ILIRIADA PORTAL

Bashkia e Tiranės, leje ndėrtimi pėr kartelin mafioz tė Edi Ramės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

14042009

Mesazh 

Bashkia e Tiranės, leje ndėrtimi pėr kartelin mafioz tė Edi Ramės




Kaseta e prishur “Shalėsi”, akuza politike kundrejt korrupsionit tė kryebashkiakut
Tashmė lejet e ndėrtimit janė kthyer njė burim i mirėfilltė fitimi pėr kryebashkiakun e Tiranės dhe grupin e tij klientelist. Tashmė nė Tiranė ėshtė krijuar karteli i ndėrtimit i cili udhėhuiqet nga kryebashkiaku Rama. Kryebashkiaku Rama nė kundėrshtim me ligjin ka bllokuar funksionimin normal tė KRRT, duke e mbledhur kėtė tė fundit vetėm nė raste emergjente dhe miratimin e lejeve tė klientelės sė tij. Kėshilli Teknik i Bashkisė sė Tiranės i ndodhur pėrpara ligjit tė ri tė Urbanistikės pėr tė qenė brenda parametrave tė pėrcaktuar nga ky ligj i kthen mbrapsht tė gjitha kėrkesat e qytetarėve, tė firmave tė ndėrtimit apo dhe tė subjekteve tė ndryshme qė duan tė ndėrtojnė nė Tiranė. Ditėn e diel Bashklia e Tiranės nėpėrmjet lajmėrimit nė gazetėn e kryesocialistit-kryebashkiak lajmėronte bizneset dhe familjet qė duan tė ndėrtojnė se ju janė kthyer mbrapsht, ose ju janė bllokuar procedurat pėr pajisjen me leje ndėrtimi. Tė gjitha refuzimet e Bashkisė nė drejtim tė qytetarėve ruanin afatin e pėrcaktuar nga ligji i fundit i Urbanistikės. Tani kemi njė situatė tė rėnduar pėrsa i pėrket ndėrtimeve nė qytetin e Tiranės.
Bashkia e kėtij qyteti ėshtė kthyer nė njė mekanizėm, qė rrjep qytetarėt dhe nuk i zgjidh problemet reale qė kėta tė fundit kanė me kėtė bashki. Kryebashkiaku Rama duke ndjerė pėrgjegjėsinė qė ka pėrpara ligjit nė mėnyrė tė qėllimshme kthen mbrapsht kėrkesat e qytetarėve pa ju shqyrtuar dokumentacionin, ndėrkohė qė pėrsa i pėrket mbledhjeve tė KRRT dhe lejeve tė ndėrtimit tė dhėna pėr subjektet ndėrtuese vėmė re se nė tė gjitha lejet e dhėn a ka njė klientelizėm tė pėrcaktuara nga preferencat e kryebashkiakut. Nėse ditėn e djeshme nga ana e demokratėve bashkia e Tiranės akuzohej pėr klientelizėm me lejet e ndėrtimit, kjo mazhorancė nuk denoncon edhe njerėzit e saj qė janė pjesė e klientelizmit Rama.
Nėse akuzat e djeshme tė Bumēit pėr tre lejet e marra nga studio e Eftimiut kanė njė bazė reale, heshtja e Bumēit pėr dy lejet e ndėrtimit qė ka marrė Marin Biēoku, i cili ėshtė edhe punonjės i ministrit Olldashi apo edhe lejet e marra nga Zamir Mane nė fushat e sportit pranė stadiumit Qemal Stafa, vėrteton faktin qė edhe mazhoranca ėshtė e pėrfshirė nė marrėveshje me Edi Ramėn nė pazaret e fundit tė lejeve tė ndėrtimit. Nė kundėrpėrgjigje tė deklaratės sė Bumēit, nėnkryetari i Bashkisė Eduard Shalsi ka reaguar duke u shprehur se po pėrbaltet procesi i lejeve tė ndėrtimit. “Sali Berisha po baltos dhe pengon njerėz tė thjeshtė dhe tė ndershėm, pronarė dhe sipėrmarrės, familjarė qė duan punė apo shtėpi. Papagallėt e Saliut thoshin se pse s’japim leje, sot thonė se pse japim leje” theksoi Shalsi. Nė fakt ky tipi Shalėsi, i cili nuk ėshtė papagalli i Ramės por njė kasetė e prishur e zėrit tė Ramės, vazhdon tė tregojė se ėshtė personazh qė mashtron ditėn pėr diell qytetarėt e Tiranės. Lejet e dhėna nga KRRT nuk janė leje pėr qytetarėt e Tiranės, por janė leje pėr kartelin Rama. Nė listėn e ndėrtuesve dhe nė lejet e dhėna pamė tė gjithė njerėzit e Edi Ramės tė cilėt ja shpėrblejnė kėtij tė fundit o me para o me pėrkrahje mediatike.
Kaseta e prishur “Shalėsi”, nė kuadėr tė fushatės sė gėnjeshtrave tė tij tradicionale nuk e mblodhi KRRT pėr tė zgjidhur problemet e qytetarėve, por pėr tė zgjidhur xhepat e Edi Ramės, xhepa qė do duhen kryebashkiakut-kryesocialist nė fushatėn e 28 Qershorit. Kaseta e prishur “Shalėsi” edhe ditėn e djeshme u mundua tė hidhte tymnaja politike duke e kthyer gangrenė e industrisė sė ndėrtimit nė njė problem politik. Realisht KRRT e Tiranės nė dy vjet, qė nga marsi i vitit 2007, 30 leje pėr Delijorgjin, leje pėr dhėndrin e Sali Berishės, leje pėr Zamir Manen, mikun e Bodes, Olldashit, Frangajt e Berishės, leje pėr Artan Dulakun, leje pėr Shaban Meminė, leje pėr familjen Biēoku, leje pėr Avenir Kikėn, leje pėr Frangajn, leje pėr badigardėt e tij politikė, tė cilėt i kanė kthyer lejet qė ju jep Edi Rama nė biznes tė mirėfilltė, por asnjėherė leje pėr qytetarėt e Tiranės. Kjo Bashki e ka mbyllur pėrfundimisht derėn e saj pėr qytetarin dhe ka hapur derėn e madhe tė korrupsionit. Por kaseta “Shalėsi” nuk mund tė flasė dhe tė sqarojė faktin se tė kujt janė lejet qė jep kryetari i tij, ai vetėm akuzon se po shpifin mediat, po shpif politika, ndėrkohė qė kėta njerėz e kanė kthyer bashkinė e qytetarėve nė duart e njė grupi rrugaēėsh qė veprojnė me paratė dhe taksat e qytetarėve si pronė tė babės. Fatkeqėsia e qytetarėve tė Tiranės qėndron nė faktin se, nė kėtė biznes janė tė implikuar tė dyja krahėt e politikės dhe loja e akuzave ėshtė thjesht njė sfond politik pėr tė mashtruar qytetarėt, tė cilėt presin shėrbim nga tė zgjedhurit e tyre, shėrbim qė nuk i ofrohet as nga tė zgjedhurit por as nga kasetat e tipit “Shalės”, tė cilėt duan tė kompensojnė paratė e humbura nga dyshekėt. Bashkia e Tiranės ėshtė sot bunkeri qė harxhon paratė e taksave tė qytetarėve, ėshtė bashkia qė funksionon pėr hir tė interesave tė kryebashkiakut tė saj, i cili i ka kthyer fondet publike nė dreka dhe darka, apo fushta publicitare pėr tė mbajtur me ushqim mediat qė e pėrkrahin nė fushatėn e tij elektorale.
sot
avatar
emigranti

Numri i postimeve : 894
Reputation : 5
Points : 18614
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Bashkia e Tiranės, leje ndėrtimi pėr kartelin mafioz tė Edi Ramės :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed Apr 15, 2009 9:33 pm nga emigranti

hec e jepi vot kti

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Apr 15, 2009 9:35 pm nga bulqizaku

mister 15% i ka hec pazari

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Apr 15, 2009 9:40 pm nga Drini

do ishte fatkeqsi te votohej ky matrapaz

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Apr 15, 2009 10:38 pm nga lidabica

hajt se i ka ardh fundi ketij hajduti me cizme

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi