ILIRIADA PORTAL

"S'me besohet se i vrava"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15042009

Mesazh 

"S'me besohet se i vrava"




Ornela Hila
Vlore- Krimi ne familje trondit qytetin e Vlores dhe mban ne ankth per nje ore, lagjen "24 Maji". Djali ekzekuton babane dhe shokun pas dehjes me alkool, ndersa ka lene te plagosur nenen dhe djalin e dajes. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 24:00 te se henes, ne nje nga zonat periferike, vendi i quajtur "Kanali i Motorit", ku jetonte prej tre vjetesh familja Lulaj. Shkak i ngjarjes eshte bere nje sherr banal mes tre te rinjve ne oborrin e shtepise, ndersa perpjekja e babait "per te shuar gjakrat" ka perfunduar fatalisht. Viktimat jane Musa Lulaj, 51-vjec dhe Bledar Xhaferri, 27-vjec, kurse te plagosurit, Sofie Lulaj, 45-vjece dhe Jovan Lazaj, 28 vjec. Policia ndaloi brenda pak minutash, te dyshuarin 23-vjecar, Arion Lulaj dhe sekuestroi armen automatike nga e cila ishte derdhur nje karikator me fisheke.

Ngjarja

Pasi kane qene duke pire ne fshatin Lubonje deri ne mbremje vone, te ardhur nga ahengu, tre te rinjte Arion Lulaj, Bledar Xhaferi dhe Jovan Lazaj, kane shkuar ne shtepine e 23 vjecarit Lulaj dhe kane qendruar ne oborr. Vetem pak minuta pas mberritjes ne shtepi, ka nisur nje sherr banal, pa motive konkrete, por i iniciuar nga pija e tepert. Gjate debatit ka nderhyre babai i te dyshuarit, Musa Lulaj, me qellim qetesimin e gjakrave. Por ne kete moment 23-vjecari, ka hyre brenda duke share e fyer dhe ka dale me nje arme automatike "Kallashnikov". Ka zbrazur nje bresheri mbi te atin dhe ne kete moment ka dale e ema te dera, duke marre dhe ajo nje plumb ne kembe. I gjendur ne kete situate, Lulaj ka qelluar mbi kusheririn dhe shokun, duke e lene kete te fundit te vdekur pas bresherise se dyte. Nena e 23-vjecarit, Sofie Lulaj, tregoi minutat e tmerrit dhe befasine e aktit te kryer nga i biri, ndersa kusheriri i autorit, Jovan Lazaj, i cili kishte marre nje plumb ne kembe, edhe pse jashte rrezikut per jeten, ishte teresisht ne gjendje shoku dhe e kishte te pamundur te rrefehej per ngjarjen. Ndersa dy te plagosurit jane ne spital jashte rrezikut per jeten, trupat e dy viktimave jane cuar ne morg, ku dhe i jane nenshtruar autopsise. Mjeket thane se babai i te dyshuarit, Musa Lulaj, ka marre 6 plumba ne zonen e trungut, ndersa viktima, tjeter Bledar Xhaferri 27-vjecare, 7 plumba ne te gjithe trupin.

Rrefimi

Burime nga grupi i hetimit bene me dije se autori i dyshuar i krimit te dyfishte, eshte pyetur vetem pasi i ka dale pija, ne oret e para te mengjesit te djeshem. Vetem 12 ore pas ngjarjes, ai eshte kthjelluar dhe pasi i eshte komunikuar krimi per te cilin akuzohej, me duart ne koke eshte shokuar krejtesisht dhe ka qare gjate gjithe kohes. "E ka pasur te pamundur te pergjigjet, madje i eshte dukur e pabesueshme", tha nje hetues per gazeten "KJ". Me pas ka mundur te shprehet rreth ngjarjes me tone mohuese. "Nuk mbaj mend asgje cfare kam bere dhe s'me besohet se kam qene une qe gjuajta ne drejtim te tyre. Shume gjera qe po m'i thoni, une nuk i mbaj mend", ka deklaruar Arion Lulaj ne momentin e pare. Policia tha se ai gjendet ne nje situate traume dhe do e rimarrin ne pyetje gjate nje momenti te dyte. Lulaj, 23 vjec, nuk ka levizur nga vendngjarja dhe eshte kapur ne vendin e krimit nga blute. I dyshuari eshte izoluar ne dhomat e paraburgimit te komisariatit dhe do te hetohet per vepren penale te "vrasjes ne rrethana cilesuese" si dhe "armembajtje pa leje".

Policia: Vrasje ne rrethana cilesuese

Sipas zedhenesit te Policise se Vlores, Saimir Kociaj, pas njoftimit te marre se ne lagjen "24 Maji" te qytetit, ne vendin e quajtur "Kanali i Motorit" ka pasur nje plagosje me arme zjarri, jane vene ne levizje forca te shumta policie. "Nga te dhenat e marra, nga nje prej te plagosurve, mesuam se mund te behej fjale per viktima te tjera dhe ne keto kushte eshte mbajtur e rrethuar gjithe zona", tha Kociaj. Pas nje ore, eshte bere i mundur depertimi ne banese dhe arrestimi i autorit te dyshuar, Arion Lulaj.

Viktimat:

Musa Lulaj, 51 vjec, babai

Bledar Xhaferraj, 27 vjec, shoku i ngushte

Te plagosur:

Sofie Lulaj, 45 vjece, nena

Jovan Lazaj, 27 vjec, kusheriri
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

"S'me besohet se i vrava" :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed Apr 15, 2009 9:25 pm nga ad

Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Apr 15, 2009 9:29 pm nga shqiptari

idjoti Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Apr 15, 2009 10:48 pm nga lidabica

Mos te mbanin arme ne shtepi,c'ju duhet arma ketyre more miq?
Nuk shikojne te punojne e te jetojne te qete por....armen e mbush djalli,kane thene te moshuarit.
Kokrra idiotit shkon e pi,pifte kembet dhe vret babane....aty le te kalbet,ne burg

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi