ILIRIADA PORTAL

CIA: Te ardhurat 6000 USD per fryme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16042009

Mesazh 

CIA: Te ardhurat 6000 USD per fryme




Blerina Hoxha
Te ardhurat per fryme te shqiptareve sipas Sherbimit Inteligjent Amerikan (CIA) ne fund te 2008 kane arritur ne 6000 dollare. Nje vit me pare, ne fund te 2007 sipas te njejtit burim, te ardhurat per fryme te shqiptareve ishin 5500 dollare. Zhvillimet e fundit ekonomike jane rifreskuar nga CIA kete jave, duke dhene rezultate dhe shifra per ekonomine shqiptare shume te ndryshme, nga ato zyrtare te vendit tone. Pak kohe me pare Ministria e Financave publikon ne dokumentin afatmesem te buxhetit se, Prodhimi i Brendshem Bruto per fryme i shqiptareve ne fund te 2008 ka arritur ne 4200 USD. Nderkohe qe CIA per te njejten periudhe publikon se, PBB per fryme e shqiptareve eshte 1800 dollare me shume, se ajo qe deklaron Ministria e Financave. "Rritja ekonomike ne pese vitet e fundit kane qene mesatarisht 5 per qind, ndersa inflacioni ka qene i ulet" thuhet ne permbledhjen e CIA-s per ekonomine shqiptare. Sipas institucionit ne fjale qeveria ka marre masa, qe ka ulur kurben e krimit dhe se fundi ka adoptuar nje reforme fiskale, e cila ka reduktuar ekonomine e zeze dhe ka nxitur investimet e huaja. Sipas CIA-s, ekonomia eshte furnizuar dukshem nga te ardhurat e emigranteve, te cilat zene rreth 15 per qind te GDP-se, te cilat kane ndihmuar gjithashtu ne frenimin e thellimit te deficit tregtar. CIA ve ne dukje se bujqesia qe puneson gati gjysmen e forcave te afta per pune mbetet ende pak e zhvilluar kryesisht nga problemet e pronesise se tokave. Ndersa furnizimi me energji, sipas CIA-s mbetet i varur nga prodhimi ne hidrocentrale, por interesi i investitoreve te huaj eshte shtuar per kete sektor. Ndertimi i termocentralit te Vlores do te ndihmoje ne diversifikimin e burimeve te prodhimit te energjise elektrike. CIA ne permbledhjen e saj thekson se, Shqiperia gjithashtu eshte duke permiresuar infrastrukturen rrugore dhe ate hekurudhore, qe te dyja se bashku kane nje barriere per investimet dhe rritjen ekonomike.

Te ardhurat per fryme sipas Financave, jane rritur me 867 USD

Te ardhurat per fryme gjate vitit 2008 pesuan nje rritje me gati 867 dollare per fryme. Sipas te dhenave te Ministrise se Financave ne fund te vitit qe shkoi Prodhimi Brendshem Bruto per fryme arriti ne 4202 dollare per fryme nga 3153 dollare qe ishte ne fund te vitit qe shkoi. Ne fakt nje pjese e madhe e kesaj rritje vec rritjes reale te ekonomise i takon edhe kursit te kembimit. Pasi te ardhurat per fryme ne vendin tone raportohen ne leke ne dollare ndersa aktiviteti ekonomik matet me monedhen vendase lekun. Keshtu per shkak te dobesimit te USD, vitin qe shkoi PBB per fryme pesoi rritje gjate konvertimit, te rritjes ekonomike nga lek ne dollare. Deri ne vitin 2006, Shqiperia ka pasur ritme me te uleta te rritjes ekonomike ne krahasim me mesataren e vendeve te Evropes Juglindore (EJL), zone e cila shenoi nje rritje prej 6.8% ne vitin 2006, ne krahasim me rreth 5% qe ishte rritja ekonomike e Shqiperise. Por, situata ka ndryshuar disi pas ketij viti. Nderkohe qe parashikimet flasin per nje tendence pozitive gjate viteve ne vazhdim. Mirepo per shkak te krizes globale pritet qe rritja ekonomike e vendit per pasoje edhe te ardhurat per fryme te shenojne nje ngadalesim te ritmeve te rritjes. Te ardhurat mesatare ne USD per fryme te Prodhimit te Brendshem Bruto ne 14 vitet e fundit ne vend, kane shenuar rritje. Me perjashtim te vitit 1997, kur keto te ardhura shenuan nje renie te ndjeshme, si pasoje e humbjes se rreth 1.2 miliarde dollareve ne skemat piramidale, gjate viteve te tjera, rritja e te ardhurave ka ardhur gradualisht ne rritje.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

CIA: Te ardhurat 6000 USD per fryme :: Komentet

avatar

Mesazh prej Thu Apr 16, 2009 1:45 pm nga gerrard

Te gjithe e dime qe ka filluar fushata elektorale, dhe lufta e shifrave do te jete ē'do dite dhe me e ashper. Pothuajse te gjitha mediat marrin nje pozicion ne fushaten elektorale duke vendosur te mbajne krahun e kesaj apo asaja parti. Por mendoj se forumet e thjeshta qe mund t'i bleshe ne internet me 4 lek siē eshte ky forum apo edhe te gjithe forumet e tjera, nuk duhet te mbajne krahun e asnje partie politike. Per te vetmen arsye se ne forume shkruajne njerz qe, o nuk kuptojne nga politika o nuk kane asnje interes nga politika, ose i konsiderojne politikanet te gjithe njilloj.
Te mbash krahun e Partise Demokratike siē ben ky forum, apo te fshije temat ku eshte e shkruar per nje besim fetare dhe nga ana tjeter te postoje tema mbi "sulltan nevruzin" qe nuk ka shqiptare qe e din se kush ka qene ai, eshte nje menyre e vjeter dhe jo serioze e te berit informacion, bejme sikur ketu behet informacion.
Nese nje forum deshiron te jete i njeanshem mund t'a beje por duhet t'a pranoje apo evidencoje, siē bejne psh forumet fetare qe kane titullin "forumi katolik" dhe nese ti hyne ne kyte forum e din se ē'fare potimesh do te gjeshe brenda, dhe nuk befasohesh nga ajo qe eshte e shkruar aty, nese te pelqen rri nese jo mund te shkosh.
Njerzit jane te lodhur nga politika dhe nuk u pelqen te lexojne shkrime ku i behet elogje ketije apo atije politikan, kesaje apo asaje parti, prandaj do te ishte mire duke pare qe jemi ne fushate elektorale, te gjitha mediat por edhe forumet ku vizitohen nga shqiptare, te kete postime ne favor si te kitije krahu politik ashtu edhe te tjetrit.

Tani do e mbyll komentin se rrezikon te behet shume i gjate dhe siē thote redaktori i gazetes ku shkruaj, kur nje koment apo artikull eshte shume i gjate per njerzit behet nje bezdi dhe askush nuk e lexon, gazetat qe dalin sot neper qytetet europiane dhe shperndahen falas tek njerzit jane gazetat me te lexuara. Ne Milano jane disa gazeta qe dalin falas ne metropolitanen e qytetit jane me te lexuarat ne qytet, jo vetem se jane falas por edhe se artikujt jane shume te shkurter dhe bejne nje informacion fantastik.
Artikullin me lart te gazetes Koha Jone do t'a shpjegoj me vone sepse jane disa gjera qe duken sikur ne Shqiperi jane bere mrekullira, vazhdon.................

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Apr 16, 2009 2:31 pm nga gerrard

Te lexosh artikullin me lart te duket sikur ajo statistika e atyre dy vetave qe rezultonin se kishin ngrene nje pule te pjekur secili. Per t'i rene shkurt, ishin dy shoke qe njeri kishte ngrene dy pula te pjekura dhe tjetri asnje, por me statistika kishin ngrene nga nje pule secili, sepse kishin qene dy persona dhe rezultonin du pula te grena dhe me matematike konsiderohej nga nje pule per njeri.
Edhe ne rastin e artikullit me lart, rezultojne ne Shqiperi 6000 dollare per fryme, dhe kjo eshte me te vertete qesharake. 70% e popullit shqiptare konsiderohet i varfer jo ekstrem, 20% ne gjendje te mire ekonomike dhe 10% tepasur. Dhe te ardhurat per fryme ne Shqiperi llogariten sipas pasurise, nese shqiptaret vitin e kaluar te gjithe sebashku kane pasur nje pasuri psh prej 1 miliard dollareve dhe kyte vit pasuria e tyre eshte rritur ne 1 miliard 200 milion, do te thote se shqiptaret jane me te pasur se vitin e kaluar, gjithmone sipas statistikave. Po ku qendron truku thoni ju? truku qendron se ata qe bejne statistikat pasurine e shqiptareve e pjestojne ne baze te popullsise, pra pjestohet 1 miliard dollare per 3 milion banore dhe del perqindja e parava qe kane shqiptaret per fryme.
Por problemi eshte se nga keta 1 miliard dollare apo 1 miliard e 200 miljon te pasurise se shqiptareve, nuk e zoterojne te gjithe shqiptaret por vetem nje grup i vogel te pasurish, qe do te thote, shifra prej 1 miliard dollaresh u perket, 800 mij te pasurve, politikaneve, bisnesmeneve, trafikanteve etj, ndersa vetem 200 milion pjeses tjeter te popullsise, qe po te pjestohet perseri sipas popullsise perqindja do te ishte krejt e ndryshme.
Pra me pak fjale dhe per te bere nje shembull tjeter qe askush mos te ofendohet, do te marr si shembull Fatos Nanon, nese Fatos Nano kyte vit ka nje pasuri prej 500 milion dorash, dhe kjo pasuri llogaritet tek te ardhurat e shqiptareve del nje perqindje, dhe nese Fatos Nanon vitin e ardhshem nuk ka me 500 milion por 800 milion te pasurise, dhe gjithmone sipas statistikave del se, te ardhurat per fryme te shqiptareve jane rritur tot, pra me pasurimin e Fatos Nanos, sipas statistikave del se jane pasuruar te gjithe shqiptaret.
Shpresoj se kam arritur te shpjegoj se si funksionojne statistikat e te ardhurave per fryme te nje populli, sepse ndoshta ndokush qe nuk shkon ne Shqiperi prej shume viteve, kujton se atje ne 4 vitet e fundit jane bere mrekullira dhe bile kryeministri i vendit ecen mbi uje.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Apr 16, 2009 4:25 pm nga ad

Natyrisht qe ajo shifer eshte e bazuar ne mesataren qe del nga pjestimi i nje shifre te pergjitheshme me numrin e banoreve, kte e di gjithkush qe i ka bere nja pese klas shkolle. Megjithate nuk mund te thuhet ne pjesen tjeter te shoqerise qe perbehet nga (punetor, administrata, mesues, mjek, infermjer, ushtarak etj) kto te ardhura nuk jane rritur. Une po mar nje shembull konkret. Babai im qe eshte me pension para kater vitesh merrte 170 mij leke te vjetra (neto)pencion, kurse sot ai merr rreth 250 mij leke te vjetra pension. Pastaj nuk duhet harruar edhe nje gje se numeri i bizneseve te vogla ka ardhur gjithnje e duke u rritur, numeri i fermereve ka ardhur gjithnje e duke u rritur, numeri i bizneseve te medha gjithashtu eshte rritur. Kurse pasuria e trafikanteve ose e vene ne menyre te paligjshme nuk ka se si te jete perllogaritur ne kete mesatare per vete faktin e thjeshte se kto pasuri nuk jane arketuar ne bankat shqiptare por ne banka te huaja dhe ndoshta nen emrin e personave te panjohur, keshtuqe kjo hipotez bie.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi