ILIRIADA PORTAL

Gjykata Kushtetuese bllokon ligjin e spiunėve, politika frikė nga hapja e dosjeve para zgjedhjeve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15042009

Mesazh 

Gjykata Kushtetuese bllokon ligjin e spiunėve, politika frikė nga hapja e dosjeve para zgjedhjeve




Kushtetuesja-Topallit: S’kemi konflikt interesi me ligjin e lustracionit
Gjykata Kushtetuese ka shtyrė pėr nė datėn 7 maj, shqyrtimin e ligjit tė Lustracionit. Vendimi i Gjykatės Kushtetuese pėr shtyrjen e shqyrtimit erdhi pas kėrkesės nga ana e Partisė Socialiste pėr shtyrjen e seancės, pasi mungonin pėrfaqėsuesit ligjor tė saj. Shtyrja pafundėsisht e shqyrtimit tė ligjit tė spiunėve ka si qėllim tė vetėm mosshqyrtimin e kandidatėve pėr deputetė nga komisioni i figurave qė mund tė ngrihej nė zbatim tė kėtij ligji. Dalja hapur kundėr kėtij ligji e Partisė Socialiste, shoqatės sė Prokurorėve dhe presidentit Topi, duket se implikon pastėrtinė e figurave tė njė pjese tė mirė tė politikės shqiptare pėrsa i pėrket implikimit tė tyre me strukturat e sigurimit tė shtetit. Bllokimi i kėtij ligji i ka shėrbyer mė sė miri edhe hetuesve, prokurorėve dhe gjykatėsve tė diktaturės qė kanė vėnė torturuar, persekutuar dhe dėnuar kundėrshtarėt regjimit. Shumė prokurorė dhe gjykatės qė kanė firmosur dėnime me vdekje apo kanė torturuar tė burgosurit politikė ndodhen nė krye tė gjykatave shqiptare dhe organit tė prokurorisė. Shumė institucione janė tė mbushura me punonjės dhe residentė tė Sigurimit tė Shtetit tė asaj kohe. Kryeministria ka brenda vetes ish spiunė tė regjimit siē ėshtė edhe rasti i spiunit Tigri, dosjen e tė cilit e ka zbardhur gazeta SOT.
Ndėrkohė qė Institucioni i Avokatit tė Popullit, Prokuroria, gjykatat janė tė gjitha tė mbushura me njerėz qė kanė qenė funksionarė tė strukturave dhunuese tė diktaturės. I njėjti realitet ndodh edhe me politikėn shqiptare, ku njė pjesė e politikanėve rezultojnė tė jenė me dosje dhe me pseudonime. Nė kushtet kur hyn nė fuqi njė ligj i cili do penalizojė njė armatė njerėzish qė kanė nė dorė pushtetin, ėshtė mėse normale qė ky ligj tė mos tė kalojė dhe tė sabotohet nga njė gjykatė qė ka konflikt tė drejtėpėrdrejtė interesi. Ndėrkohė qė siē e thamė mė sipėr, situata parazgjedhore nxjerr jashtė loje njė grupim tė gjerė politikanėsh tė cilėt kanė vėnė nė funksionim tėrė arsenalin e tyre kundėr miratimit tė kėtij ligji. Akuzat e Berishės nė drejtim tė Edi Ramės si bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit, nė fakt vėrtetohen katėrcipėrisht nga qėndrimi i tij kundėr kėtij ligji.
Kohėt e fundit ligji i “Dosjeve” ėshtė kundėrshtuar ashpėr jo vetėm nga opozita, por edhe nga ndėrkombėtarėt. Sipas kėtyre tė fundit, duhet tė pritet mendimi i Komisionit tė Venecias, pasi sipas tyre ligji ka pasur probleme serioze kushtetuese. Nga ana e saj, gjykata kushtetuese gjatė mbledhjes sė djeshme i ka dhėnė pėrgjigje pretendimeve tė Kuvendit, pėr konflikt interesi, duke theksuar se nuk ka konflikt interes pėr kėtė ligj, duke e konsideruar abstrakte kėrkesėn, sipas tė cilės anėtarėt e kėsaj gjykate kanė konflikt interesi me ligjin nė fjalė. “Kėrkesa ėshtė e pabazuar pėr disa arsye. E para, kėrkesa nė thelbin e saj ėshtė abstrakte, nuk ka ndonjė referim konkret se cilėt zyrtarė sipas subjektit tė interesuar janė nė konflikt interesi. Po sipas Kushtetutės, neni 131, Gjykata Kushtetuese ėshtė i vetmi organ nė sistemin e organeve kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė, qė ka kompetencė tė shqyrtojė papajtueshmėrinė e njė ligji me Kushtetutėn”, deklaroi kryetari i Gjykatės Kushtetuese, Vladimir Kristo. Kundėr shumicės nė pushtet ishin edhe shoqata e gjyqtarėve, prokurorėve, Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Kėrkesa e Kuvendit ka hasur gjithashtu dhe nė reagimin e Shoqatės sė Prokurorėve dhe Komitetit Shqiptar tė Helsinkit, tė cilėt e kanė quajtur tė pabazė kėrkesėn e parlamentit. Pėrmes pėrfaqėsuesve tė tyre ligjore kėto dy institucione i qėndrojnė idesė se gjykata ėshtė garanti i Kushtetutės. Ligji i shumėdiskutuar i dosjeve ka bėrė qė Gjykatės t’i dėrgohen tri kėrkesa, respektivisht nga Partia Socialiste, Shoqata e Prokurorėve dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit qė kėrkojnė shfuqizimin e kėtij ligji. Nga ana tjetėr, pėrfaqėsuesit e prokurorėve kanė renditur 6 pika si argumentet kryesore me tė cilat ata kėrkojnė shfuqizimin e ligjit tė dosjeve nė Gjykatėn Kushtetuese. Sipas prokurorėve, ligji nė fjalė bie ndesh me parimin e prezumimit tė pafajėsisė dhe me ligjin organik tė Prokurorisė, i cili ėshtė miratuar me shumicė tė cilėsuar votash, plot 84 tė tilla, pra me mė shumė mbėshtetje parlamentare sesa ligji i dosjeve qė u miratua me shumicė tė thjeshtė. Kurse sipas Komitetit Shqiptar tė Helsinkit, ligji i lustracionit “bie ndesh me dispozitat kushtetuese dhe me disa ligje nė fuqi”. Aktualisht ligji, edhe pse i miratuar nuk mund tė zbatohet pėr shkak tė njė vendimi tė mėparshėm tė kėsaj gjykate pėr ta pezulluar atė.
KE: “Dosjet” tė pritet mendimi i Komisionit tė Venecias
Ligji i hapjes sė dosjeve, i miratuar nė fund tė dhjetorit tė vitit tė shkuar vetėm nga votat e deputetėve tė partive nė pushtet, ėshtė kundėrshtuar ashpėr nga tė gjitha institucionet perėndimore dhe opozita shqiptare. Sipas raportit tė dy reporterėve tė KE, lidhur me “Ligjin e Lustracionit”, ata mbėshtesin faktin qė tė pritet mendimi i Komisionit tė Venecias. “Ligji kishte probleme serioze kushtetuese. Ky ligj kaloi me votat e maxhorancės, pavarėsisht se u kontestua nga ndėrkombėtarėt”, thuhet nė raport, ku vihet nė dukje kėrkesa qė pėr kėtė ligj duhet tė konsiderohen standardet evropiane. Ndėrsa nga ana e saj, opozita nėpėrmjet kryetares sė grupit parlamentar ka kėrkuar qė Berisha dhe Topalli tė dėgjojnė kritikat dhe kėrkesat e partnerėve ndėrkombėtarė se Shqipėria nuk mund tė hyjė nė familjen euroatlantike me mendėsitė enveriste tė dyshes Berisha – Topalli. “Tė respektojė Gjykatėn Kushtetuese me atributet qė i jep ligji, sepse nuk hyjmė dot nė familjen euroatlantike duke u sjellė me tė si nė republikat e bananeve”, ėshtė shprehur Leskaj, e cila ka theksuar se PS ėshtė gati tė japė njė variant kushtetues dhe europian qė ka nė themel parimet dhe Kriteret e Kėshillit tė Europės.
SOT
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Gjykata Kushtetuese bllokon ligjin e spiunėve, politika frikė nga hapja e dosjeve para zgjedhjeve :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed Apr 15, 2009 9:22 pm nga ad

Spiune, arritet ta pengoni 18 vjet hapjen e dosjeve, ndoshta do ta pengoni edhe per ca kohe por te jeni te sigurte se nuk do te arrini ta pengoni pergjithmone. Nje dite emrat dhe krimet tuaja do te publikohen.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Apr 15, 2009 10:44 pm nga lidabica

jo qe do te publikohen ,se tashme pothuaj dihen ,por deri te marrin denimin e merituar s'ka per te bere hajer ky vend.
KRIMINELET NE DJALL VAFSHIN !!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi