Bratoshit nė komunėn e Kastratit dhe nė orėt e vona tė sė enjtes forcat e saj janė nisur drejt fshatit. Por pa mbėrritur ende, nė fshatin Vuēaj, nė aksin rrugor Vuēaj- Bratosh, policisė i ėshtė ngritur njė pritė sekrete dhe janė shkrehur mbi tė, breshėri armėsh. Mėsohet se efektivėt e policisė janė sulmuar pikėrisht nga kushėrinj Vuēaj, qė policia kishte si qėllim pėr ti ndaluar. Efektivat e policisė janė prezantuar dhe u kanė bėrė thirrje agresorėve tė mos qėllojnė. Pavarėsisht nga kjo,tre shtetasit kanė vazhduar tė qėllojnė dhe mė pas policia ėshtė kundėrpėrgjigjur. Pas disa minutash shkėmbim zjarri nė ndihmė tė policisė kanė ardhur dhe katėr furgonė me efektivė tė Forcave tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė. Konflikti ka vazhduar me pėrleshje trup me trup, pasi policėt kanė dashur tė neutralizojnė veprimet e personave qė kundėrshtonin me armė. Gjatė kėsaj pėrleshjeje janė dėmtuar lehtė dy efektivė policie dhe njėri prej personave qė u pėrlesh me policinė, 22 vjeēari, Sabahet Vuēaj. Ai gjendet nė spital, jashtė rrezikut pėr jetėn dhe po ruhet me policė pasi pėr tė ėshtė prerė fletė-arresti.
Fisi
Pas kėsaj ngjarjeje, policia ka ndaluar tre personat qė hapėn zjarr mbi. Ata janė kushėrijtė Sabahet Vuēaj 22 vjeē, Besnik Vuēaj 26 vjeē dhe Mondi Vuēaj 26 vjeē. Po kėshtu janė bllokuar e sekuestruar me cilėsinė e proves materiale tre armė zjarri, dy automatikė dhe njė pushkė si dhe 7 kg e 700 gram lėndė narkotike, Kanabis sativa e tharė, tė cilėn e kishte njėri prej tė ndaluarve. Pėr kėtė ngjarje ėshtė ngritur njė grup i posaēėm hetimor i Prokurorisė sė rrethit Shkodėr, i cili ėshtė duke kryer veprimet e duhura hetimore pėr zbardhjen e plotė tė rrethanave. Burime nga fshati Bratosh i Malėsisė sė Madhe, tė cilėt nuk duan tė identifikohen bėjnė tė ditur se kanė qenė 5 furgonė policie qė kanė marrė pjesė nė operacion ndėrsa gjatė paradites sė tė sotme forca tė shumta policie janė duke bėrė kontrolle dhe krehur gjithė zonėn e Bratoshit. Dyshohet se nė kėtė konflikt janė pėrfshirė dhe persona tė tjerė, por nuk pėrjashtohet dhe mundėsia e dekonspirimit tė operacionit tė policisė.
Redaktoi: R. Dedaj
Shekulli
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22423
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi